Çfarë të keni parasysh përpara se të filloni një punë të re?

Të gjithë e dimë se kur flitet për punën faktori i parë që mendojmë është paga, ashtu sikurse kur kërkojmë të shtojmë të ardhurat gjëja e parë që mendojmë është gjetja e një pune.
Të fillosh një punë të re mund të jetë pak sfiduese. Kjo për arsyen e thjeshtë se një vend i ri shoqërohet me karakteristika të reja të panjohura nga ne. Por, ekzistojnë një sërë faktorësh me shumë rëndësi që duhen pasur paraysh për një eksperiencë produktive dhe pozitive.
Sot me anë të këtij artikulli po ju prezantojmë me 11 prej tyre.

1. Historia e kompanisë

Njohja me historikun e një kompanie potenciale ku mund të punoni me siguri do ju japë një këndvështrim të shkurtër të stabilitetit, vlerave dhe kulturës së saj. Ndoshta këtij hapi nuk i kushtohet rëndësia e duhur, por luan një rol kritik në shumë aspekte (duke përfshirë faktin që zakonisht pyetet edhe gjatë intervistave). Mësoni sa më shumë për punëdhënësin duke bërë kërkime paraprake për të.

Disa të dhëna të rëndësishme për tu pasur parasysh:
Sa kohë ka kompania në treg?
A po zgjerohet apo zvogëlohet me kalimin e kohës?
Si është punëdhënësi juaj potencial në krahasim me atë të kompanive të tjera?
Sa shpesh ka shkurtuar vende pune?
A ka qenë ndërmarrja në lajme për probleme ligjore apo financiare?
Rëndësia relative e secilës prej këtyre pyetjeve do të varet nga situata juaj. Për shembull, nëse jeni familjarë dhe për ju ka rëndësi siguria në punë, kërkoni kompani që po zgjerohen, ata zakonisht janë lider në industrinë e tyre dhe mund t’ju ofrojnë një përmbushje më të gjerë të perspektivave tuaja.

How To Research a Potential Employer

2. Vlerat e kompanisë/ndërmarrjes

Puna nuk ndihet si detyrim kur qëllimet e karrierës suaj janë në përputhje me qëllimet e punëdhënësit. Kur kërkoni informacione për një punëdhënës potencial, krahasoni vlerat tuaja me misionin që ai kërkon të arrijë, detajet thelbësore dhe llojin e biznesit. Ka kompani të cilat mbështesin organizata bamirësie ose partnerë të tjerë. Nëse dëshironi të jeni me kontakt me njerëz, ky mund të jetë një faktor për t’u marrë parasysh kur kërkoni dhe aplikoni për punë.

Interview Insights: How to Impress a Potential Employer - Careerbright.com

3. Mjedisi i punës

Meqenëse do të kaloni shumë kohë në punë, sigurohuni që mjedisi i punës të jetë i përshtatshëm për ju. Shihni nëse preferoni të punoni në një kompani të vogël apo një korporatë të madhe. Një hapësirë ​​pune që ju entuziazmon mund të rrisë lumturinë dhe produktivitetin tuaj.
Kur jepni intervistën, shikoni punonjësit nëse duken të motivuar dhe vendin e punës nëse duket i këndshëm. Sigurohuni që të kontrolloni se si janë veshur punonjësit dhe nëse nuk jeni të sigurt, pyesni për kodin e veshjes.

How to know what work environment is best for you | TopCV

4. Orari

Orari i punës ndryshon nga një kompani në tjetrën, por edhe në varësi të llojit të punës. Nëse ju duhet një punë më praktike dhe e menaxhueshme, mund të kërkoni për punë me orar part-time ose online. Nga ana tjetër, nëse mendoni se mund të përshtateni me oraret standarde dhe e shihni si sfidë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të menaxhoni mirë kohën dhe të siguroni transportin.

Is It Time to Bring Back the Alarm Clock? — Working in Slippers |  Intermittent fasting, Clock, Alarm clock

5. Kolegët

Kolegët tuaj të ardhshëm do ju shoqërojnë përgjatë një kohe të mirë të ditës, prandaj nëse mundet përpiquni të njihni disa prej tyre që në fillim. Kushtojini vëmendje mënyrës sesi bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe bëni sa më shumë pyetje në lidhje me mjedisin e punës. Mbani shënime për procesin që do ndiqni nëse punoni aty. Shkrimi në fletë i detajeve është gjithmonë një hap i vlefshëm profesional! Hidhini një sy kontakteve, mund të ndodhë që një i njohuri juaj ka informacione në lidhje me kompaninë dhe mënyrën si zhvillohet puna aty dhe mund t’ju japë një rekomandim më të saktë.

