Cilët faktorë të shihni kur aplikoni për punë?

1. Historia e kompanisë

Të kuptuarit e historisë së një kompanie mund t’ju japë një këndvështrim të shkurtër në lidhje me stabilitetin, vlerat dhe kulturën e saj. Mësoni sa më shumë për një punëdhënës të mundshëm nga kërkimet online dhe llogaritë e mediave sociale. Disa pyetje të rëndësishme që mund të hulumtoni janë:
Sa kohë ka kompania në biznes?
A po zgjerohet apo zvogëlohet ajo?
A ka pasur ndonjë përparim të madh / a po zgjerohet në industri të reja?
Si është punëdhënësi juaj në krahasim me ata në kompanitë e tjera?
A ka qenë ndonjëherë në lajme për probleme ligjore apo financiare?
Rëndësia relative e secilës prej këtyre pyetjeve do të varet nga situata juaj. Për shembull, nëse keni një familje dhe siguria e punës është e rëndësishme për ju, kërkoni kompani që janë duke u zgjeruar, kanë pagë të mirë dhe janë lider në industrinë e tyre.

What company information is available to the public - Companies House
2. Vendndodhja e punës

Kur merrni parasysh kohëzgjatjen e ditës së punës, duhet të mendoni për kohën që keni në dispozicion. Jini realist në lidhje me këtë faktor. Mos merrni përsipër angazhime të tepërta. Nëse vendndodhja e punës është larg vendbanimit tuaj, mos harroni kohën që duhet për rrugën dhe kini parasysh se si kjo do të ndikojë në orët e punës dhe nivelin e stresit. Nëse një punë kërkon udhëtime të shpeshta, gjithashtu kini parasysh se si koha e humbur mund të ndikojë në jetën personale, duke përfshirë aktivitetet e fëmijëve, takimet, kohën familjare dhe fitnesin.

How to choose your job location at the beginning of your career? - PloPdo
3. Orët e punës

Orari i punës ndryshon nga një kompani në tjetrën, prandaj duhet të shihni se si ju përshtaten oraret me rutinën tuaj. Pyesni për orët shtesë dhe si janë të organizuara pushimet. Mos harroni të informoheni për lejet e punës.

Pin by Another World🤩🥰 on Kids Charts | Study timetable template,  Timetable template, Study schedule template
4. Paga

Paga duhet të jetë në gjendje të përmbushë nevojat tuaja themelore dhe t’ju ndihmojë të planifikoni të ardhurat. Ndërkohë që kërkoni një punë, sigurohuni të rishikoni buxhetin që zotëroni dhe të kuptoni se sa duhet të fitoni për të përmbushur detyrat dhe dëshirat tuaja. Hulumtoni nivelin e pagave për vendet e punës që po konsideroni në mënyrë që të mund të negocioni më mirë një pagë fillestare.

How Much Is a Virtual Office Assistant Salary?
5. Vlerat e kompanisë

Puna nuk ndihet si punë kur qëllimet e karrierës suaj janë në përputhje me qëllimet e punëdhënësit tuaj. Kur bëni kërkimet për një punëdhënës të mundshëm, krahasoni vlerat që zotëroni me deklaratën e misionit të një punëdhënësi, cilësitë thelbësore dhe modelin e biznesit. Shumë kompani mbështesin organizata bamirësie ose partnerë të ndryshëm. Merrni parasysh faktorët që kanë rëndësi për ju kur kërkoni për një punë.

6. Përfitimet

Kur krahasoni disa kompani, është e rëndësishme të krahasoni paketat e përfitimeve. Sigurimi shëndetësor është një përfitim i rëndësishëm për të gjithë, por jo çdo kompani e ofron atë ose e siguron me një normë të arsyeshme. Një punë që ofron një plan të kursimit të pensionit mund t’ju ndihmojë të planifikoni për të ardhmen ndërkohë që punoni. Gjithashtu kushtojini rëndësi lejeve dhe pushimeve që ju takojnë.

