10 llambat më të mira për ndriçim!

Blerja e llambave mund të duket si një detyrë e thjeshtë, por në fakt ka një numër faktorësh që duhet të merren parasysh para zgjedhjes së tyre. Ekzistojnë disa lloje kryesore të llambave: LED të qëndrueshme, me efikasitet energjetik, inkandeshente, CFL etj.

Është e rëndësishme të merrni parasysh se çfarë nuance ngjyre dëshironi në shtëpinë tuaj. E bardha e butë, drita natyrale dhe e bardha e ndritshme janë kategoritë e zakonshme të ndriçimit të ambienteve. Përveç kësaj, duhet kontrolluar dhe fuqia e llambës që ajo të sigurojë dritë të mjaftueshme për ambientin ku do vendoset.

Çfarë cilësish duhen parë në një llambë:


Jetëgjatësia

Llambat LED zakonisht ofrojnë jetëgjatësi për 10 dhe 20 vjet. Edhe CFL zgjasin disa vjet, ndërsa llambat halogjene zakonisht duhet të zëvendësohen në një ose dy herë në vit.

Vat


Sasia e energjisë së përdorur nga një llambë matet në vat. Llambat inkandeshente dhe llambat halogjene kanë fuqinë më të lartë, duke i bërë këto zgjedhje më pak efikase. Llambat CFL përdorin më pak vat, por llambat LED janë më të mirat në efikasitetin e energjisë – një llambë LED 8 ose 9 vat lëshon po aq dritë sa një llambë inkandeshente 60 vat.

Ngjyra


Funksionaliteti i një dhome mund të ndikohet nga ngjyra e llambës së saj. Për çdo dhomë vendosni nëse preferoni një ndriçim të butë apo më të fortë. Zgjidhni llamba më të ndritshme për ambientet në të cilat planifikoni të lexoni ose studioni dhe llamba më të buta, me ngjyrë të verdhë, për ndriçim të theksuar ose një ambient të ngrohtë.

#1 Llambat LED: Philips 60-Vatt me dritë të bardhë


Nëse dëshironi të përdorni teknologjinë më të fundit të llambave, duhet të zgjidhni llambat LED, term i cili po të përkthehet do të thotë “diodë që lëshon dritë”. Dikur ky lloj poçi përdorej vetëm për llambat e specializuara, por në ditët e sotme mund të futet në lidhëset standard të vidave që ndodhen në shumicën e prizave të dritës.


Janë më afatgjata dhe më efikase në energji në krahasim me llambat standarde dhe e përqendrojnë dritën e tyre në një drejtim të dhomës në vend që ta shpërndajnë atë. Kjo veçanti i bën të përshtatshme për ndriçimin e një hapësire specifike, siç mund të jetë dhoma e studimit apo leximit. Janë ideale sepse nuk nxehen aq shumë sa llambat inkandeshente gjatë kohës kur janë ndezur.


Llambat LED të Bardha 8,5 vat të Philips – që janë ekuivalente me 60 vat në një llambë inkandeshente – janë në dispozicion në dy nuanca të ndryshme: me dritë të butë, e përshtatshme për një atmosferë të ngrohtë dhe komode në një ambient të qetë ( psh: te dhoma e ndenjes dhe dhoma e gjumit), dhe llambat që kanë dritë si të diellit. Ky produkt thuhet se ka një jetëgjatësi prej +10 vjet, dhe sipas vlerësimit që i është bërë ju kursen rreth 6,255 Lekë në kostot e energjisë në krahasim me dritat tradicionale inkandeshente.

Philips 60-Watt Equivalent A19 Non-Dimmable Energy Saving LED Light Bulb  Soft White (2700K) (4-Pack)-461129 - The Home Depot

#2 Llamba LED: TCP 60-Vat

Llambat ekuivalente me 60 vat të TCP janë një tjetër mundësi e shkëlqyer nëse zgjidhni t’i blini. Kjo mund të zëvendësojë një llambë standarde 60 vat inkandeshente dhe t’ju kursejë mesatarisht 70,692.153 lekë sepse jetëgjatësia mesatare e një llambë LED është më shumë se 18 vjet.


E shpërndajnë dritën në mënyrë të barabartë dhe zgjasin për një kohë të gjatë. Drita është e bardhë, për disa njerëz mund të jetë pak e vrazhdë, por funksionon mirë në vendet ku ju duhet ndriçim i madh, si në kuzhinë ose tualet.

TCP B22 12 Watt LED 1 60 Watt Incandescent Replacement 12 Watt Classic  Shape B22 Cap: Amazon.co.uk: Kitchen & Home

#3 Llamba Philips 60-Vat-Ekuivalente 2700K A19 LED Dritë e lehtë


Po kërkoni një llambë me efikasitet energjetik dhe jo shumë të shtrenjtë? Kostoja e vlerësuar e përdorimit të kësaj llambe është vetëm 104 Lekë dhe ka një jetëgjatësi mesatare prej 10,000 orësh, duke ju dhënë cilësi të mirë dhe jetëgjatësi. Thjesht mendoni për të gjitha paratë që do të kurseni duke mos pasur nevojë të blini shumë llamba zëvendësuese!


Ajo prodhon një dritë të butë të butë dhe imiton në mënyrë të përsosur llambat inkandeshente, duke e bërë atë të përshatshme për dhomën e gjumit ose dhomën e ndenjes.

Philips 455576 60W Equivalent 2700K A19 LED Light Bulb, Soft White (2-Pack)  - - Amazon.com

#4 Philips Hue 60-Vat-Ekuivalente A19 LED


Për një llambë të dobishme dhe të lehtë për t’u instaluar hidhini një sy LED Philips Hue e Bardhë A19. Në sajë të teknologjisë së avancuar, ju mund të krijoni një skenë të personalizueshme ndriçimi që mund të kontrollohet përmes telefonit tuaj ose një tableti sepse këto llamba mund ti lidhni direkt me një pajisje teknologjike.


Janë 10 vat, ekuivalentet e tyre inkandeshente janë 60 vat.

Philips - Hue White & Color Ambiance A19 Bluetooth Smart LED Bulb -  Multicolor 46677548483 | eBay

#5 Best Incandescent: GE Lighting 3-ëay 50/100/150ë Incandescent A21 Light Bulb


Llambat inkandeshente priren të përdorin më shumë energji dhe digjen më shpejt, por shumë njerëz preferojnë t’i përdorin ato sepse i japin dhomës një ndriçim të ngrohtë dhe mund të jenë plotësuese të ngjyrave rreth tyre. Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve janë mësuar me llambat inkandeshente, ndriçimi i llambave LED ose CFL mund tu duket pak i zymtë. Nga ana tjetër, llambat inkandeshente janë më pak të kushtueshme për t’u blerë. Nëse preferoni ti përdorni ato, GE është një llambë me tre drejtime me 50/100/150 vat dhe zgjat për 1,500 orë.

Amazon.com: GE Incandescent Light Bulbs, A21 3-Way Light Bulbs,  50/100/150-Watt, 615/1540/2155 Lumen, Medium Base, Soft White, 12-Pack,  General Purpose White Light Bulbs, 3-Way White Light Bulbs: Home Improvement

#6 Llambat më të mira për tualetet: AmazonBasics 75-Va-Equivalente LED dritë e lehtë


Meqenëse dritat LED janë më të qëndrueshme dhe përdorin më pak energji sesa llambat e tjera, këto i japin një ndriçim të mrekullueshëm tualetit të shtëpisë. Për sa i përket qëndrueshmërisë, një llambë e vetme ka një jetëgjatësi prej 15,000 orë (mbi 13 vjet), dhe siguron krijon një atmosferë të ndritshme dhe tërheqëse.

Nuk ndaj lagështisë dhe përdor vetëm 11.5 vat energji, kështu që është një zgjedhje ekonomike për dhomat me shumë përdorim. Drita e bardhë e butë është e lehtë për sytë dhe llambat janë të errëta. Nëse e blini në AmazonBasics, keni garanci 3-vjeçare.

Amazon Basics 75 Watt Equivalent, Clear, Soft White, Non-Dimmable, 15, 000  Hour Lifetime, A19 LED Light Bulb | 2-Pack - - Amazon.com

#7 Më të mirat për kuzhinë: Cree 100-Vat-Equivalente A21 LED


Kur bëhet fjalë për ndriçimin e kuzhinës, do ju duhet një llambë me Kelvin të lartë, që të simulojë dritën e ditës – aq më tepër që kemi të bëjmë me një dhomë ku drita e mirë është thelbësore. Llamba LED Cree ka temperaturë ngjyre të lidhur prej 5000 Kelvin.


Kjo llambë siguron shikueshmëri maksimale dhe i bën ngjyrat e tjera në kuzhinën tuaj të këndshme dhe të gjalla duke ju ofruar dritën e duhur të bardhë (pothuajse blu). Për më tepër është krijuar për të zgjatur rreth 22 vjet.

Cree 15 Watt (100 Watt Equivalent), A21 LED Smart, Dimmable Light Bulb,  Color Changing Tunable White E26/Medium (Standard) Base | Wayfair

#8 Halogjene: Sylvania 60-Vat


Nëse jeni adhurues i pamjes që jep drita inkandeshente mund të provoni llambat halogjene, pasi ato japin ndriçim natyral dhe të ngrohtë. Kjo llambë – e cila ofron një ekuivalente prej 60 vat – funksionon mirë për ambientet që kërkojnë ndriçim jo shumë të hapur.
Ndryshe nga CFL dhe LED, kjo llambë nuk ofron një jetëgjatësi të gjatë (1.8 vjet për tre orë në ditë), megjithëse japin më shumë dritë sesa ato inkandeshente dhe përdorin më pak energji. Krijojnë një dritë të bardhë të ndritshme (por jo verbuese) që i bën ato të përshtatshme për t’u përdorur në ambiente ku lexohet.

SYLVANIA Osram 60 Watt 120 Volt 1070 Lumen PAR30 Wide Flood Halogen  Reflector Light- 10 Pack, Warm White - - Amazon.com

#9 Best Vintage: Feit Electric 40-Vat-Equivalente LED Vintage


Llambat e cilësisë së mirë po shtohen çdo ditë. Problemi me Feit Electric është se mund të jetë e vështirë të përputhen me përdorimin tuaj të dëshiruar.
Kjo llambë nga Feit Electric është e llojit LED, kështu që do të zgjasë për një kohë të gjatë dhe deri në 15,000 orë.

40 Watt 2100K AT19 Dimmable Incandescent Vintage - Feit Electric

#10 CFL: Philips 60-Vat-Equivalente CFL


CFL i referohet llambave fluoreshente kompakte të cilat njihen për efikasitetin e tyre energjetik dhe fuqinë afatgjatë krahasuar me llambat inkandeshente. Ju mund t’i përdorni ato në vend të llambave inkandeshente dhe do jukursejnë para pasi nuk do të duhet t’i zëvendësoni ato aq shpesh.


Kjo llambë CFL nga Philips është një nga më të shiturat në kategorinë e saj dhe zgjat deri në 12,000 orë. Janë 13 vat, ekuivalente me një llambë inkandeshente 60 vat dhe sigurojnë një dritë natyrore të ngjashme me dritën e ditës. Si të gjitha llambat CFL, edhe këto duhet të riciklohen siç duhet kur digjen.

Philips 823031 CFL Light Bulb 13W T2 Twister Daylight 6500K, 60 Watt  Equivalent; 8-Pack - - Amazon.com

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started