Si të fitosh më shumë para se vetëm me pagën aktuale?


#1 Krijoni biznesin tuaj

Nëse jeni të lodhur nga pagat minimale dhe keni edhe dëshirën më të vogël për të filluar një biznes, atëherë mos hezitoni të filloni. Megjithatë, kjo është shumë e rëndësishme: mos e lini punën tuaj derisa të fitoni mjaftueshëm të ardhura për të zëvendësuar të ardhurat dhe përfitimet aktuale. Kjo do të ishte jo e zgjuar. Fillimi i biznesit tuaj është më i rrezikshëm sesa kërkimi dhe gjetja e një pune të re, por shpërblimi i mundshëm është vërtet i madh. Mendoni për këtë, nëse nisni një biznes, potenciali i fitimit do kufizohet vetëm nga etika e punës dhe dëshira juaj. Kurrë mos hyni në borxhe; veçanërisht nëse jeni duke filluar një biznes. Nuk është mirë të zhysni veten në strese financiare. A nuk është qëllimi i fillimit të një biznesi fitimi parave? Borxhi është e kundërta e kësaj, dhe kjo vetëm do ju dëmtonte.

Start Your Business – WSBDC

#2 Filloni një blog

Nëse jeni në një punë me pagë minimale dhe keni energji për të kaluar disa orë duke shkruajtur ose duke krijuar video para ose pas punës, atëherë blog-et mund të jenë zgjedhja perfekte për ju. Blog-u është një lloj biznesi që kërkon kohë. Duhet edhe qëndrueshmëri në mënyrë që të merrni shpërblimin e duhur. Por, nëse përkushtoheni për një kohë të gjatë, blog-et kanë një potencial dhe të ardhura të konsiderueshme.

The 5 Best Laptops for Writers in 2021 (Rec. by Famous Authors) – Laptop  Study


#3 Bëhuni Freelancer

Nëse keni pasion për të shkruar, fotografitë, videografitë, graphic design ose krijim website-sh, atëherë duhet të filloni freelancing menjëherë. Ka shumë biznese të vogla që kanë nevojë për ndihmë në të gjitha këto fusha, të cilët mund të paguajnë mjaftueshëm për shërbimin tuaj.

Ultimate Guide to Being a Freelancer [2021 Update]

#4 Mos lejoni që kërkesat e punës t’ju pengojnë

Nëse hapja e një biznesi nuk është për ju dhe thjesht po kërkoni të filloni një punë më të mirë, me pagë më të lartë, atëherë mos lejoni që një kërkesë e vetme për punë t’ju frikësojë. Aplikoni kur të gjeni një punë që tingëllon interesante. Asnjëherë nuk do e dini si do të përfundojë, ju mund të intervistoheni dhe të përshtateni siç duhet me njerëzit që punojnë atje dhe kulturën e kompanisë. Ok, padyshim që ka kufij për këtë. Për shembull, nëse nuk e dini se çfarë është gjuha e kodimit, atëherë do të ishte humbje kohe që të aplikoni për një punë developer-i në Google.

successful job description

#5 Ndërveprim

Në botën e kërkimit të punës, kontaktet janë gjithçka. Dhe një nga mënyrat më të mira për të njohur njerëz të rinj, veçanërisht ata që kanë lidhje me bizneset dhe menaxherët e punësimit  është midis rrjeteve sociale. Hulumtoni mundësitë, sidomos në LinkedIn. Ju duhet vetëm një ndërveprim me personat që do shohin potencialin tuaj.

Top 4 Tips for Creating High Engagement LinkedIn Posts

#6 Mos i jepni vetes tituj që nuk ju takojnë

Një nga cilësitë më jo të pëlqyera në një kandidat për punë është, kur ai i shton vetes cilësi të cilat nuk i zotëron. Nuk ka rëndësi nëse jeni personi më i zgjuar ose më i kualifikuar në planet. Nëse i jepni vetes tituj ekstra, nuk jeni “i punësuar”! Askush nuk dëshiron të punojë me një person të pasur që ka pasur gjithçka që dëshironte kur ishte fëmijë dhe supozon se kështu funksionon bota. Për më tepër, kur shkoni në një intervistë fokusi juaj kryesor duhet të jetë përfitimet që do t’i sillni kompanisë së interesuar për t’ju punësuar, dhe jo e kundërta.

Premium Vector | Vanity people. narcissistic characters smiling emotions of  male and female vector person

#7 Punoni me një rekrutues

Bashkëveprimi me një rekrutues është një metodë e shkëlqyer për të gjetur mundësi të reja pune. Mendoni pak për këtë, e gjithë puna e një rekrutuesi është të bashkojë njerëz të talentuar, të kualifikuar me kompani cilësore që i kompensojnë vërtet mirë punonjësit e tyre. Ju mund të gjeni një rekrutues të mirë duke kërkuar në LinkedIn ose thjesht duke kërkuar rekrutues në Google.

#8 Kërkoni rritje page

Nëse dëshironi të fitoni më shumë se paga minimale, atëherë pse të mos kërkoni rritje të pagës! Kjo mund të duket e thjeshtë, por shumica e njerëzve nuk kanë guximin ta bëjnë. Nëse listoni të gjitha përfitimet që u sillni kompanisë dhe t’i shfaqni ato me performancën tuaj aktuale të punës, atëherë do të jetë e vështirë për një punëdhënës të refuzojë kërkesën tuaj. Shumica e ndërmarrjeve, të paktën ato të mirat, i vlerësojnë punonjësit e mirë e të zellshëm. Pra, nëse jeni të sigurt që i sillni punëdhënësit tuaj më shumë vlerë sesa për çfarë ju paguajnë aktualisht dhe mund ta provoni këtë me fakte, atëherë kërkoni rritje page. Madje, mirë është të jeni të qartë me punëdhënësin se sa dëshironi të paguheni.

Americans want to raise the minimum wage, but not the way DC thinks – Third  Way

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: