Si t’i kthesh aftësitë në të ardhura?

Si mund të bëheni të suksesshëm nga një biznes minimal?

Shumë nga kompanitë që sot kanë bërë bujë për emrin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojnë, në të vërtetë e kanë nisur rrugëtimin e tyre si biznese të vogla. Me një ndërthurje të pasionit e aftësive, dëshirës e vullnetit ato ja kanë dalë të shkallëzohen në arritje me të vërtetë të qëndrueshme. Pikërisht këta shembuj konkretë na kanë treguar se diçka e tillë nuk është aspak e paarritshme.

Nëse zotëroni talente dhe jeni gati të ndërtoni një fondacion ku të shndërroni aftësitë dhe idetë në plane konkrete, ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm.

1. Hapni një Blog

Zgjidhni një temë për të cilën jeni të apasionuar dhe keni njohuri dhe filloni të ndani përmbajtjen tuaj në një platformë të rrjeteve sociale. Gjithmonë synoni të ofroni këshilla të dobishme, hapa për arritjen e një qëllimi specifik apo përvoja transformuese. Ju mund të ndërtoni një audiencë të rregull, nëse dini të marketoni siç duhet punën tuaj nëpërmjet kanaleve të duhura. Për të krijuar një audiencë të mirëfilltë mund të duhen muaj, madje ndonjëherë edhe vite, por sapo ta keni arritur këtë qëllim do të keni mundësi gati të pakufizuara për të fituar para. Këto opsione variojnë nga shikueshmëria, vendosja e reklamave te produktet dixhitale, e shumë faktorë të tjerë, por nëse jeni të apasionuar, nuk keni asgjë për të humbur.

Disa website ku mund të filloni të shkruani BLOGS falas:

  • WordPress (Self-Hosted)
  • Wix.
  • WordPress.com.
  • Weebly.
  • Medium.
  • Blogger.
  • Ghost.
  • Tumblr.
5 Useful Tips for Writing Compelling Blog Posts

2.Punë me klientë të pavarur

Nëse keni një grup aftësish të cilat mendoni se mund ti shfrytëzoni, psh në fushën e graphic design, krijimit dhe menaxhimit të web-i, marketing dixhital duhet të dini që ka plot biznese që kërkojnë individë të talentuar si ju, me kohë të pjesshme, për t’i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre. Gjithashtu, nëse mendoni se mund t’ja dilni me projektet që merrni përsipër mund të menaxhoni disa klientë njëkohësisht. Edhe pse puna është fleksibël, mos u habisni nëse fitoni sasi të kënaqshme të ardhurash!

Fillimi është relativisht i lehtë. Do të duhet të ndërtoni një portofol që të nxjerrë në pah pikat tuaja të forta, të shfaqni projektet përkatëse që keni bërë, të përfshini referenca nga klientët (ose ish-shefat) me të cilët keni punuar dhe të jepni një pamje të qartë të shërbimeve që ofroni. Pas këtij hapi, ju mbetet vetëm çështja e gjetjes së klientëve të duhur, përmirësimit të imazhit tuaj dhe menaxhimit të punës në kohën e lirë.

Being a Better Freelancer. Simply speaking, Freelancer or… | by Pratik  Hegde | Multiplier Magazine | Medium

3. Jepni mësim online

Nëse zotëroni aftëstëi që të tjerët dëshirojnë të mësojnë, ju jeni në një pozicion të favorshëm për të ofruar shërbimet tuaja të mësimdhënies virtualisht. Ky biznes  sigurisht që nuk është për të gjithë, pasi do t’ju duhet përveç durimit, aftësia për të udhëzuar individë të ndryshëm dhe me pasione të ndryshme.

Me zgjerimin e platformave online të mësimdhënies që tashmë ofrojnë një komunitet virtual të njerëzve që kërkojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre, ju mund të filloni të tërhiqni klientë shumë shpejt.

