Profilet më të kërkuara si Freelancer

Me siguri e keni dëgjuar shpesh termin “freelancer”.

Një Freelancer është një person i cili punon online në mënyrë të pavarur në lidhje me projekte të caktuara nga klientë në vende të ndryshme të botës. Vetëm në SH.B.A ka rreth 53 milion individë të cilët punojnë si Freelancers dhe ky numër vazhdon të rritet, duke e kthyer këtë në një burim të ardhurash për shumë profesionistë. Me kaq shumë njerëz të vetë-punësuar që sigurojnë jetesën duke punuar virtualisht, sigurisht edhe kërkesat janë të larta. Mësoni se cilat janë profilet më të kërkuara si Freelancer duke i hedhur një sy listës sonë që mund t’ju ndihmojë të hidhni hapin tjetër në udhëtimin tuaj profesional.

1. Zhvillues  (kodues, programues)

Programimi ka qenë, dhe aktualisht, është një ndër karrierat më të kërkuara në botë. Meqenëse në dukje çdo biznes, organizatë dhe projekt ka nevojë për një prezencë online, ekziston nevoja për profesionistë të kualifikuar për ta ndërtuar atë.

Programuesit specializohen në profile të ndryshme në varësi të përvojës dhe interesave të tyre: Për shembull, disa kanë si detyrë të realizojnë ndërfaqe grafike nga kodet, ndërsa disa të tjerë përqendrohen në bazat e të dhënave, skriptimin dhe ndërtimin e arkitekturës së tyre. Për të pasur sukses si një programues, duhet të jeni të aftë me gjuhët e kodimit si Python, Ruby, Java, Sëift etj.

The future builders will be programmers - Build Magazine

2. Dizajner

Dizajni kreativ është një fushë e kërkuar që përfshin krijimin e imazheve grafike, logove, banerave, reklamave etj. Për të pasur sukses në këtë fushë, do ju duhet një portofol i larmishëm për t’u treguar klientëve të ardhshëm llojet dhe cilësinë e punës që mund të prodhoni. Një portofol solid i dizajnit është thelbësor por edhe diçka që ju ndërtoni me kalimin e kohës, kështu që krijimi i trendeve të fundit, mësimi i teknikave të reja dhe zhvillimi i aftësive tuaja është thelbësor në këtë drejtim.

3. Shkrimtar

Që në momentin që shkrimi u deklarua mbret i marketingut modern, kompanitë janë gjithmë e më shumë në kërkim të krijimit të artikujve me cilësi të lartë, blogeve, udhëzuesve, njoftimeve dhe llojeve të tjera të përmbajtjes së shkruar.

Për t’u bërë një shkrimtar i pavarur, duhet të keni aftësi shumë të zhvilluara të të shkruarit, gramatikë fantastike si dhe sigurisht,  talent në këtë fushë. Ashtu si me dizajnerat, të kesh një portofol të fuqishëm është thelbësor për të prezantuar punën tuaj dhe për të tërhequr klientë të mundshëm.

How Content Writing Can Help You Land Your Dream Job | by Alex Galinos |  The Startup | Medium

4. Marketing

Të punosh si një Freelancer në marketing do të thotë të merresh me krijimin e ads-ave me pagesë, mediat sociale, mesazhet dhe çdo gjë tjetër që ndikon pozitivisht rritjen e një biznesi të suksesshëm. Në ditët e sotme ka një komunitet të madh të profesionistëve të pavarur të marketingut dhe konsulentëve. E dini çfarë kanë të përbashkët ata? Aftësi dixhitale të mira!

Marketerët kanë për detyrë të ideojnë, ekzekutojnë dhe optimizojnë strategjitë dixhitale që mbulojnë çdo interes të konsumatorit. Kjo do të thotë që ata duhet të kenë një njohuri të fuqishme të bazave dixhitale si SEO, analizës së të dhënave, përvojës së përdoruesit, etj. Diversiteti i aftësive të kërkuara në hapësirën e marketingut shtyn kërkesën për individë të ri në këtë industri.

5. Përkthyes

Për botuesit, firmat reklamuese dhe korporatat globale, përmbajtja e lokalizuar është një nga rrugët më efektive të marketingut. Në disa vende dhe kultura, mund të jetë gjithashtu mënyra e vetme për tu lidhur me klientët e mundshëm. Këtu hyjnë edhe përkthyesit. Kini parasysh, përkthyesit profesionistë jo vetëm që flasin rrjedhshëm gjuhët nga të cilat përkthejnë, por ata gjithashtu kanë një përvojë pune në fushën e tyre të përkthimit. Prandaj nëse dëshironi të punoni në këtë profil, mund të gjeni plot projekte që lidhjen me të.

6. Fotograf ose videograf

Për të qenë i suksesshëm si një fotograf ose producent videosh, do ju duhet të tërhiqni klientë me aftësitë e prodhimit dhe redaktimit të përmbajtjes suaj. Njohja e mediave dixhitale është avantazh, pasi klientët kanë kërkesa të ndryshme në lidhje me to. Me një përvojë pune disa vjeçare në këtë fushë, pajisjet e duhura dhe një portofol të arritur, do të jetë shumë më e lehtë të punoni në këtë profil.

Dear entitled photographer, this is NOT how you start a photography  business - DIY Photography

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started