4 mënyra për të gjeneruar audiencë në LinkedIn

LinkedIn është një platformë e suksesshme profesionale e cila ju ndihmon në pothuajse çdo aktivitet që lidhet me botën e biznesit.

Dëshironi të ndërtoni identitetin e kompanisë tuaj? LinkedIn është një vend i mirë për të filluar me zbatimin e planeve interesante!

Dëshironi të promovoni një produkt apo shërbim? Sërish jeni në vendin e duhur! Megjithatë, shumë njerëz  gabojnë në lidhje me përdorimin e LinkedIn, dhe për këtë arsye, shumica e përmbajtjes së postuar aty nuk është në nivelin e kërkuar.

Prandaj, sot do ju prezantojmë 4 mënyra të cilat kanë provuar se kanë sukses në gjenerimin e një audience organike në postimet tuaja.

#1 Video informative që tërheqin vëmendjen

Nëse po kërkoni të zgjeroni karrierën dhe aftësitë tuaja, LinkedIn mbetet platforma profesionale më e populluar për këtë qëllim. Gjatë ditës, njerëzit shpenzojnë rreth një orë në YouTube, më shumë se 30 minuta në Facebook dhe një kohë të papërcaktuar në Snapchat dhe Instagram. Në total, kjo përkthehet në rreth 6 vite kohë e kaluar në rrjete sociale.

Por, LinkedIn nuk është njësoj! Njerëzit pothuajse se përdorin fare këtë platformë krahasuar me të tjerat. Shumica e tyre shpenzojnë më pak se dy orë në javë, pra vetëm pak minuta në ditë në LinkedIn. Përkatësisht, 24 minuta në 5 ditë. Zakonisht kërkimet janë të shpejta në këtë platformë, që do të thotë se pritshmëritë për një numër të madh pëlqimesh do ishin jo realiste këtu! Aq më tepër nëse postimi juaj nuk shoqërohet me një imazh apo video.

Videot janë forma dominuese e përcjelljes së informacionit në mënyrë të shkurtër dhe interesante. Në LinkedIn videot që tregojnë një ngjarje apo transmetojnë një mesazh zakonisht zgjasin nga 3-10 minuta, në varësi të temës.

Videot argëtuese, që ofrojnë njohuri të reja dhe janë të shkurtra  tërheqin vëmendjen e audiencës. Ato ofrojnë më shumë vlerë në lidhje me përmbajtjen në krahasim me format e tjera vizuale.

Your LinkedIn Feed is Coming to Life with Videos from LinkedIn Influencers  | Official LinkedIn Blog

2. Tekst i thjeshtë = Shikueshmëri më e madhe

Ashtu si LinkedIn,  edhe Twitter është një nga platformat sociale më pak të përdorura që njerëzit ose i duan ose i urrejnë.

Kur pyesni dikë se cili është rrjeti i tij i preferuar social, Twitter nuk është gjithmonë në krye të listës. Zakonisht fituesit janë Instagrami ose Facebook.

Por, në një botë të mbushur plot me reklama, vetë-promovim dhe përmbajtje, Twitter u dha njerëzve të zakonshëm mundësinë për të postuar tekste të rastësishme dhe domethënëse, por në një mënyrë të thjeshtë.

E thënë më thjesht, Twitter është platforma fituese kur vjen puna te postimet koncize. Kemi mësuar që në marketing imazhet, pamjet dhe gjithçka përveç tekstit të thjeshtë është çelësi i suksesit.

Ndërkohë, postimet e thjeshta gjenerojnë më shumë pëlqime, komente dhe shikime në krahasim me çdo formë tjetër të përmbajtjes në LinkedIn. Po ashtu edhe përdorimi i emojit pasi ato tërheqin vëmendjen dhe i bën njerëzit të lexojnë postimin tuaj.

11 Top Tips For Writing A Lead-Generating LinkedIn Post - Allan Dib

3. Ndaloni përdorimin e LinkedIn si një rrugë me një drejtim

Mediat sociale në ditët e sotme janë hap i rëndësishëm në hapësirën e marketingut.

Pse?

Sepse çdo marketer i mundëshëm ka të njëjtën strategji:

Promovime të shumta

Ne i shohim mediat sociale si këtë mjet për të arritur shikueshmëri në përmbajtje që ofrojmë. Dhe sigurisht, njerëzit angazhohen me to. Por ne shpesh ne nuk japim maksimumin. Thjesht supozojmë se njerëzit do të klikojnë, komentojnë dhe pëlqejnë atë çfarë ne postojmë. Ky cikël për shumicën e marketerëve dhe kompanive duket kështu:

Krijoni postim të ri në blog -> publikoni -> përsërisni.

E shihni çfarë mungon? Interaktiviteti dhe përpjekja aktuale.

Por nëse nuk ka reciprocitet, nuk mund të prisni interaktivitet të vazhdueshëm. Komentoni në postimin tuaj. Nxisni diskutime në një postim me blog. Kërkoni reagime. Përgjigjuni komenteve.

Më mirë akoma: kërkojuni vërtet njerëzve që ju ndjekin që të japin mendimin e tyre për temat për të cilat dëshironi të mësoni më shumë. Kërkoni ide të tjera dhe hapni diskutimin për këdo.

Complete LinkedIn marketing guide for businesses | Sendian Creations

4. Shkruani përmbajtje më të drejtpërdrejtë

Shumica e njerëzve përdorin mediat sociale për një arsye thelbësore: për të drejtuar audience diku.

Por kur bëhet fjalë për LinkedIn, afrimi i njerëzve shpesh mund të prodhojë një interaktivitetmë të mirë.

Edhe pse është mirë të kesh disa klikime në postimin tënd të fundit, kjo mund të mos jetë tamam taktika më tërheqëse.

Dëshironi ndërveprim të vërtetë?

Mos shpërndarni postime si ato q% 99 përqind e audiencës suaj injoron. Nuk ia vlen!

Në vend të kësaj, postoni histori të shkurtra që lidhin audiencën tuaj pa i detyruar ata të largohen nga platforma ose të mos ju ndjekin më. Ndoshta kjo nuk do të sjellë trafik të drejtpërdrejtë në profilin tuaj, por do t’ju përqëndrojë në hapat e mëtejshëm. Tërheqja e njerëzve të duhur dhe marketimi i vetes në të njëjtën kohë.

Përmbajtja e mirë fiton çdo herë!

Aaron Orendorf, kryeredaktor i Shopify Plus, është një mjeshtër kur bëhet fjalë për këtë taktikë. Ai poston artikuj, por të shkurtër, të cilët me siguri kanë më shumë shikushmëri se sa një blog me 10000 fjalë.

Njerëzit preferojnë tekste të shkurtra dhe interesante për të thyer monotoninë e rutinës në rrjetet sociale.

Prandaj, këtë duhet ti ofroni atyre!

How Marketers Can Target Their Ideal Audience Using LinkedIn Direct  Sponsored Content | LinkedIn Marketing Blog

Pra, LinkedIn është një platformë e gjerë, me përmbajtje të pafundme promovuese por jo vetëm.

Për të pasur sukses në LinkedIn dhe për të prodhuar me të vërtetë angazhim në postimet tuaja, publikoni video që thërrasin për diskutim.

Shkruani postime të shpejta të bazuara në tekste apo situata që tërheqin vëmendjen dhe nxisin komunikim.

Ndaloni përdorimin e LinkedIn si një rrugë me një drejtim. Postoni dhe më pas përgjigjunini dhe angazhohuni me ata që pëlqejnë postimin tuaj.

Njerëzit e përdorin LinkedIn për të postuar përmbajtje të mirë, por që nuk promovohet siç duhet. Devijoni nga e zakonshmja dhe do të zbuloni nivele shumë më të larta të angazhimit të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: