Të menaxhosh financat personale nuk është gjithmonë e lehtë! Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për t’i kontrolluar ato në çdo hap, shpeshherë na duhet të përballemi “dëshpërimisht” me nevojën për të shpenzuar më pak në përditshmërinë tonë.
Po sikur të të them që ka plot mënyra interesante për të fituar para pa u detyruar të kursesh shumë? Ndoshta edhe disa për të cilat s’të kishte shkuar mendja më parë! Për më shumë detaje, të ftoj të lexosh artikullin e mëposhtëm.
#1 Nisja e një biznesi online
Me siguri e mendove edhe ti! Kjo është një nga alternativat më të thjeshta por interesante për të fituar të ardhura në ditët e sotme. Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale janë të mbushura me faqe që reklamojnë mallra dhe shërbime. Megjithatë, konkurrenca nuk përbën një arsye të për të mos e provuar edhe ti!
Ka plot faqe online të cilat ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh, disa prej tyre janë të kuruara deri në detaje dhe disa të tjera më bazike. Gjithmonë hapat e një procesi janë pak më sfiduese në fillim. Njerëzit preferojnë gjërat unike dhe pikërisht këtë duhet tu “servirësh”. Supozojmë se po reklamon një biznes për trajtimin e fytyrës. Kujdesu për detajet. Krijo një paketim të veçantë. Bëj një ofertë ndryshe. Ruaj një linjë fotografie. Vizualizo dhe krijo një marketing unik tëndin!
*Disa ide kreative për pamjen e faqes në Instagram*
Nëse mendon se ke një aftësi interesante, shfrytëzoje atë për ta kthyer në një biznes tëndin online. Je i aftë në fotografi? Ofro sete fotografike me pagesë. Je i talentuar në Graphic Design apo pikturë? Reklamo punën tënde vazhdimisht. Vendos opsionet e kontaktit dhe nëse mundet edhe portofolin/arritjet personale.
Gjithashtu mund të shfrytëzosh edhe ndihmën e websiteve online të cilat përdoren për shitblerjen e mallrave dhe shërbimeve, siç janë Craiglist, Bonanza, Shopify, Chairish, VarageSale e plot të tjera në dispozicion.
#2 Shitje e fotografive?!
Ke sy artistik? Zotëron fotografi të bukura? Nëse përgjigjia e këtyre pyetjeve është pozitive, kemi një lajm të mirë për ty! Tani ekziston mundësia e shitjes së fotove në agjenci fotografish të tilla si Shutterstock, iStock, Adobe dhe kompani të tjera të ngjashme me to. Në fakt, një avantazh i madh është se nuk ka rëndësi nëse je fillestar apo profesionist në këtë fushë, pasi në të dyja mënyrat ke mundësi të fitosh para. Shumica e kompanive funksionojnë me pagesë për shkarkim të fotos, që do të thotë se ti paguhesh me një përqindje parash sa herë dikush shkarkon foton tënde.
#3 “Riciklo” celularin e vjetër
Pothuajse çdokush e ka një celular të vjetër diku nëpër shtëpi. Ke menduar ta shesësh edhe ti? Nëse jo, fillo mendoje tani! Shumë kompani ofrojnë kompensim për riciklimin e telefonave të vjetër të cilët dërgohen në Azi dhe më pas çmontohen. Në të kundërt, një fitim i vogël mund të gjeneronte para për të përmbushur një qëllim më me vlerë se sa mbajtja e një celulari i cili nuk funksionon më.

