Disa këshilla financiare nga Milionerët!

Nuk mund të jemi të gjithë milionerë në moshën 30 vjeç, por padyshim mund të përdorim disa nga këshillat financiare të atyre që janë të tillë. Kur vjen puna te paratë, gjithmonë do të ketë mendime kontradiktore për t’i menaxhuar ato siç duhet, megjithatë, pavarësisht faktit që eksperiencat janë personale, disa këshilla nga njerëz të suksesshëm të kësaj fushe nuk janë asnjëherë të padomosdoshme!

1. Blini produkte të përdorura

Vetëm se keni para për të shpenzuar, nuk do të thotë që duhet detyrimisht të blini produkte të reja. Këtë sugjeron Ilene Davis, milionere dhe autore e “E pasur nga zgjedhjet”: Zgjedhja e rrugës së duhur për një të ardhme më të pasur.


Për shembull, Davis i blen shumicën e veshjeve të saj në dyqanet me çmim të lirë. Madje ajo këtij fakti i ka dedikuar edhe një kapitull të titulluar “E pasur pa ndjekur modën” duke u treguar lexuesve katër palë xhinse dhe duke i pyetur se cili ishte ndryshimi midis tyre.

Përgjigja ishte: Një palë kushtonin 132 dollarë, tre të tjerat së bashku rreth 12 dollarë.
“Gjithashtu unë blej vetëm makina të përdorura dhe zgjedh të shoh filma me miqtë në shtëpi në vend që të shkoj në teatër” tha ajo.

Wealthy by Choice

2. Paguani para në dorë

John Savin, pronar i firmës Savin të menaxhmit të parave, që nga viti 2001 ka punuar me individë të pasur të cilët zotërojnë vlera të larta neto në llogarinë e tyre. Ai beson se ekziston një ndryshim i madh midis mënyrës se si milionerët i trajtojnë financat në krahasim me njerëzit e tjerë: E gjitha ka të bëjë me procesin e rrjedhjes së parave.


“Milionerët janë hiperkritikë ndaj hyrjes dhe daljeve të parave të tyre, veçanërisht shpenzimeve,” tha ai. “Paraja është një mjet që duhet të punojë më shumë për ju sesa ju për të.”
Duke pasur këtë në mendje, Savin ofron një këshillë të thjeshtë për t’ju ndihmuar të menaxhoni paratë pa qenë e nevojshme të kontrolloni llogarinë bankare çdo ditë. “Paguaj për produktet me para në dorë (cash),” tha ai. “Nëse nuk mundeni, mos e blini fare produktin”.


Kjo është një teori e cila mbrohet edhe nga drejtuesi financiar i diskutimit dhe autori Dave Ramsey. Ai sugjeron përdorimin e një sistemi zarfesh ku mund të shkruani kategoritë e artikujve për të cilat mund të paguani-ushqime, veshje apo produkte të tjera. Pastaj vendosni shumën e caktuar mujore të parave në këto zarfe. Kur paratë të mbarojnë, nuk mund të shpenzoni më për të blerë atë artikull, deri sa të vijë muaji tjetër.

John H. Savin - Financial Services Professional - Horace Mann | LinkedIn

3. Punoni për synimet tuaja financiare

Ju mund të keni qëllim të ruani miliona para në llogari, por nëse dëshironi më të vërtetë ta ktheni synimin në realitet, do t’ju duhet një plan i mirë veprimi. Për ta realizuar këtë, Brian Lim, milioner dhe CEO i INTO THE AM dhe iHeartRaves, sugjeron t’i shihni paratë në mënyrë të anasjelltë.


“Përcaktoni një numër specifik financiar që synoni” tha ai. “Pastaj llogaritni sa duhet të fitoni për ta arritur atë.” Duke mos arritur qëllimin tuaj, mund të filloni të kuptoni më mirë se çfarë duhet për ta arritur atë.
Për shembull, nëse e dini që duhet të bëni 100,000 dollarë në vit për të arritur sasinë e synuar të parave në pesë vjet, atëherë mund të filloni të kërkoni punë ku paguheni më shumë, ose të shpenzoni më pak gjatë kësaj kohe.

Lessons From the Immigrant Hustle: Brian Lim | by Amine Rahal | Medium

4. Kurseni automatikisht paratë tuaja

Ndërkohë që Ryan Stewman, milioner dhe autor Best Seller respekton rregullin e pagesës së parave cash për shumë nga blerjet e tij, ai gjithashtu ndjek një praktikë tjetër buxhetore: kursen automatikisht paratë e tij.


“Çdo javë kam para që transferohen automatikisht tek kursimet e mia,” tha ai. “Kur isha i ri shuma ishte 25 dollarë në javë. Tani është rreth 1.000 dollarë në javë. Nuk më mungojnë kurrë paratë dhe për t’i parë ato në llogarinë e kursimeve duhem regjistruar. “
Duke pasur një shumë të caktuar që zbritet automatikisht çdo javë, ju as nuk do ta vini re se “zhduken” paratë sipas Stewman.

5. Maksimizo paratë për pension

Mund të jetë e vështirë të mendoni gjatë për kursimet e së ardhmes, por lënia mënjanë e parave që tani mund të parandalojë një stres finaciar në të ardhmen. Kjo është këshilla që jep John Crossman, milioner dhe pronar i kompanisë së tij të pasurive të patundshme Crossman & Co.

Edhe nëse nuk mund të shtoni shumë para në llogarinë tuaja, Crossman rekomandon të kontribuoni sa më shumë që të mundeni sa më shpejt që të mundeni. “Edhe nëse është minimumi, fillo tani,” thotë ai. “Sa më i ri, aq më mirë”.

John Crossman (@JohnCrossman1) | Twitter

Kursimi i parave është më i lehtë se sa duket
Ajo që është pozitive në lidhje me këto këshilla është se ato vlejnë pavarësisht gjendjes suaj financiare. Askush nga këta milionerë nuk ju thotë të investoni në prona ose të vendosni paratë tuaja në tregun e aksioneve. Në vend të kësaj, ato ndajnë mësime të thjeshta, të drejtpërdrejta, të cilat mund t’i përdorni si udhëzues për financat tuaja.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: