Zakone të njerëzve të organizuar

Njerëzit e rregullt dhe të organizuar nuk kanë lindur të tillë! Atyre u është dashur të kultivojnë metoda dhe zakone të shëndetshme për ti ndihmuar të jenë të suksesshëm në këtë aspekt.


Nëse ju po përpiqeni të bëni të njëjtën gjë, ja disa rregulla që mund t’ju ndihmojnë:

1. Mbani një axhendë

Po, e di që këtë këshillë e keni dëgjuar shpeshherë. E di edhe mund ta keni përdorur një dhe më pas ta keni harruar ku e keni lënë. Ndoshta mendoni se të shkruarit të gjërave në letër, nuk përbën një mënyrë funksionale për të qenë të organizuar, ose thjesht nuk është metoda e duhur për ju!


Megjithatë, gaboheni! Një stilolaps dhe një letër është mënyra më e mirë për ti kujtuar gjërat dhe për të organizuar ditën. Një axhendë është zgjidhja e përkryer, sidomos për një jetë dinamike. Megjithatë, jo detyrimisht ju duhet një planifikues i detajuar për këtë. Nëse ndiheni komodë mund të përdorni edhe një bllok të thjeshtë dhe ta dekoroni sipas dëshirës. (Për këtë mund ti referoheni fotove të mëposhtme.)


Shkruani gjërat që duhet të bëni gjatë ditës: prioritetet, listën e ushqimeve, dhuratat për festa, idetë që keni dhe datat e rëndësishme si takimet dhe ditëlindjet. Mund të ndani gjërat e rëndësishme nga synimet që doni të arrini. Në bllok mund të ndiqni edhe progresin që keni arritur, psh nëse keni synim të humbisni peshë, të kurseni para, të përmirësoni veten etj.


Këshillë: Sigurohuni të mbani axhendën apo bllokun tuaj diku ku mund ta shihni çdo ditë, psh: në një tryezë, në mënyrë që të kujtoheni të shkruani në të.

2. Skeduloni dhe vendosni afate kohore

Njerëzit e organizuar nuk humbasin kohë. Ata tashmë e dinë që organizimi i gjërave ndikon pozitivisht në një jetesë produktive. Ka prej tyre që madje skedulojnë javën apo edhe muajin përpara, në mënyrë që ti kenë planet e ardhshme më të qarta.


Duke ndjekur një mënyrë jetese të rrëmujshme, nuk do të keni kohë dhe aq hapësirë ​​për arritur qëllimet tuaja në momentin e duhur.
Shkruani gjërat që dëshironi të arrini, afatgjata ose afatshkurtra. Pastaj shkruani se çfarë duhet të bëni për t’i arritur ato.

The Original Acrylic Calendar by GirlFridayAcrylics on Etsy

3. Mos i lër gjërat pas dore

Sa më gjatë të prisni për të bërë diçka, aq më e vështirë do të jetë ta bëni atë. Nëse dëshironi që jeta juaj të jetë më pak stresuese, atëherë ndryshoni gjërat që nuk ecin siç duhet. Përpjekja për ti bërë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur do të heqë nga ju peshën për ta bërë atë më vonë.


Psh: mendoni për një gjë që duhet të organizoni tani në jetën tuaj. Shkruajeni. Pastaj, shkruani kur mund ta bëni dhe çfarë ju duhet për ta arritur. Nëse mund ta realizoni tani, atëherë bëjeni tani! atë

4. Jepi gjithçkaje “një shtëpi”

Është e lehtë të humbasësh gjërat nëse ato nuk ndodhen në vendin e tyre. Sa herë ju ka ndodhur të stresoheni se nuk keni gjetur çelësin apo bluzen e preferuar?
Të jetosh në mënyrë të organizuar do të thotë të mbash sendet në vendin përkatës. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është duke i ndarë në sektorë dhe duke i etiketuar. Psh: mund të ndani rrobat sipas stinëve, aksesorët, produktet sipas funksionit etj.

14 Bedroom Organizers that give Everything a Place

5. Pastroni rregullisht

Përpiquni të gjeni kohë çdo javë për të pastruar. Njerëzit e organizuar sigurohen që të seleksionojnë vazhdimisht gjërat e tyre. Më shumë gjëra në shtëpi do të thotë më shumë rrëmujë. Mbani vetëm ato që ju nevojiten me të vërtetë. Të kesh më pak gjëra përreth përveç të tjerash do të thotë të kënaqesh më shumë to dhe të ndihesh më mirë kur përdor sendet që zotëron, në vend që të lësh gjysmën e asaj që të mbledhë pluhur.
A jeni ndjerë ndonjëherë sikur nuk keni hapësirë ​​për të mbajtur të gjitha gjërat në shtëpi?
Shkruani numrin e sendeve që mendoni se ju duhen në të vërtetë. Pastaj, shkruani një listë të gjërave kryesore që zotëroni. Nëse numri i gjërave që zotëroni në të vërtetë e tejkalon listën tuaj të nevojave ideale, atëherë është koha ti organizoheni sërish ato.

10 Easy Habits to Prevent Clutter - Mindful Decluttering & Organizing

6. Eleminoni sende

Bëni gjithçka që mundeni për të eleminuar gjërat e tepërta. Kjo do të thotë më pak rrëmujë dhe më shumë pastërti. Shihni nëse mund të ricikloni disa sende. Dhuroni veshjet që nuk ju duhen më.
Zgjidhni të pastroni me themel një hapësirë ​​në shtëpinë tuaj. Kaloni nëpër çdo cep të saj. Ndani gjërat që ju duhen dhe ato që mund ti dhuroni ose hidhni nëse nuk funksionojnë më.

You need only these five skincare products to keep your skin healthy | The  Times of India

7. Qëndroni larg blerjeve të tepërta

Ndoshta keni eleminuar gjërat që s’ju duhen. A do t’i zëvendësoni ato kur të shihni oferta tunduese?
Në vend që të bëni blerje të paplanifikuara, shkruani saktësisht atë që ju duhet dhe blini vetëm ato produkte. Njerëzit e organizuar nuk i nënshtrohen marketingut të vazhdueshëm. Provoni të shkoni në një qendër tregtare pa shumë para me vete. Thjesht shikoni të gjitha gjërat që do donit të blinit nëse do kishit mundësi.
Nëse nuk ju intrigojnë sa kishit menduar, atëherë më mirë për ju. Nëse keni bërë një listë me produktet e domosdoshme, ruajeni atë dhe shihni nëse do ndryshojë ose jo brenda pak muajve.

Stuff to Get Rid of Right Now: 30 Items You Don't Need

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: