Aktivitete që mund të bësh pa para!

Çfarë mund të bësh pa para?
Realisht, shumë gjëra!
Sot ka plot aktivitete të disponueshme që mund të bëhen falas. Thjesht duhet ti shohësh ato nga një këndvështrim tjetër, larg dëshirës për të shpenzuar. Ndoshta në fillim është pak e vëshirë si me çdo ndryshim tjetër rutine, por në momentin e parë që do shohësh si përmbushen qëllimet e tua personale, me siguri edhe përpjekja jote do kthehet në një Fitore!


Pyetja është… a je i gatshëm të provosh diçka të re?
Në këtë rast, diçka e re do të ishte një fundjavë ose një ditë ndryshe pa shpenzuar para. Ne vendosim të shpenzojmë sepse ky është zakoni i shoqërisë natyrore. Nëse dëshiron me të vërtetë ta ndryshosh këtë, je në vendin e duhur. Sot do prezantojmë disa mënyra argëtimi falas, të cilave nuk u kushtojmë gjithmonë rëndësinë e duhur.

#1 Një shëtitje në vend të kafeneve: Në ndër gjërat më të thjeshta, por produktive! Të dalësh jo detyrimisht do të thotë të shpenzosh para nëpër kafene apo dyqane. Përkundrazi, kjo mund të jetë një shëtitje rifreskuese me mikun e ngushtë, ecje në natyrë ose eksplorimi i vendeve që nuk kërkojnë pagesë. Të tilla mund të jenë muze, aktivitete, koncerte, komunitete etj. Bëj një listë me aktivitete që mund të bësh falas dhe sa herë të mos duash të shpenzosh fillo të realizosh një prej tyre.

Just Wondering: Is It Safe to Take A Walk With A Friend? - Mpls.St.Paul  Magazine

#2 Biblioteka: Nëse je fans i leximit kjo është mënyra më e mirë për të filluar një rutinë produktive për të kursyer. Mjafton të regjistrohesh te Biblioteka Kombëtare dhe do të kesh akses të lexosh libra sa herë të dëshirosh. Gjithashtu, mund të shohësh për biblioteka më të vogla të cilat mund të frekuentosh në qytetin ku jeton.

Academic Libraries in Hamburg - hamburg.com

#3 Evente: Evente falas?! Po! Mjafton të kërkosh. Për këtë të ndihmojnë edhe rrjetet sociale (Facebook-Events; Linkedin, Faqet në Instagram etj). Ka plot aktivitete që organizohen falas si klube leximi, galeri pikture, trajnime motivuese, organizime vullnetare etj, të cilat mund të kërkojnë një regjistrim online fare të thjeshtë, ose edhe të jenë plotësisht të hapura.

How to Create a Facebook Local Event for Your Business : Social Media  Examiner

#4 Eksploro: Me siguri nuk e njeh plotësisht qytetin në të cilin jeton. E them këtë sepse sado vende të vizitosh, gjithmonë mbeten zona të paeksploruara dhe gjithmonë njohja e këtyre vendeve të reja është një aventurë më vete!

Piran, Slovenia and the joy of wandering - Explore Your Worlds | Night  scenery, Street photo, Sunrise sunset

#5 Punë vullnetare: Ke pasione të ndryshme? Kërko për organizata ku mund të punosh vullnetarisht. Kjo do të të ndihmojë të mësohesh me situata të shumëllojshme, por edhe të përmirësosh veten duke u argëtuar! Për më tepër, njohja e njerëvze të rinj nuk është asnjëherë një ide e keqe!

What are the benefits of student volunteering? | Times Higher Education  (THE)

#6 Lojërat: Janë gjithmonë argëtuese! Mund të luani me familjen ose shoqërinë. Madje, pse jo, edhe të keni një rutinë ku një ditë e javës ti dedikohet argëtimeve të tilla. Mundësitë e zgjedhjeve janë të shumta; shah, domino, “mos u nxeh”, letra, ose të tjera.

Family is playing ludo together - License, download or print for £12.40 |  Photos | Picfair

#7 Bëhu pjesëmarrës në një Klub: Në ditët e sotme ka plot klube të hapura për pjesëmarrës të interesuar në fusha të caktuara. Por, ekziston edhe mundësia ta krijosh edhe vetë një të tillë! Në këtë mënyrë mund të ndërtosh komunitetin e miqve me të cilët ndan pasione të përbashkëta dhe pse jo ta zgjerosh atë. Shfrytëzo mediat sociale për të shpërndarë postime me anë të të cilave personat që duan t’i bashkohen grupit të të kontaktojnë.

Spiritual Book Club | First Universal Church

#9 Mëso një hobi të ri: Një mënyrë tjetër produktive për të shfrytëzuar kohën e lirë është të mësosh një gjë të re. Për këtë opsionet janë të pafundme! Që nga kurset falas online deri te YouTube, në të cilin është fare e lehtë të mësosh aftësi të reja pa paguar asnjë qindarkë. Mund të mësosh një gjuhë të huaj, një instrument muzikor, si të pikturosh apo një ndër pasionet e tua.

Learn To Draw #01 - Sketching Basics + Materials - YouTube

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started