7. Përgjegjësitë e punës

Për të qenë të suksesshëm në punë, duhet të gjeni një pozicion që përputhet me pikat tuaja të forta. Nëse ndiheni më rehat në një rol mbështetës, nuk do ishte e zgjuar të aplikoni në një pozicion që ka përgjegjësi vendime të rëndësishme. Po kështu, roli juaj si pjesë e një ekipi mund të jetë shumë i ndryshëm nga një punë që ju kërkon të punoni individualisht. Krahasoni këta faktorë pune me personalitetin tuaj dhe mjedisin optimal të punës për të gjetur përshtatjen më të mirë për ju.

Are your job descriptions clear enough for candidates? | Human Resources  Online
8. Teknologjia

Në shumë punë, do t’ju kërkohet të përdorni mjete teknologjike të tilla si kompjuterë, telefona inteligjentë dhe tableta. Para se të pranoni një ofertë për punë, zbuloni se cilën teknologji ofron kompania dhe cilën duhet ta zotërini vetë. Ju gjithashtu duhet të keni një njohuri të përgjithshme të sistemeve operative që kërkon puna.

9. Mundësitë për rritje

Punët që ofrojnë mundësi rritjeje janë veçanërisht të rëndësishme në vitet e para të karrierës suaj. Më herët mund të keni punuar në pozicione që ofrojnë një normë page të nivelit fillestar në këmbim të mundësisë për të fituar përvojnë dhe për të fituar një pozicion me kohë të plotë.
Nëse keni avancuar në karrierën tuaj, kërkoni mundësi të favorshme për të zhvilluar aftësi të reja. Shumë kompani ofrojnë trajnime ose paguajnë për zhvillimit tuaj profesional. Kërkoni për punë që do ju ndihmojnë të kaloni në një pozitë më të lartë ose ju nixt të lëvizni drejt qëllimeve më të mëdha në karrierë.

Employment Opportunities - Chamberlain McHaney, PLLC
10. Njohja dhe vlerësimi

Të gjithë duam të vlerësohemi për punën e bërë. Zbuloni se si punëdhënësit inkurajojnë rritjen dhe shpërblejnë punën e palodhur. Stimujt e zakonshëm të performancës përfshijnë shpërblime, udhëtime vjetore, trajnime, aktivitete me stafin etj.

3 keys to career advancement - The Business Journals
11. Bilanci punë-jetë

Arritja e ekuilibrit punë-jetë është një pjesë kritike e shëndetit dhe mirëqenies suaj të përgjithshme. Punët që kërkojnë shumë dedikim në një kohë të shkurtër mund të jenë sfiduese dhe shumë shpërblyese, por mund është e nevojshme të ekuilibroni orët profesionale me kohën e lirë. Pyesni punëdhënësin për politikat që ndjek kompania gjatë pushimeve, ditëve të lejesdhe fleksibilitetit nga puna në shtëpi.
Gjetja e një ekuilibri midis punës dhe pjesës tjetër të jetës tuaj bëhet veçanërisht e rëndësishme nëse jeni një prind që punoni.

12. Mjedisi i punës

Meqenëse do të kaloni shumë kohë në punë, sigurohuni që mjedisi i punës të jetë i përshtatshëm për ju. Konsideroni nëse preferoni të punoni në një kompani të vogël apo një korporatë të madhe. Shikoni hapësirat e punës dhe përpiquni të krijoni një ide për vendin. Një hapësirë ​​pune që ju entuziazmon mund të rrisë kënaqësinë tuaj të punës dhe lumturinë e përgjithshme.
Kur bëni inveristën, shihni nëse vendi i punës duket i këndshëm. Sigurohuni që të kontrolloni se si janë veshur punonjësit dhe nëse nuk jeni të sigurt, pyesni për kodin e veshjes së kompanisë.

13. Kolegët

Kolegët tuaj të ardhshëm do të jenë një pjesë e madhe e jetës tuaj, prandaj përpiquni ti njihni ata si duhet. Kushtojini vëmendje mënyrës sesi bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe bëni sa më shumë pyetje në lidhje me mjedisin e punës. Merrni shënime ndërkohë që ata punojnë.

Colleagues are key to happiness at work | WorkSmart: The career coach that  works for everyone

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: