Si të nisni biznesin tuaj të fotografisë?

1. Qëllimi i biznesit

Për të patur sukses, fillimisht duhet të caktoni qëllimet kryesore për biznesin e ri dhe të ndiqni rrugën që do ju çojë në përmbushjen e tyre. Mendojeni pasionin si një vizion afatgjatë që dëshironi të transformoni në një biznes të suksesshëm.

Disa shembuj të qëllimeve personale mund të jenë:

  • Dua të jem fotograf dasmash.
  • Dua të jem fotograf me kohë të plotë dhe të fitoj X të ardhura çdo vit.
  • Dua të udhëtoj nëpër botë ndërkohë që punoj si fotograf.
  • Dua të fotografoj portrete.

Siç mund ta shihni, çfarëdo qëllimi biznesi të vendosni me veten, do të shërbejë si pike përcaktuese e vijueshmërisë së rrugëtimit tuaj. Përcaktimi i një modeli biznesi duke përshkruar qëllimet tuaja të qarta është hapi i parë drejt arritjeve të profesionale.

Goal Setting: How to Set Better Business Goals

2. Zhanri i fotografisë

Ashtu si fotografët profesionistë, në fillimet tuaja duhet të specializoheni në një zhanër të caktuar. Edhe nëse në fillim merrni përsipër realizimin e çdo lloj detyre që ju ofrohet, jini të vetëdijshëm për drejtimin ku doni të profilizoheni.  Ekzistojnë shumë kategori të fotografisë që mund të ndiqni – ato të dasmave, portreteve, fotografitë komerciale, sportive, të udhëtimeve dhe shumë të tjera. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të provoni më shumë se një mundësi, por një portofol i arritur dhe i organizuar qartë është thelbësor për krijimin e një biznesi të suksesshëm.

Photographic Genres stock illustration. Illustration of night - 50096335

3. Klienti ideal

Pasi të keni zgjedhur zhanrin e preferuar ku doni të fokusoheni , atëherë do t’ju duhet të gjeni klientin ideal.

Faktorët ku të bazoheni:

Vendndodhja: Dëshironi të keni klientë afër vendit ku jetoni, apo jeni të gatshëm të udhëtoni rregullisht për tu shërbyer atyre? Kini parasysh se individët të cilët kërkojnë fotografi dasmash apo portretesh kanë tendencë të zgjedhin fotografë që punojnë rreth zonës ku ata banojnë.

Demografia: Lloji i njerëzve me të cilët dëshironi të punoni mund të jetë një faktor i rëndësishëm vendimtar në llojin e fotografit që bëheni. Psh: ju mund të ndiheni më rehat nëse punoni me fëmijë ose të moshuar sesa me modele të reja. Ose mund të keni më shumë sukses në xhirimet komerciale, në krahasim me ato familjare. Gjithmonë ndiqni instiktin dhe shihni në cilën rrethanë ndiheni më komodë.

Sa para janë të gatshëm të shpenzojnë klientët: Bazuar në qëllimet që keni, do t’ju duhet të zgjidhni klientët bazuar në nivelet e tyre të të ardhurave. Për shembull, ndoshta doni të përqendroheni vetëm në projekte të avancuara pasi dëshironi të fitoni më shumë para, sesa të punoni me evente të vogla familjare që do të paguanin më pak për setet fotografike.

Interesi dhe stili juaj: Disa klientë mund të tërhiqen automatikisht nga stili juaj personal , ndërsa të tjerët mund të kenë një vizion të qartë se si ata dëshirojnë të realizohen xhirimet e tyre fotografike. Ju duhet të gjeni mundësi që ju lejojnë të gjeni një ekuilibër midis lirisë suaj krijuese dhe punës për një klient të caktuar fiks.

Legal Marketing 101: Identifying Your Ideal Client - Attorney at Work

4. Vlerësimi i tregut dhe vendosja e çmimeve të duhura

Bëni hulumtime dhe analiza të hollësishme të tregut ku do të operoni për të kuptuar kërkesën që kanë njerëzit në lidhje me shërbimet fotografike. Provoni dhe zbuloni nevojat specifike të klientëve. Si mund ta mposhtni konkurrencën me shërbimet që ofroni dhe si duhet t’i vendosni çmimet? Kërkoni tarifat që vendosin fotografët e tjerë.

Vendosja e një çmimi pak më poshtë konkurrencës mund të jetë një strategji e mirë kur jeni duke filluar një biznes të ri. Por bëni kujdes që të mos e ulni shumë çmimin përndryshe do të përfundoni me humbje!

How to price your service | Marketing Donut

5. Krijoni një plan biznesi

Është koha për të krijuar një plan biznesi. Lista e biznesit është projekti që do të ndiqni për të realizuar qëllimet profesionale. Krijimi i një plani të hollësishëm do t’ju ndihmojë të filloni një biznes fotografie dhe ta çoni përpara drejt tranformimit të tij në një ndërmarrje të qëndrueshme. Çfarë duhet të përfshijë një plan biznesi? Disa aspekte thelbësore të tij janë:

Përshkrimi i biznesit:

Përshkruani me detaje karakteristikat përcaktuese të biznesit që po filloni.

Analiza e Konkurrencës

Shërbimet që do të ofroni

Linja e produkteve?

Kush është klienti juaj i synuar?

Struktura ligjore:

Ka shumë mënyra për të strukturuar biznesin tuaj ligjërisht – secila prej tyre vjen me një kosto të ndryshme konfigurimi, mbrojtje personale të përgjegjësisë dhe kërkesa rreth taksave. Të kuptuarit e aspekteve të ndryshme të strukturës ligjore është hap thelbësor. Është i këshillueshëm konsultimi me një avokat para se të merrni një vendim. Gjithashtu duhet të bëni një listë të emrave të biznesit dhe të vendosni për atë që mund të regjistrohet.