#4 Mësimdhënie/kurse online
Edhe talenti e ka një çmim! Nëse më parë ke menduar të postosh video për hir të pasionit, tashmë mund ti shesësh ato! Nëse je kreativ, me siguri ka diçka në të cilën je i mirë dhe mund ta ndash me të tjerët, në mënyrë që edhe ata të mësojnë gjëra të reja. Ka plot website online edukimi të tilla si Udemy, Skillshare etj ku mund të shpërndash kurse që lidhen me aftësitë që zotëron. Të duhet vetëm një kamera me kualitet të mirë për të filmuar.
Kurset kreative janë të shumta që nga ato të fotografisë, dizajnit, psikologjisë, shkencave etj. Megjithatë, mos harro të jesh unik në kontentin që do ofrosh!
#5 Pagohu për të dëgjuar muzikë!
Nëse të pëlqen muzika do e dashurosh këtë punë! Website quhet teSlicethepie.com dhe këtu thjesht duhet të bësh një vlerësim (Review) të artistëve dhe grupeve muzikore. Fare e lehtë apo jo?! Pagesa bazohet në cilësinë e vlerësimeve që krijon në faqe, prandaj mund të duhet pak kohë për të krijuar një reputacion.
Sipas Slicethepie, “Sa më të mira vlerësimet që bëni, aq më i madh është bonusi i fituar”. Faqja gjithashtu ofron një program referimi ku nëse ndonjë nga miqtë e tu regjistrohet duke përdorur kodin tënd dhe lë komente, ti merr pagesë bonus për çdo vlerësim që ai paraqet.
#6 Bëhu Blerës Sekret
Të gjithë e dimë çfarë është një blerës i zakonshëm por…blerës sekret? Po, po! Ekziston edhe një i tillë. Nëse je i vëmendshëm ndaj detajeve dhe i gatshëm të raportosh mbi ato që sheh në një dyqan, atëherë kjo mënyrë kreative për të fituar para është e përshtashme për ty! E gjithë ideja e kësaj është të vizitosh dyqane të ndryshme dhe të raportosh përvojën tënde si klient. Duke dhënë vlerësimin personal ti jo vetëm paguhesh, por edhe i shërben menaxherit të dyqanit duke e informuar si palë e jashtme për mënyrën si trajtohen klientët.
#7 Anëtarësohu në një kompani të shitjeve direkte
Ka ende disa kompani të njohura që i kanë rezistuar kohës, të tilla si kompania Avon, që ofrojnë mundësinë për tu bërë pjesë e biznesit të tyre. Të qenit përfaqësues në një kompani të shitjes direkte është një nga mënyrat më të lehta për të fituar para, veçanërisht nëse je në kontakt me produkte që të pëlqejnë siç janë në këtë rast, kozmetika dhe produktet e kujdesit për veten.

#8 Shfrytëzo aftësitë e tua
Me siguri edhe ty të pëlqen të punosh të mënyrë të pavarur, të mos marrësh urdhra nga persona të tjerë dhe të ndihesh i lirë të përzgjedhësh profilin që të përshtatet më mirë. Fatmirësisht sot ekzistojnë plot website që ta mundësojnë këtë. Aty mund të ndërtosh biznesin tënd, të zgjedhësh klientët dhe projektet e tua.
Mundësitë janë të gjera pasi anëtarët janë nga vende të ndryshme të botës. Nëse ke sukses dhe krijon një reputacion, edhe paga do rritet me kalimin e kohës. Për më tepër, klientët postojnë punë në kategori nga më të ndryshmet, ndaj mund të gjesh profilin që të përshtatet ty më mirë.
Të tilla website janë: Upwork, Freelance, FlexJobs, Fiverr, Freeup, PeoplePerHour etj.

#9 Dog Walker
Kjo punë është fantastike për të gjithë adhuruesit e qenve! Nuk është keq të fitosh para duke u argëtuar, apo jo?
Kjo mundësi ofrohet më shumë jashtë vendit, ku shëtitja e qenve është kthyer në një farë mënyrë në profesion më vete! Megjithatë, këtë shërbim mund t’ja sugjerosh dikujt që nuk ka kohë mjaftueshëm të kujdeset për qenin e tij, apo qendrave veterinare nëse janë në kërkim të një asistenti/eje.

#10 Youtube
Të gjithë kemi dëgjuar për Youtubers që bëjnë shumë para duke publikuar video. Sidoqoftë, jo shumë njerëz e dinë se si funksionon ai. Në fakt nuk është aq e vështirë dhe për më tepër, përbën një burim të madh të të ardhurave pasive. Kjo do të thotë që sapo të postosh një video në YouTube, ajo do të vazhdojë të gjenerojë para në çdo kohë që dikush e shikon atë!
YouTube të lejon të fitosh para nga llogaria jote sapo të arrish 1.000 subscribers ose 4.000 orë të vlefshme të shikimit publik brenda 12 muajve të fundit, (nëse jeton në një vend të kualifikuar.)
















