E keni të vështirë të kurseni para?
Nuk jeni të vetmit. Kursimi i parave kërkon një angazhim të vazhdueshëm për ta kthyer atë në një zakon të përditshëm. Edhe në këto raste, sërish menaxhimi i tyre mund të jetë sfidues.
Keni dëgjuar ndonjëherë për rregullin e kursimit 30 ditor? Nëse jo, mësoni për të me anë të këtij artikulli.
Çfarë është rregulli 30-ditor?
Rregulli 30 Ditor është një mjet që përdoret për të kursyer para dhe për të zhvilluar zakone të shëndetshme në lidhje me shpenzimet. Për më tepër, është një koncept i thjeshtë për t’u zbatuar në praktikë. Çdokush mund ta provojë, edhe nëse në fillim është pak e vëshirë. Do e shihni se sa e lehtë bëhet zbatimi i tij kur rutina bëhet pjesë e juaja. Është si të hiqni dorë nga ëmbëlsirat e tepërta. Në fillim duke e pamundur, por kur ky zakon injektohet në jetën e përditshme tuajën, nuk ju bën më përshtypje mungesa e sheqerit. Megjithatë, ky rregull kursimi nuk ju ndalon nga blerja e gjërave që ju pëlqejnë. Sekreti qëndron te momenti kur ato duhen blerë. I gjithë thelbi siç mund ta mendoni qëndron te reflektimi dhe mënyra e të perceptuarit të procesit, në vend të impulsivitetit për të vepruar.
Përpara se të zbatoni rregullin e kursimeve 30 ditore, është e rëndësishme të kuptoni fillimisht rregullin e shpenzimeve impulsive 30 ditore.
Çfarë është rregulli i shpenzimit 30 ditor?
Të gjithë tundohen nga blerjet impulsive. Ndoshta hyni në një dyqan rastësisht dhe ju pëlqen një bluzë. Ose, shihni një reklamë intriguese për një produkt ose shërbim të ri që dëshironi të provoni.
Nëse ju ndodh shpesh të shpenzoni para duke u bazuar më shumë në emocionet sesa në buxhetin tuaj, kjo mund të kthehet lehtë në një blerje të pa menduar. Në rastet më ekstreme, shpenzimet e tepërta kthehen në borxhe. Këtu hyn në lojë rregulli i shpenzimit impulsiv 30 ditor.
Për të shmangur një blerje impulsive, thuajini vetes se do ta mendoni për 30 ditë. Merrni një copë letër dhe shkruani emrin e artikullit, shërbimit, etj; ku e gjetët dhe sa kushton. Vendoseni këtë shënim në frigoriferin tuaj ose diku tjetër në shtëpi ku mund ta shihni lehtësisht. Përqëndrohuni në mënyrë që të mendoni blerjen në ditët e ardhshme. Konsideroni nëse produkti është i nevojshëm apo thjesht i dëshiruar. Nëse pas 30 ditëvë ende ndiheni sikur dëshironi ta blini, atëherë blijeni. Por nëse e keni harruar artikullin ose keni kuptuar që me të vërtetë nuk ishte kaq i rëndësishëm, deri në fund të muajit do i keni kursyer paratë dhe më bësoni, do ndiheni shumë mirë!
Ndërkohë një gjë tjetër që mund të bëni është të shihni nëse produkti apo shërbimi i pëlqyer bëhet me ulje përgjatë kësaj kohe. Mos harroni që marketingu ndonjëherë ju gënjen në mënyrë që të nxiteni të bëni blerje të nxituara. Të njëjtën bluze që mendoni se nuk do e gjeni më mund ta gjeni sërish pas një farë kohe të shkurtër.

Si funksionon rregulli i kursimit 30 ditor?
Filloni të hidhni para në një llogari kursimi. Këto janë paratë që supozohet të shpenzonit për të blerë. Askush nuk ju pengon të bëni të kundërtën, por kini parasysh që nëse paratë merren nga llogaria e kursimeve – do të thotë se ato nuk do të jenë më atje për t’u përdorur në drejtim të një qëllimi tjetër të kursimeve. Ky rregull ju jep mundësinë që të kurseni vazhdimisht dhe të shijoni përfitimet. Ju ndihmon gjithashtu në mënyrën se si ju i shihni gjërat. Pse? Sepse kur punoni shumë dhe planifikoni të kurseni për gjëra më të rëndësishme, është më e vështirë të shpenzoni për një blerje jo të domosdoshme.

Bëni një Sfidë
Kursimi i parave nuk është i lehtë për askënd. Me siguri kjo është edhe arsyeja pse ndodheni në këtë artikull. Le të përpiqemi të gjejmë “sfidën e përsosur”. Tridhjetë ditë është korniza ideale kohore për të sfiduar veten për të kursyer sa më shumë para.
Ju sugjerojmë të lexoni sfidat e mëposhtme dhe pse jo të provoni një prej tyre!