Investimet:

Llogarisni koston fillestare të fillimit. Përfshini të gjitha shpenzimet siç janë kostot e krijimit legal të tij, qeraja e një zyre ose studioje, blerjen e pajisjeve, kostot e marketingut, etj.

Kostoja e drejtimit:

Llogarisni të gjitha shpenzimet që do të keni – qiradhëniet që do të duhet të paguani, materialet e konsumit që do të përdorni, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve, tarifat profesionale, asistentët nëse do të keni.

Çmimi:

Çmimi mund të jetë pjesa më e rëndësishme e planit të biznesit. Ju duhet të ekuilibroni investimet dhe koston e drejtimit përkundrejt pritshmërive të të ardhurave dhe të kuptoni se modeli i çmimi siguron drejtimin e një biznesi fitimprurës.

Marketingu dhe Reklamimi

Plani juaj i biznesit gjithashtu duhet të përmbajë një analizë të hollësishme në lidhje me listën e klientëve tuaj. Cilat janë mundësitë e marketingut dhe reklamimit në dispozicion për ju dhe sa do të kushtonin ato?

Practical example of a business plan outline

6. Regjistrimi i biznesit

Tani që keni krijuar planin e biznesit, është koha të regjistroheni për ta kthyer atë në një pronë juridike.

Këtu janë hapat që duhet të ndiqni për të regjistruar biznesin tuaj:

  • Finalizoni emrin e biznesit. Gjetja e një emri të përsosur është thelbësore pasi ai do të bëhej edhe emri i brandit tuaj. Emri duhet të jetë i paharrueshëm, unik. Dhe më e rëndësishmja, duhet të jetë në dispozicion për ju, pra të mos e ketë askush tjetër. Gjeni disa emra që ju pëlqejnë dhe më pas shihni nëse ky emër i përket një biznesi ekzistues.
  • Bëni një kërkim të thjeshtë në internet dhe shikoni nëse dalin të dhëna rreth tij.
  • Rezervoni një emër domaini në emrin e biznesit tuaj. Preferohet një emër domain me .com.
  • Krijoni llogaritë e mediave sociale në emrin e biznesit.
  • Regjistrohuni si person juridik.
  • Hapni një llogari bankare biznesi. Sigurohuni që ti mbani të ndara bizneset dhe financat personale. Vendosni një llogari bankare biznesi për të menaxhuar të gjitha transaksionet që lidhen me të. Merrni një kartë debiti ose kartë krediti bankare biznesi për të paguar çdo shpenzim kur pagesat online janë të nevojshme.
  • Kontrolloni licencat. Zakonisht për fotografë profesionistë kërkohet një licencë biznesi. Kontrolloni në vendin tuaj për të parë se çfarë lloj licensash kërkohen që ju të drejtoni biznesin tuaj.
  • Sigurimi i biznesit. Kini parasysh sigurimet, ato janë tepër të rëndësishme për të mbuluar çdo detyrim.
  • Kontratat. Kontratat ju ndihmojë të dukeni profesionistë përpara klientëve tuaj dhe të krijoni besim tek ata duke përshkruar qartë rezultatet pozitive për çdo detyrë të përfunduar. Gjithashtu, është ide e mirë që të keni edhe një avokat të cilit mund t’i drejtoheni nëse keni nevojë për këshilla ligjore.
How to Register a Business | legalzoom.com

7. Blini vetëm pajisjet e nevojshme

Një biznes fotografie nuk do funksiononte pa pajisjet e duhura profesionale! Megjithatë, ju sugjerojmë të blini vetëm ato që me të vërtetë ju duhen dhe të mos shpenzoni para të tepërta. Nëse keni sete fotografike më speficike, mund të merrni me qira pajisjet që ju duhen. Sigurohuni të keni pajisjet e duhura cilësore si aparati fotografik i mirë, lentet e duhura, bateritë, karikuesit dhe çdo element që ju duhet si një bazë për punën e përditshme. Pra, në fillimet tuaja do ju duhet të investoni, por edhe ky investim fillon të shpërblehet pas çdo pune të suksesshmë.

Gjithashtu, zgjidhni me kujdes vendin e fotografisë  dhe bëni shumë prova në mënyrë që të mund të ofroni cilësi optimale në printime, albume dhe produkte të tjera për klientët tuaj.

8. Krijoni një portofol online

Ëebsite juaj me portofolin fotografik mund të jetë mjeti i vetëm, më i rëndësishëm që do ju ndihmojë të rritni biznesin tuaj. Puna cilësore fare mirë mund të flasë në emrin tuaj me klientët e mundshëm. Prandaj, është e rëndësishme të lini një përshtypje të parë të mirë.

Examples of Best Photography Portfolio Websites - Pixpa

9. Marketingu

Ashtu si shumica e bizneseve kreative, fotografët mund të përdorin internetin për të rritur biznesin e tyre, për të fituar njohje dhe për të kontaktuar me klientët e mundshëm. Ka plot mënyra për të promovuar biznesin tuaj, nga të cilat, pas disa eksperimentesh mund të zgjidhni atë që funksionon më mirë.

Marketing 4.0, the revolution | Digital Menta

10. Ndërtimi dhe rritja e marrëdhënieve me klientët

Gjetja e klientëve të parë është gjithmonë një sfidë më vete. Megjithatë, për këtë mund t’ju ndihmojnë familjarët ose miqtë. Krijoni sete fotografike dhe ndërtoni porfofolin tuaj duke përfshirë foto të të njohurve tuaj. Kjo mund të jetë një bazë  e mirë për të hyrë në industri më lehtë.

What is Customer Engagement, and Why is it Important?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: