Po kërkoni për një punë të re ose dytësore?
Nëse tashmë dëshironi të punoni në mënrë të pavarur, duke shijuar një filxhan kafeje nën rehatinë e shtëpisë suaj, ju sugjerojmë ti hidhni një sy ëebsiteve të mëposhtme. Pavarësisht nëse jeni shkrimtar, dizajner,fotograf, shitës apo punoni në një pozicion tjetër, ka gjithmonë punë për ju në këto platforma.
#1 FlexJobs
Ky website jo vetëm është i dizejnuar mirë për punët e pavarura si Freelancer, por është edhe mjaft fleksibël. Punët janë të renditura sipas llojit dhe nuk keni pse shqetësoheni për postimet jo reale (scams). Por, siç mund ta mendoni, nuk është falas nëse dëshironi akses të vazhdueshëm. Megjithatë, avantazhet e kësaj platforme e justifikojnë tarifën e caktuar.

#2 SolidGigs
Koha është para. Që do të thotë nëse kaloni orë të tëra çdo javë duke kërkuar punë të reja në vend që të realizoni punët për klientët, nuk gjeneroni mjaftueshëm të ardhura! Kjo është arsyeja pse rekomandohet SolidGigs për profesionistët e të gjitha llojeve që kanë nevojë të gjejnë punë shpejt si freelancer. Ekipi në SolidGigs krijon dhjetëra borde pune të pavarura dhe ju dërgon 2% të mundësive më të mira çdo javë.

#3 Fiverr
Fiverr ëshë emërtuar sipas dizajnit të faqes: çdo punë fillon me 5 dollarë. Tingëllon pak, megjithatë mund të vendosni edhe nivele mbi çmimin bazë $ 5. Fiverr ju ndihmon edhe në krijimin e një portofoli profesional!

#4 Upwork
Përpara disa kohësh ekzistonin dy platforma kryesore për gjetjen e punëve: oDesk dhe Elance. Këto të dyja u bashkuan për të krijuar një treg të madh online për njerëzit që të dëshironin të gjenin punë si Freelancer nga klientët në të gjithë botën. Upwork është një faqe tepër e madhe me mbi 12 milion përdorues dhe 5 milion klientë që kërkojnë nga 3 milion punë të pavarura çdo vit.

#5 CloudPeeps
Nëse zotëroni një portofol të shkëlqyerdhe ndiheni sikur keni përvojën e duhur për të punuar në një nivel më të lartë, CloudPeeps mund të jetë vendi i duhur për ju. Kjo platform është më ekskluzive, gjë që e bën më të vështirë anëtarësimin, por është dhe më më e lehtë për të gjetur punë nëse pranoheni. Fokusin e ka në marketing, media sociale dhe shkrime.

#6 Freelancer
Kjo faqe ka një larmi të madhe projektesh, disa të formatuara me kohëzgjatje në orë dhe disa në formën e konkurseve – ju jep mundësinë të dërgoni një numër të limituar pozicionesh pune, në rast se nuk jeni anëtarësuar.

#7 ServiceScale
Lançuar fillimisht në vitin 2000, ServiceScale është një treg global për profesionistët me një sërë aftësish dhe përvoje – fokusuar në dizajnin grafik, shkrimin, redaktimin dhe përkthimin. Deri më tani, platforma ka pasur 259,000 projekte të përfunduara me më shumë se 79,000 klientë që e kanë përdorur atë.

#8 Indeed
Kjo platformë mbledh të gjitha punët në interëebs dhe i vendos ato të gjitha në një vend. Ato janë të lehta për t’u kërkuar dhe kërkimi specifik për punë në distancë është fare i lehtë. Por, nëse jeni i hapur për të punuar në një kompani vendase, mund të kërkoni edhe për të. Mbi të gjitha, është falas!

#9 College Recruiter
Student apo i sapodiplomuar? Hidhini një sy platformës për të parë punët me kohë të pjesshme që lidhen me diplomën tuaj. Mund të keni mundësi të mira për të marrë eksperienë si punë fillestare.

#10 Guru
Guru e bën të lehtë krijimin e një profili që tregon përvojën tuaj, duke e bërë kështu më të lehtë edhe kontaktin nga punëdhënësit e mundshëm. Gjithashtu ju jep njoftime pune çdo ditë.
