Qytetet që ju paguajnë nëse zhvendoseni dhe punoni atje…

Puna

Një nga përfitimet e shumta të punës nga shtëpia është se vendi i punës mund të jetë kudo që ju dëshironi! Qytetet, rajonet, shtetet dhe vendet e mëposhtme përdorin teknika të ndryshme për të joshur punonjësit të zhvendosen atje për të punuar. E habitshme, por e vërtetë!

Mësoni cilat janë këto vende:

#1  Tulsa, Oklahoma

Historikisht, qytetet janë përpjekur të tërheqin biznese për të rritur ekonominë e tyre, por në 2018, Tulsa u bë një nga qytetet e para të mëdha Amerikane që vuri në lëvizje idenë e zhvendosjes për punonjësit e huaj individualë. Programi Tulsa Remote ofron 10,000 dollarë të paguar në këste gjatë një viti për punonjësit që janë të gatshëm të zhvendosen në Tulsa.

Tulsa, Oklahoma will pay you $10,000 to move there and work from home

#2 Shoals, Alabama

Shoals, e vendosur në brigjet e lumit Tenesi, është një zonë historike, por gjithashtu moderne, e rëndësishme nga ana kulturore dhe e përballueshme ekonomikisht – vlera mesatare e një shtëpie atje është më pak se 139,000 dollarë. Ashtu si Tulsa, Shoals ofron 10,000 dollarë dhe përfitime të tjera specifikisht për punonjësit e huaj që pranojnë të zhvendosen atje brenda gjashtë muajve, përmes iniciativës Remote Shoals.

Shoals Chamber of Commerce - Home

#3 Topeka, Kansas

Topeka është një qendër e rëndësishme urbane që mban hijeshinë e një qyteti të vogël. Topeka është një qytet i gjallë dhe i larmishëm, me kulturë mbresëlënëse, arte, muzikë dhe argëtim, restorante të shkëlqyera dhe jetë nate, shkolla të mira, etj. Një shtëpi mesatre kushton vetëm 125,000 dollarë. Qyteti ofron deri në 15,000 dollarë dhe shpërblime potencialisht të mëdha për profesionistë të kualifikuar, duke përfshirë punonjësit, që zhvendosen atje përmes programit “Zgjidhni Topekën”.

Topeka, Kansas, wants you. They'll give you $15,000 to move there - Deseret  News

#4 Savannah, Georgia

E gjallë, historike dhe e bukur, Savannah po kthehet në një qendër teknologjike e cila nuk ofron stimuj vetëm për zhvendosjen atje të kompanive teknologjike, por edhe për telekomunikuesit e teknologjisë. Qyteti i bukur bregdetar, i njohur për trashëgiminë e tij të pasur kulturore filloi programin Creative Technologies Incentives, i cili mbulon shpenzimet e lëvizjes deri në $ 2,000 për punëtorët e kualifikuar të teknologjisë, përfshirë edhe ata që punojnë në distancë për kompanitë e vendosura diku tjetër, gjithashtu dhe për punëtorët e vetë-punësuar në fushën e teknologjisë.

The 2021 Visitor Guide to Savannah, Georgia: Eat, Stay & Play

#5 Niagara Falls, New York

Nëse puna juaj e telekomunikimit nuk ju ka lejuar ende të përmbushni qëllimet financiare, ndoshta ka ardhur koha të mendoni për Ujëvarën e Niagarës. I famshëm pikërisht për ujëvarën gjigante që mban emrin e tij, qyteti ofron shumë më tepër sesa parkun shtetëror më të vjetër në Amerikë. Një parajsë në natyrë e  Nju Jorkut, Niagara Falls ofron të ashtuquajturit “pionierë urbanë”, përfshirë punëtorë virtualë, deri në 6,984 dollarë ndihmë kredie studentore për qiramarrësit dhe personat e gatshëm për të jetuar atje për të paktën dy vjet.

8 Top-Rated Tourist Attractions & Things to Do in Niagara Falls, NY |  PlanetWare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: