Si të bëheni një konsulent biznesi?

Koncepti Trainer-Konsulent

Nëse dëshironi të bëheni konsulent i një biznesi të vogël, për këtë do ju duhet një plan model biznesi dhe një plan marketingu. Konsulentët punojnë me klientët në lidhje me strategjinë, planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi dhe njohuri profesionale. Këto tema variojnë nga hartimi i një modeli biznesi ose plani i marketingut, deri te përcaktimi i teknikave të marketingut për t’u përdorur dhe mënyra si përdorin ato. Shpeshherë mund t’ju duhet të ndihmoni klientët të planifikojnë dhe zbatojnë projekte të ndryshme. Një konsulent biznesi jep këshilla, mëson aftësi të reja dhe gjeneron ide bashkë me klientin për të prodhuar rezultate praktike dhe për të rritur mendimin strategjik.

Nëse ju pëlqen të zhvilloheni në këtë fushë: ju keni nevojë për aftësi këshilluese dhe aftësi trainuese në mënyrë që të jeni efektivë dhe të siguroni vlera reale. Edhe pronarët e mëdhenj kanë nevojë për këshilla! Në fakt ata kërkojnë këshilla praktike dhe mendime inovative.

Më poshtë jepet një listë me këshilla që duhet të keni parasysh, nëse po synoni të hyni në botën e biznesit.

#1 Dizenjoni modelin tuaj të biznesit

Ndiqni të njëjtët hapa sikur të ishit me një klient dhe punoni në hartimin e modelit tuaj të biznesit. Disa gjëra që duhen marrë parasysh janë: çfarë formati ligjor do të përdorni, cilat janë ofertat tuaja, çmimet tuaja dhe modelet e fitimit. Përfshini burimet dhe faktorët që do t’ju duhen për të pasur sukses, si paratë, koha, aftësitë / njohuritë, pajisjet, etj.

Si të përpiloj një "Plan Biznesi"? - Fjalaime! (plani i biznesit)

#2 Krijoni një plan të fuqishëm marketingu

Në ditët e sotme ka shumë biznese ose agjenci që merren me konsultime. Pyetja është, si do të dalloni ju nga të tjerët? Si do të lidheni me një audiencë, të krijoni një raport dhe të ndërtoni besimin e tyre? Sa do të investoni në marketing (në kohë dhe para)? Cilat janë qëllimet e marketingut tuaj? Krijoni një plan paraprak që lidhet me këto pyetje, për të qenë të sigurt në hapin e radhës.

Plani i makretingut: gjashtë hapa për përpilimin e një plani strategjik -  Fjalaime!

#3 Organizoni kohën për efikasitet maksimal

Koha është e çmuar: atë mund ta përdorni ose për të drejtuar biznesin ose për të punuar me klientë që ju paguajnë. Secila fazë kërkon përkushtimin e vet. Sigurohuni të lini kohën e mjaftueshme për të dyja këto, pasi të dyja kanë rëndësi thelbësore.

6 Tips for Dealing with Difficult PR Clients - glean.info

#4 Filloni me përmirësimin e aftësive vetjake

Ju nuk mund të jeni një konsulent efektiv nëse nuk i sillni vlerë pronarit të biznesit. Bëni maksimumin për formimin tuaj. Sa më të përgatitur të jeni, aq më shumë do kërkoheni, dhe si pasojë dhe do paguheni më shumë. Ndiqni kurse ose trajnime që lidhen me profilin në fjalë, lexoni libra në lidhje me biznesit apo shihni video nga trajnerë të njohur. Të gjitha këto do ju japin një ide më specifike në lidhje me hapat që duhet të ndiqni dhe do ndiheni më familjarë me këtë fushë.

10 Business Books Every Entrepreneur Should Read in 2017 | Fortune

#5 Kini parasysh nivelin e eksperiencës suaj

Është e rrallë që një pronar biznesi t’ia besojë biznesin e tij një konsulenti i cili nuk ka zotëruar kurrë një biznes më parë, ose një konsulenti që nuk ka një nivel të lartë të ekspertizës në një fushë specifike. Trajnohuni, merrni aftësitë e duhura ose punoni me një biznes tuajin paraprakisht.

5 Reasons Why You Can and Should Start Your Own Business

#6 Mendoni pse po e hidhni këtë hap

Para se të filloni të merreni me punën rreth biznesit dhe krijimin e klientëve, pyeteni veten pse dëshironi të jeni një konsulent biznesi dhe pse doni t’i ndihmoni pronarët. Cili është motivimi juaj? Kjo mënyrë e të menduarit do t’ju ndihmojë të ecni përpara kur të hasni pengesa gjatë rrugës. Mos harroni se mënyra e të menduarit luan një rol kritik në vullnetin dhe nxitjen tuaj.

how to motivate yourself inner drive take action why we fail

#7 Përcaktoni se si duket “suksesi” për ju personalisht

Mos i ndalni përpjekjet për arritjen e synimeve tuaja. Përkufizimi i suksesit ndryshon nga personi në person. Merrni pak kohë dhe vizualizoni të gjitha mënyrat si një punë e tillë do ju ndikonte në jetën personale dhe profesionale.