Teach English Online – Introduction | Teflnet

4. Krijoni Kurse Online

Pasi të keni identifikuar një nevojë specifike brenda industrisë ku jeni profilizuar, provoni të përdorni aftësitë tuaja për të krijuar kurse në mënyrë që klienti i synuar t’ju paguajë për to. Ndërkohë që arsimi vazhdon të kalojë në një format më dixhital dhe njerëzit fillojnë të favorizojnë idenë e të mësuarit direkt nga shtëpia, mënyrat për të fituar para nga aftësitë tuaja dixhitale do të rriten. Krijimi i këtyre kurseve mund të jetë po aq i lehtë sa është editimi i videove udhëzuesi apo regjistrimi i audiove.

Për të zgjeruar shtrirjen dhe për të rritur markën tuaj, shfrytëzoni sa më shumë platforma online.

5 tools to create an engaging online course - eCampus News

5. Shkruaj një eBook

Një nga produktet dixhitale të preferuara për shumë njerëz janë eBooks. Këto përbëjnë një mundësi të shkëlqyer biznesi nëse jeni të talentuar mjaftueshëm. Shkrimi i një eBook të stilit “udhëzues përfundimtar” për një temë specifike brenda industrisë që ju intereson gjithashtu është një nga mënyrat më të mira për të filluar të markoni veten si një ekspert, gjë e cila do t’ju ofrojë shumë më shumë mundësi afatgjata për të fituar të ardhura.

Fillimisht duhet të hulumtoni nivelin e kërkesës për temën që po mendoni të shkruani në një eBook. Filloni me kontrollimin e vëllimit të fjalës kyçe për termat e kërkimit që lidhen me titullin e eBook tuaj duke përdorur Planifikuesin e Fjalëve Kyçe të Google.  http://adwords.google.com/keyëordplanner

 Për shembull, nëse dëshuroni të shkruani një eBook me tëmë “Si të kesh sukses në biznes”, duhet të shihni paraprakisht se sa njerëz po kërkojnë terma në lidhje me “biznesin” çdo muaj. Kjo do t’ju informojë në lidhje me kërkesën që kanë individët dhepo ashtu në lidhje me konkurrencën.

How to Create an Ebook with Limited Bandwidth

6. Filloni një Podcast.

Disa sipërmarrës kanë ndërtuar biznese miliona dollarë në mbështetje të krijimit dhe popullarizimit të parë të një podcasti brenda fushave të tyre. Për shembull, Lewis Howes, i cili lançoi “The School of Greatness Podcast” vetëm disa vjet më parë, e shfrytëzoi ndikimin dhe intervistat e tij me njerëz si Daymond John, Tim Ferriss dhe Pat Flynn për tu bërë një autor më i shitur në NY Times, dhe shumë më tepër se kaq.

Nëse e provoni dhe ju sigurohuni që ndërtoni një uebfaqe vizualisht tërheqëse që do të shërbejë si baza e profilit tuaj dhe të filloni të përpiqeni të realizoni intervista me figura të njohura pranë rrethit tuaj. Gjithashtu  mund të përdorni ndihmën e mediave sociale, të tilla si Facebook, Instagram, Twitter dhe platforma të tjera për të promovuar podcastin tuaj në mënyrë organike.

5 Reasons You Should Start a Podcast | Inc.com

7. Shisni Produkte

Disa nga kompanitë më të suksesshme të sotme, duke përfshirë Apple dhe Nasty Gal, e filluan biznesin e tyre me kohë të pjesshme si një pasion për pajisjet elektronike dhe rishitjen e veshjeve me cilësi së mirë. Ajo që filloi si një biznes i tillë, shumë shpejt u kthye në një industri revolucionare.

Askush nuk mund të garantojë 100% sukses në këtë fushë, por nëse ju ndjek dëshira për të konceptuar ide unike, me siguri do t’ja dilni të transformoni perceptimet në të ardhura, fare lehtë!

How To Ensure You Sell Your Product Online (Guest Post) - Product  Management Festival | Defining the Future of Product Management

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: