Design a site like this with WordPress.com
Get started

Gabimet që duhet të shmangni kur jepni para borxh

Situatat e vështira me të cilat duhet të përballet njerëzimi sot, kaq shumë falimentime, biznese të mbyllura dhe papunësi, e bëjnë situatën ekonomike akoma më sfiduese nga ç’mund të ketë qenë pak muaj më parë. Disa njerëz mund të fillojnë të kërkojnë ndihmë financiare te të afërmit e tyre – miqtë dhe anëtarët e familjes. Por, edhe dhënia e parave borxh ka disa detaje të rëndësishme që duhet ti keni paraysh në çdo rast. Sot do ndajmë me ju disa këshilla nga ekspertët financiarë, të cilët kanë vlerësuar gabimet që duhet të shmangni kur jepni para borxh, për të eleminuar problematikat dhe pakënaqësitë e mundshme.

Huazimi i parave që nuk mund t’i humbisni

Ndoshta rregulli nr. 1 dhe shumë i rëndësishëm kur jepen para borxh ndaj miqve apo familjes, është që në fillim t’i bëni vetes këtë pyetje: A mund ta përballoni nëse paratë që po jepni nuk i merrni më? “Nëse përgjigjja është jo, atëherë nuk keni mundësi të jeni tepër bujarë. ” “Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet të kini parasysh personin të cilit po i huazoni para, personalitetin dhe besueshmërinë që ai ofron. “

Do you have guidelines for giving money when it comes to helping family  members? - East Idaho News

Mos hartimi i një kontrate

Edhe nëse dhënia hua e një personi të afërm duket sikur nuk ka nevojë për kontratë, është mirë që vendime të tilla të rëndësishme të jenë të specifiuara me shkrim. Kështu edhe ju do të ndiheni më të sigurt, edhe personi tjetër do të ndihet në njëfarë mënyre më i detyruar të respektojë kushtet e dhënies së parave borxh.

“Një kontratë duhet të hartohet për të qenë të qartë të dyja palët … dhe për të parandaluar keqkuptimet”, shpjegon Charnet i American Prosperity Group, i cili shton se të gjitha palët e përfshira duhet të nënshkruajnë kontratën. “Për shembull, nëse i jepni hua para vëllait tuaj, dhe kunata juaj duhet të nënshkruajë kontratën gjithashtu.”

Writing the Perfect Web Design Contract

Mospërfshirja e detajeve kryesore

Kur vjen puna te çështjet e rëndësishme siç janë paratë dhe aq më tepër kontratat rreth tyre, detajet luajnë një rol kritik. Ju duhet të shënoni saktësisht këstet e pagesës (nëse ka), si duhet të shlyhen (mujore, javore, tremujore), kur fillon dhe mbaron ripagesa etj.  “Të jesh në gjendje të ndihmosh një anëtar të familjes gjatë kohërave të vështira është një privilegj i madh, por është shumë e rëndësishme që të vendosësh pritshmëri shumë të qarta”. Njerëzit mund të jenë të gatshëm të të ndihmojnë, mund të jetë e lehtë të thonë “po”, por ata ndonjëherë nuk adresojnë pjesën e vështirë, e cila pason me sfidat që dalin rrugës.

YOUR QUERIES: Switch to RLLR-linked loan after checking remaining tenure,  outstandings - The Financial Express

Korrektësia

Mos harroni se edhe borxhi që i jepni një miku ose një anëtari të familjes është një marrëveshje dhe si të tillë duhet ta trajtoni. Përcaktoni kushte të qarta që në fillim që të mos keni keqkuptime më vonë. “Duhet ta konsideroni situatën si një transaksion të vërtetë biznesi.”

How Does a Late Payment Affect Your Credit? - NerdWallet

Neglizhimi për të zbuluar pse u duhen para

Kjo këshillë është tepër e rëndësishme edhe nëse nuk duket e tillë në pamje të parë. Përpara se të jepni një hua, kini parasysh të dini për çfarë do të përdoren ato. Me siguri nuk do ju pëlqente të dinit që personi tjetër ka zakone të këqija dhe do të shpenzojë paratë tuaja në bixhoz, pije, ose ndonjë ves tjetër.

11 Tips to Keep Yourself from Gambling All Your Money Away

Papapërgatituni për situata urgjente

Tashmë dihet se kohërat në të cilat jetojmë mund të jenë tepër të pasigurta. Njerëzit shpeshherë përballen me situata të ndryshme për të cilat u duhen një sasi e caktuar parash. Kështu që huazimi I parave që ju ruani mënjanë për të ardhmen apo rastet emergjente, nuk është një lëvizje e zgjuar.

Këto lloj situatash të cilat mund të duken të pamundura, në fakt janë shumë reale dhe mund të shkatërrojnë marrëdhëniet me familjen dhe miqtë.”

Is Your Big Emergency Fund Holding You Back? - The Dough Roller

Dhënia e më shumë parave nga ç’duhet

Një grackë tjetër në të cilën mund të përfundoni është huazimi më shumë parave sesa mund të përballoni të jepni.  “Kjo nuk ndodh gjithmonë, megjithatë, ka njerëz të cilët ndonjëherë mund të jenë shumë dashamirës dhe bujarë me koston e tyre dhe ta tejkalojnë kufirin, duke e futur veten në probleme të mëdha financiare.

Ndjesia e tensionit në evente familjare apo shoqërore

Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por është e rëndësishme të ndahet marrëdhënia personale nga ajo e biznesit. “Sigurohuni që të gjeni kohë jashtë angazhimeve familjare për të diskutuar huanë me të afërmit tuaj”. “Lejojeni veten të shijoni kohë kualitative me familjen pa hapur temë parash dhe pa u ndierë në stres. Sa më i qëndrueshëm të bëheni me ndarjen e këtyre dy gjërave, aq më pak tension do të ndieni në planet personale. ”

Mos u ndieni të detyruar

Një këshillë e fundit, nga Charnet e American Prosperity Group: Gjithmonë kini paraysh që të thoni “jo” për të dhënë borxh është mundësi që mund ta shfrytëzoni. Ndonjëherë kjo është zgjidhje më e mirë sesa prishja e marrëdhënieve, krijimi i konflikteve për javë, muaj ndoshta edhe vite dhe përpjekjet e vazhdueshme për të marrë paratë që ju takojnë.

Our Relationships Throughout Sobriety | The Guest House

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: