Fito para duke shitur fotografi online

Në ditët e sotme ka plot mënyra për të fituar para, por, e kishit menduar ndonjëherë që një prej tyre mund të jetë shitja e fotografive online?!
Fotografitë kërkohen gjithnjë e më shumë, që nga kompanitë e mëdha, bizneset e vogla, e deri te blogerët, dizajnerët grafikë dhe botuesit.
Në këtë udhëzues, ne do të ndajmë 7 vendet më të mira online kur mund të shisni fotot tuaj për të fituar para.
Fillimisht, le tu përgjigjemi pyetjeve.


Kush blen fotografi online dhe cila kategori kërkohet më shumë?
Kryesisht janë blogerët dhe pronarët e bizneseve ata të cilët janë më tepër të interesuar për të blerë fotografi online.


Kategoritë e preferuara:

Njerëz – fëmijë dhe të rritur nga çdo vend dhe kulturë!


Individë duke punuar- Këto imazhe janë shumë të pëlqyera nga bizneset. Njerëzit që punojnë me laptopë, shkruajnë, flasin në një mbledhje, etj.

Ushqime – Lloje të ndryshme të ushqimeve.


Qytetet – Peizazhe të qytetit, ndërtesa, njerëz që ecin.

Natyra – Një ndër elementët që nuk mungon asnjëherë.


Udhëtime – Fotografitë nga e gjithë bota.

Vendet më të mira për të shitur fotot tuaja në internet

#1 Në faqen tuaj personale

Vendi më i mirë për të shitur fotograi është duke shfrytëzuar website-n tuaj personal.
Kjo sepse:
Mund t’i vendosni vetë çmimet.
Askush tjetër nuk merr pjesë në biznesin tuaj personal.
Keni kontroll 100% mbi mënyrën si duken fotot.
I vendosni ju termat dhe kushtet.
Me pak fjalë, JU kontrolloni çdo gjë!
Nëse ende nuk zotëroni një website tuajin nuk është e vështirë ta krjoni një! Pjesa më e madhe e faqeve të cilat përmbajnë fotografi krijohen në WordPress. Pas këtij hapi, ju mbetet të organizoni fotot në një mënyrë bindëse në mënyrë që të tërhiqni vizitorë të interesuar për t’i blerë ato.

Sell Media - Sell photos, prints, and videos from your WordPress website

#2 Adobe Stock

Ky është një site i krijuar nga prodhuesi i programeve më të njohura të softuerit për editimin e fotografive, përfshirë Photoshop-in dhe Lightroom. Kjo platformë ka ekzistuar për më shumë se 10 vjet dhe njihet si vendi i parë online i përdorur për të shitur fotografitë.
Pasi ngarkohen, ato bëhen pjesë e bibliotekës së Adobe Stock, që do të thotë se janë gjithashtu të disponueshme në aplikacione të tjera të Adobe duke arritur miliona përdorues si edhe blerës të mundshëm.
Kontribuesit fitojnë afërsisht 20% – 60% duke përdorur Adobe Stock. Dhe, ndryshe nga disa tregje të tjera, Adobe Stock nuk ju detyron të jepni të drejtat ekskluzive të imazheve tuaja. Pra, kjo do të thotë që ndërkohë që shisni në Adobe Stock mund të shisni njëkohësisht dhe në platforma të tjera!
Nëse dëshironi ta provoni klikoni këtu:


https://enviragallery.com/refer/sell-to-adobe-stock/

Best Place to Sell Photos Online, Footage Clips, Illustrations, & Vectors – Adobe  Stock

#3 Shutterstock

Shutterstock njihet në më shumë se 15 vite si një faqe online për blerjen e fotografive. Përmban mbi 200 milion imazhe, video dhe këngë muzikore dhe kjo tregon se edhe blerësit janë në një numër shumë të lartë.
Në këtë website mund të fitoni para të konsiderueshme. Sipas të dhënave të faqes personat që kanë shitur fotografitë e tyre në në Shutterstock kanë fituar mbi 500 milion dollarë në të gjithë botën!
Shutterstock ju lejon të ruani të drejtat e autorit. Gjithashtu u jep meritë zotëruesve onarëve të imazheve, gjë që përbën një plus të madh për mbrojtjen e pronësisë dhe tregtimin e markës suaj.
Nëse bëheni kontribues i faqes, do të fitoni para sa herë që dikush blen dhe shkarkon imazhin tuaj. Mund të fitoni nga 20% në 30% të çmimit të fotografike, për të cilat Shutterstock paguan çdo muaj.
Ashtu si Adobe Stock, as Shutterstock nuk ju detyron të përdorni ekskluzivisht websiten e tyre. Ju shisni edhe në Adobe Stock edhe Shutterstock në të njëjtën kohë!
Provojeni këtu:

https://shutterstock.7eer.net/c/1252933/42119/1305?u=https%3A%2F%2Fsubmit.shutterstock.com%2F

Sell photos, footage clips, illustrations & vectors | Shutterstock

#4 Etsy

Etsy njihet më mirë si vendi ku blihen dhe shiten mallrat unikë të punuara me dorë. Megjithatë, në këtë platformë mund të shisni edhe fotografitë. Etsy ka një audiencë më të madhe sesa shumica e websiteve të tjera dhe ju jep mundësinë të shisni imazhe dixhitale, por edhe të printuara. Me pak fjalë nëse po kërkoni të zgjeroni biznesin e fotografisë, Etsy është një mundësi e mirë për këtë!
Kini paraysh nëse shisni fotografi të printuara, duhet të merrni parasysh kostot e printimit, paketimit dhe transportit.

How to Sell Print on Demand Products on Etsy | Prodigi

#5 Crestock

Crestock është një mënyrë më “pasive” për të fituar para. Mjafton të krijoni një llogari falas dhe të ngarkoni fotot që dëshironi. Ekipi i Crestock bën vlerësimin e imazheve tuaj dhe i shton në portofol në mënyrë që klientët t’i blejnë ato.
Ju mund të shkruani fjalë kyçe dhe përshkrime për secilin imazh, në mënyrë që të rriten mundësitë për miratimin e tyre nga editorët e website-s . Përveç kësaj fjalët kyçe e bëjnë më të lehtë gjetjen e fotove nga vizitorët e faqes.

Where To Sell Photos Online [Make Money With Profit]

#6 500px

500px është një treg virtual që ju ndihmon të krijoni një portofol të imazheve tuaja dhe të fitoni para. Është një nga vendet më të mira për të shitur fotografi online.
Ky website ka një algoritëm që rrit ekspozimin tuaj duke kaluar imazhet që ngarkoni në një faqe Discovery, e cila shikohet nga mijëra vizitorë çdo ditë.
Faqja gjtihashtu ofron analiza dhe gjurmime të të dhënave në mënyrë që të shihni se si ecin imazhet tuaja në krahasim me ato të konkurrentëve. Keni menduar ndonjëherë se sa klikime marrin imazhet që ju postoni? Po rolin e renditjes së tyre? 500px ju ndihmon të gjeni përgjigjet e kërkuara.

500px

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started