Simple things you can do to show you care for your coworkers – T-hap

6. Përgjegjësitë

Për të qenë i suksesshëm në një punë, duhet të gjesh një pozicion që përputhet me pikat e tua të forta. Nëse ndiheni më rehat në një rol dytësor, nuk do ishte e zgjuar të aplikonit në një punë ku duhet të jeni përgjegjës për vendime të rëndësishme. Po kështu, roli juaj si pjesë e një grupi mund të jetë shumë i ndryshëm nga një punë që ju kërkon të punoni vetëm. Krahasoni këta faktorë të rëndësishëm me personalitetin tuaj dhe mjedisin optimal të punës për të gjetur atë që ju përshatet më mirë.

How to cope with the stress of working alone

7. Teknologjia

Zakonisht të punësuarit përdorin mjete teknologjike si kompjutera, telefona më të avancuar dhe tableta. Mësoni se cilën prej tyre ofron kompania dhe cilën duhet ta keni vetë. Megjithatë, ky hap nuk është kritik. Zakonisht vendet e punës janë fleksibël dhe nuk kufizojnë punonjësit nëse ka mungesë të këtyre pajisjeve. Ajo që mund të bëni është t’i hidhni një sy paraprakisht programeve me të cilat duhet të punoni, për një performancë maksimale.

What is a “Technological Business"? | Technological Leadership Institute

8. Mundësitë për avancim

Punët që ofrojnë mundësi rritjeje janë të rëndësishme veçanërisht në vitet e para të karrierës suaj. Zakonisht në fillim të eksperiencës së tyre shumë njerëz punojnë në profile të ndryshme në pozicione që ofrojnë një normë page të nivelit fillestar, duke rritur mundësinë për të fituar përvoja si dhe një pozicion me kohë të plotë.
Por nëse keni avancuar me karrierën tuaj, gjëja më e mirë që mund të bëni është të kërkoni mundësi për të zhvilluar aftësi të reja. Për shembull shumë kompani ofrojnë trajnime si pjesë të zhvillimit tuaj profesional. Kërkoni për një punë që ju mëson aftësi të transferueshme, ju mundëson të avanconi në një pozicion të lartë ose ju ndihmon të lëvizni drejt qëllimeve më të mëdha në karrierë.

7 Out-of-the-Box Strategies to Advance Your Career | BioSpace

9. Përfitimet

Sigurimi shëndetësor është një përfitim i rëndësishëm për të gjithë të punësuarit, por jo çdo kompani e ofron ose e siguron atë në një shkallë të arsyeshme. Një punë që ju siguron pension në të ardhmen, mund t’ju ndihmojë ta planifikoni atë më lehtë ndërkohë që punoni tani. Gjithashtu kini parasysh të pyesni si funksionojnë lejet për ta ditur paraprakisht.

Employers' liability insurance and employee insurances | Money Donut

10. Bilanci punë-jetë

Arritja e ekuilibrit punë-jetë është një pjesë kritike e shëndetit dhe mirëqenies suaj të përgjithshme. Punët që kërkojnë shumë angazhim për një kohë të shkurtër mund të jenë mjaftueshëm shpërblyese, por nga ana tjetër është e rëndësishme të ekuilibroni orët e punës me kohën e lirë. Pyesni punëdhënësin për lejet e pushimeve, ditëve të sëmundjes dhe fleksibilitetin nga puna në shtëpi.
Gjetja e një ekuilibri midis punës dhe pjesës tjetër të jetës bëhet akoma më e rëndësishme nëse jeni një prind që punoni.

How to Maintain the Best Work/Life Balance

11. Vlerësimi

Të gjithëve na pëlqen kur ndihemi të vlerësuar dhe nuk duam të punojmë nën presion. Stimujt e zakonshëm të performancës përfshijnë shpërblime, udhëtime, trajnime apo mënyra të tjera që motivojnë punonjësit herë pas here. Askush nuk preferon një punë monotone, ndaj edhe ky detaj duhet patur parasysh në profilin e ri të punës.

9 Advantages Of Online Training - eLearning Industry

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: