Nëse nuk keni dëgjuar më parë për të, Airbnb është një komunitet i besuar për njerëzit të cilët ofrojnë dhe ata që rezervojnë vende akomodimi në të gjithë botën. Në ditët e sotme është kthyer në një industri të vërtetë mikpritjeje. Në vend të hoteleve dhe moteleve, ju mund të merrni me qira hapësira personale shumë më të rehatshme që ndihen si shtëpi, për ta bërë qëndrimin tuaj të paharrueshëm.
Airbnb ka pësuar një përhapje të shpejtë që nga fillimi i saj në vitin 2008. Me të ardhura prej 2.6 miliardë dollarë në 2018, është cilësuar si shërbimi më i madh mikpritës. Që kur ka filluar tetë vjet më parë, është rritur në mbi 34,000 qytete në 191 vende.
Modeli i biznesit i Airbnb përqendrohet në një platformë tregu ku pronarët e një shtëpie, të cilët konsiderohen mikpritësit, e japin atë me qira në këmbim të parave. Me fluksin e teknologjisë dixhitale, përdoruesit mund të diktojnë përvojat e tyre dhe të ndikojnë në zgjedhjet e pesonave të ardhshëm përmes një numri platformash online. Mikpritësit e Airbnb ndjekin udhëzime të ngjashme me ato që përdoren nga hotelet kur marrin me qira shtëpitë e tyre. Vizitorët që kërkojnë akomodim afatshkurtër nën shtatë netë mund të paguajnë më pak në krahasim ata që kërkojnë qëndrim më afatgjatë.
Ashtu si në hotele, dhomat kanë një çmim më të arsyeshëm gjatë fundjavave, ditëve festive dhe kur të ftuarit janë më shumë në numër në krahasim me numrin e disponueshëm të shtretërve.
Ka disa “sekrete” interesante që mund të konsideroni përpara se të bëni rezervimin, për të përfituar nga çmime më të arsyeshme qëndrimi.
#1 Koha e rezervimit
Ndryshe nga hotelet të cilat kanë shumë dhoma identike, shtëpitë në Airbnb janë unike. Duke qenë se secila ndryshon nga njëra-tjetra, detyrimisht edhe çmimet variojnë nga disa faktorë. Nëse rezervoni më shpejt, keni mundësi të bëni zgjedhjen më të mirë dhe me çmim të arsyeshëm.
Megjithatë, ashtu sikurse kur blejmë një biletë avioni, ndonjëherë çmimi mund të bie në moment të fundit, kur është më afër datës së rezervimit. Kjo strategji nuk është e mirë nëse keni ndërmend të stabilizoheni në një vend të vetëm, apo kur është sezoni i populluar i turistëve. Por, nëse keni menduar të bëni një udhëtim në minutën e fundit, hidhini një sy me kujdes çmimeve. Përpara nisjes, vendosni datën dhe destinacionin dhe bëni kërkimet për të parë alternativat më të mira.

#2 Shfrytëzoni filtrat në Search
Ju mund të caktoni një çmim që juve ju duke i përshtatshëm dhe të shihni nëse ka shtëpi të disponueshme që i korrespondon atij. Përveç kësaj, mund të zgjidhni edhe komoditetet që preferoni të keni. Psh, nëse dëshironi të gatuani në shtëpi, shihni për vende që kanë kuzhinë.

#3 Kuzhinë për të gatuar
Një Airbnb e pajisur me kuzhinë është një ide fantastike nëse po mendoni të kurseni para. Kur jeni duke udhëtuar, gjithmonë është e vështirë ti përmbaheni tundimit të një dreke apo darke të këndshme, megjithatë, ajo që mund të bëni për të përgjysmuar çmimin e faturave jo të pëlqyeshme, është të konsumoni të paktën një vakt në shtëpi. Gatuani si në shtëpinë tuaj dhe kurseni para!

#4 Detyrimet ekstra
Ndonjëherë disa pronarë të Airbnb ngarkojnë detyrime ekstra siç mund të jetë ai i pastrimit të shtëpisë. Rrini të qetë, pasi të gjitha këto detyrime janë të dukshme me termin Fee, kur bëni kërkimet për shtëpinë tuaj ideale. Nëse shfrytëzoni opsionin e pastrimit, gjëja e mirë është që do paguani vetëm një herë për të, psh nëse qëndroni për një javë. Kini parasysh këtë faktor nëse nuk dëshironi të shpenzoni më shumë nga tarifa e synuar.

#5 Merrni miqtë me vete
Nëse po udhëtoni në grup, marrja me qira e një vendi është zgjidhja më e përballueshme për të mos shpenzuar shumë para. Në hotel, kjo do të përkthehej me kosto më të lartë, për të cilën më siguri nuk doni të shpenzoni. Shihni për dhoma gjumi që mund t’ju përshtaten dhe hulumtoni për të gjetur çmime të arsyeshme, të cilat më pas mund ti ndani në raport me numrin e personave me të cilët do qëndroni.
Sidoqoftë, nëse merrni me qira, zakonisht mund të gjeni një shtëpi të përballueshme me dhoma që mund t’i përshtaten të gjithë miqve tuaj për një çmim shumë më të lirë se sa në një hotel.

BENEFITE SHTESË
#6 Mund të lejohen kafshët shtëpiake
Hoteli është opsion i mirë qëndrimi për një ose dy ditë, por një vend me qira është i favorshëm nëse po planifikoni të qëndroni diku për një kohë më të gjatë. Aq më tepër nëse nuk i lini dot pa i marrë kafshët tuaj shtëpiake, mund të kërkoni Airbnb që jua lejojnë këtë opsion.

#7 Më shumë hapësirë
Zakonisht një shtëpi në Airbnb ka më shumë hapësirë sesa një dhomë hoteli. Me shumë mundësi do të keni një tualet të veçantë, një dhomë gjumi, një kuzhinë dhe një ballkon. Në hotel, zakonisht keni vetëm një dhomë me hapësirë vetëm disa qindra metra katrorë.

Ju gjithashtu mund të fitoni para me Airbnb!!
Nëse keni një dhomë shtesë e cila nuk shfrytëzohet kurrë, një apartament, një hapësirë në garazh, një shtëpi në plazh ose diçka të ngjashme edhe ju mund të fitoni para duke u regjistuar në këtë platformë.
Para se të kërkoni shtëpi
Disa gjëra për tu patur parasysh përpara qëndrimit në Airbnb: Gjithmonë lexoni vlerësimet e bëra nga persona të tjerë të cilët kanë qëndruar më parë në një shtëpi nga Airbnb.
- Vlerësimet e personave të tjerë do t’ju tregojnë shumë për vendin dhe mikpritësit. Ka komente mund t’i lexoni direkt në faqen e përshkrimit të shtëpisë. Mund të ketë edhe komente për mikpritësin.
- Lexoni dhe kuptoni përshkrimin e Airbnb. Disa vende kanë rregulla, të tilla si nëse mund të mbani kafshë shtëpiake, komoditetet e ofruara etj.
- Mos harroni se Airbnb nuk është hotel. Çmimi i qëndrimit në Airbnb nuk do të jetë i njëjtë me qëndrimin në një hotel dhe kjo varet nga faktorë të ndryshëm.