#8 Merrni aftësi trajnuese

Mësoni aftësitë e trainimit. Ju do të punoni me individë reale që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Mësoni të dëgjoni dhe të bëni pyetje kuptimplota, për të marrë përgjigje të qarta dhe për tu fokusuar. Mësoni si t’i mbani klientët përgjegjës për zbatimin e planeve të tyre të veprimit dhe si të menaxhoni situatat e vështira. Do të zbuloni se të punosh me mendjen e njeriut kërkon po aq angazhim, sa të punosh me logjistikën praktike të drejtimit të një biznesi.

#8 Krijoni një fokus

Shihni nëse specialiteti juaj kërkon që ju të keni një licencë ose çertifikim. Do të përqendroheni në një temë të vetme, si strategjitë e marketingut me email, ose do të jeni një ekspert që mund të ndihmojë klientët me një gamë të gjerë sfidash dhe projektesh? Do të punoni vetëm me klientë vendas, apo biznesi juaj do të jetë kombëtar / ndërkombëtar?

The dos and don'ts of business email etiquette

#10 Vendosni nëse do të jepni këshilla apo do realizoni gjithë punën

Nëse zotëroni disa aftësi, përveç pjesës së konsultimit mund të merreni edhe me profile të tjera që mund të menaxhoni. Psh, ka individë që mund të jenë të mirë në graphic design dhe e mbulojnë edhe këtë sektor në biznesin e tyre.

#11 Mësoni problemet që kanë shumica e bizneseve të vogla

dhe formuloni një strategji për të përcaktuar dhe zgjidhur këto probleme. Mund ti shkruani për ta pasur më të lehtë analizën e tyre. Përdorni strategji, mjete dhe vlerësime të gatshme për të gjetur zgjidhjen e tyre, ose krijimin e strategjive të reja.

#12 Kuptoni mirë shtatë fushat e një modeli biznesi

për të ndihmuar klientët tuaj në fushat që sjellin më shumë probleme ose kërkojnë më shumë investim në rast se bëhet ndryshimi i duhur.  

The 7 Most Common Types of Business Technology – Zimega Technology  Solutions- IT Support for Your Business

#13 Kërkoni ndihmë për punën administrative dhe atë të marketingut

Detyrat që nuk doni ose nuk dini të bëni, mund t’ja delegoni dikujt. Sidomos ato te të cilat nuk jeni ekspertë ose që ju humbasin kohën që mund ta shfrytëzoni për diçka tjetër.

Outsourcing With the Help of a Data Room Provider

#14 Largoni egon tuaj

Ndërkohë që puna që bëni mund dhe duhet të jetë kuptimplotë për ju, nuk e keni si detyrë të nxisni egon tuaj. Ju jeni një konsulent që duhet t’i shërbeni klientëve tuaj. Do t’i këshilloni, do t’i ndihmoni të përcaktojnë të mirat dhe të këqijat e secilës mënyrë të veprimit dhe më pas t’i lejoni të marrin vendimet e tyre. Ju nuk mund t’i ndaloni ata të marrin vendime të paarsyeshme ose të mos ndjekin një plan zbatimi. Po kështu, nëse klienti juaj ka sukses, kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të këshillave tuaja, por një pjesë e meritës duhet ti shkojë edhe atij vetë, që e ka realizuar punën. Përcaktoni paraprakisht se çfarë do të thotë për ju një “angazhim i suksesshëm i klientit”.

#15 Jini të sinqertë në lidhje me fushat tuaja të zhvillimit personal

Askush nuk është perfekt. Ndonjëherë shpërqendrohemi. Ndonjëherë lejojmë që zemërimi ose frika të na marrë përpara ose nuk komunikojmë aq mirë sa mundemi. Zbuloni pikat tuaja të dobëta dhe mësoni se si t’i kapërceni ato, ose punësoni në grup për t’ju ndihmuar t’i devijoni dhe të përmirësoni pikat e forta.

We All Make Mistakes...

#16 Zgjidhni teknikat e marketingut që sjellin rezultate në shitje  

Ndiqni marketingun në çdo moment. Nëse ai nuk po sjell rezultatet e dëshiruara, rindërtojeni atë. Përpiquni të mos zgjidhni teknikat të njëjta me të gjithë bizneset e tjera.

Marketing 4.0, the revolution | Digital Menta

#17 Fitoni aftësi në zgjidhjen e problemeve, vendimmarrjen, menaxhimin e projektit dhe të kohës

Këto katër aftësi do të sigurojnë shtyllën kurrizore të ndihmës që do u ofroni klientëve dhe do t’ju ndihmojë të drejtoni biznesin tuaj me sukses.

REDESIGNING THE WAY FUTURE ENGINEERS LEARN TO SOLVE INVENTIVE PROBLEMSThe  Triz Journal

#18 Mësoni nga më të mirat

Nuk keni pse të shpikni gjithmonë, gjithmonë mund të mësoni edhe nga të tjerët që kanë eksperiencë më shumë se ju. Në çdo konsultim të biznesit ka gjithmonë disa njerëz që janë ngritur në majë të profesionit të tyre. Studioni ofertat e tyre, metodat e marketingut, mënyrën e drejtimit të biznesit të tyre dhe menaxhimin e punës me klientët. Përcaktoni nëse ato metoda do t’ju shërbejnë juve dhe klientëve tuaj.

6 Life Lessons the World's Most Successful Business People Have Learned  That You Still Don't Get

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: