Disa punë ku mund të fitoni para lehtësisht!

#1 Graphic Design

Kjo ide është fantastike nëse keni një mendje kreative. Nëse zotëroni bazat e dizajnit grafik, kjo do t’ju ndihmonte shumë në këtë profil, por edhe në të kundërt është relativisht e lehtë ti mësoni vetë ato. Për këtë mund të përdorni Adobe Illustrator, për të cilin ka plot tutoriale online në Youtube ose kurse online, por mund të përdorni edhe ndihmën e programeve më të lehta si Stencil dhe Visme. Ju duhet vetëm pak vullnet dhe krijimtari për tu futur në këtë fushë gjithnjë e më shumë të kërkuar. Mund të krijoni imazhe dhe ti shisni ato virtualisht. Mund të punoni në zyra dizajni, në biznese të ndryshme apo studio fotografike. E mira e të qenit graphic design është se nuk ju duhet një diplomë për ta praktikuar atë. Por, nëse dëshironi ta mësoni vetë ose të zgjeroni njohuritë në lidhje me të, ju rekomandojmë:

Bazat e Dizajnit Grafik nga Timothy Samara në CreativeLive

Dizajni Grafik Bootcamp nga Derrick Mitchell në platformën Udemy

#2 Zhvillues webi

Për këtë profil, duhet të dini mirë gjuhët e programimit. Ndërkohë që dizejnimi është punë më kreative, zhvillimi i një webi kërkon disa aftësi më teknike, por njëkohësisht tepër të kërkuara. Për ti mësuar ato, mund të përdorni ndihmën e websiteve online, kurseve, videove etj. Disa programe të lira ose falas që mund të shihni janë Treehouse, Bootcamp, CodeAcademy. Pasi të keni marrë njohuri të reja ose zgjeruar ato ekzistueset në HTML, Ruby, Python, Javascript ose CSS, ju mund të filloni të punoni si Freelancer për të ndërtuar fillimisht portofolin personal. Me kalimin e kohës mund të zgjeroni marrëdhëniet me njerëz të rinj, të keni klientë të qëndrueshëm dhe të krijoni ide të reja inovative për ta kthyer këtë pasion në një profesion fitimprurës.

Kurset e rekomanduara: Mësoni Web Design nga Instruktorët në Treehouse

Web Developer Bootcamp nga Colt Steele në platformën Udemy

Web Careers: How to Become a Web Developer - OnBlastBlog

 #3 Dizejnim webi

Miksimi perfekt i aftësive kreative dhe atyre analitike. Dizenjuesit e websiteve janë shumë të vlefshëm për kompanitë teknologjike – prandaj edhe ky pozicion është tepër i kërkuar në ditët e sotme. E gjithë kjo ka të bëjë me krijimin e një faqeje tërheqëse për tu parë dhe vizituar nga publiku. Ndiqni këshillat e profesionistëve si Jon Duckett dhe Steve Krug për të kuptuar tamam nëse dëshironi të bëheni një dizejnues webi, nëse keni dyshime për këtë profil. Më pas mund të ndiqni kurse më praktike si Web Design Modern në CreativeLive dhe Learn Web Design and Profitable Freelancing në platformën Udemy, ku do të mësoni çdo gjë, që nga njohuritë themelore të dizajnit të webit deri te fitimi i të ardhurave në mënyrë të pavarur.

Kurset e rekomanduara: Dizajn Modern Web nga Andy Pratt & Jesse Arnold në CreativeLive

Web Design & Freelancing profitabile nga Cristian Barin në platformën Udemy

#4 Marketing nëpërmjet Instagramit

Krijoni një profil marketingu në Instagram dhe ndiqni brande të njohura, kompani të suksesshme dhe biznese të tjera të rëndësishme që shesin produkte ose shërbime të ngjashme me llojin e përmbajtjes që do shpërndani në Instagram. Në këtë mënyrë edhe ju krijoni ide të reja të cilat mund t’i aplikoni nëse menaxhoni një biznes online, ose mund të frymëzoheni për të nisur një të tillë!

Best Instagram Marketing Agencies to Boost Your Sales for 2020

#5 Konsulencë biznesi

Nëse zotëroni aftësi të mira në fushën e konsulencës apo marketingut, mund të jeni në “kërkim” të pronarëve të bizneseve, sidomos fillestarëve. Pavarësisht nëse jeni apo jo ekspert, bizneset e reja kanë nevojë për një person të dedikuar që të rrisë emrin dhe imazhin e tyre. Filloni duke bërë kërkime se çfarë detyrash ka ekzaktësisht një konsulent. Ndërtoni aftësitë tuaja duke bërë hulumtime të bizneseve të tjera. Për tu orientuar si të nisni një konsulencë biznesi, mund të lexoni artikullin: https://fukarai.art.blog/2021/04/20/si-te-beheni-nje-konsulent-biznesi/

#6 Asistentë virtualë

Keni një aftësi për të qëndruar i organizuar? Nëse po, duhet të konsideroni punën si një asistent virtual. Për këtë mund të gjeni mundësi të mira në Flexjobs ose Upwork. Kjo punë mund t’ju përballë me njerëz të rëndësishëm, e cila do ju ndihmojë të ndërtoni rrjetin tuaj profesional, të zhvilloni aftësi të reja të kërkuara në ditët e sotme, të zgjeroni idetë tuaja të biznesit dhe do të shtoni përfitimet. Për më tepër, kjo punë është fleksibël dhe mund ta realizoni edhe ndërkohë që jeni duke udhëtuar!

Explained: What is a virtual assistant? | MyOutDesk Virtual Assistant  Services

#7 Menaxher i rrjeteve sociale

Kur vjen puna te koha e shpenzuar në rrjete sociale të gjithë ndihemi fajtorë, kështu që pse të mos paguheni për të kthyer idetë në biznes? Shumë kompani, veçanërisht ato fillestare ose ato me pak klientë –  kanë prezencë të madhe në mediat sociale dhe kanë vazhdimisht nevojë për njerëz për të ndihmuar në ndërtimin e markave të tyre online. Këto lloje mundësish mund t’i gjeni në faqe si Flexjobs, Builder Career etj.

Me kalimin e kohës ndërsa aftësia juaj për të shfrytëzuar kanale të ndryshme sociale rritet, mund të shtoni më shumë oferta shërbimesh si ato në drejtimin e fushatave të reklamave në Facebook ose platforma të tjera.  

How to Become a Social Media Manager (Complete Guide for Beginners)

#8 Specialist i Reklamave me Pagesë në Google

Nëse mund të optimizoni fushatat e reklamave me pagesë, kjo punë është e përkyer për ju. Aq më tepër nëse dini një ose dy gjëra për marketingun online në Google, do të dini si të menaxhoni fushatat Google Ad të një kompanie dhe gradualisht kjo do ju ndihmojë të gjeneroni më shumë të ardhura.

8 Ways You're Doing Google Ads Wrong & How to Make It Right

#9  Konsulent i Prezentimit në PowerPoint

Është koha e shfrytëzimit të aftësive tuaja krijuese!

Po, edhe prezantimi në PowerPoint kërkon herë pas here një konsultë të veçantë. Tobias Schelle nga 24Slides është prova konkrete që ju mund t’i ktheni aftësitë tuaja në projektin e prezantimeve në një biznes të vërtetë – dhe potencialisht të fitoni deri në 20 dollarë për slide, pra paguheni për kohën dhe talentet tuaja.

Consulting Presentation | Free PowerPoint Template

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started