Si të planifikosh buxhetin mujor?

Krijimi i një buxheti është baza kryesore për një themel të fortë financiar. Kjo të ndihmon të menaxhosh mirë paratë, të kontrollosh shpenzimet, të kursesh më shumë, të shlyesh borxhet apo të qëndrosh larg tyre.

Mirë-menaxhimi i të ardhurave është më i lehtë kur ke një pamje të saktë të parave që hyjnë dhe dalin nga llogaria bankare.. Për menaxhimin e buxhetit mund të shfrytëzosh programe falas, përfshirë ato të ofruara nga Vertex42 dhe It’s Your Money, ose thjesht letër dhe stilolaps për llogaritje të thjeshta.

#1 Rendit të Ardhurat e Tua

Filloje procesin e planifikimit të buxhetit duke renditur të ardhurat e çdo muaji. Shto të gjitha burimet e besueshme të të ardhurave: paga nga puna, kursimet nga: ushqimet apo angazhimet e tjera. Nëse si burim ekstra parash ke një hobi ose një punë të përkohshme e cili siguron të ardhura jo  rregullisht, mos e shëno këtë në planin tënd kryesor, por mund ta konsiderosh si një buxhet dytësor. Plani financiar duhet të jetë një dokument i sigurt nga i cili mund të varesh në çdo kohë.

Të ardhurat gjithashtu mund ti organizosh në varësi të qëllimit për të cilat do përdoren: kryesore, siç mund të jenë detyrimet, pagesat, pra shpenzimet e domosdoshme, kursimet dhe shpenzimet jo kryesore siç mund të jetë një drekë në një restorant cilësor, një veshje, një aksesor apo një tjetër aktivitet ose produkt jo të domosdoshëm.

Paketa e re: Të gjitha ndryshimet fiskale 2020, si po përshtatet  legjislacioni për fiskalizimin – Dosja AL

#2 Rendit shpenzimet

Disa nga shpenzimet mujore janë fikse, të tilla mund të konsiderohen – qiraja, taksat, pagesat për edukimin – ndërsa të tjerat mund të ndryshojnë, (psh në varësi të përdorimit), si energjia elektrike, uji dhe ushqimet. Rendit të gjitha shpenzimet fikse dhe shumën e shpenzimeve totale.

Për shpenzimet e ndryshueshme, shkruaj shumën maksimale që planifikon të shpenzosh në atë kategori ose shumën që pret të kesh në fund të muajit.

Rishiko shpenzimet e mëparshme sepse kjo mund të të ndihmojë të reflektosh mbi shpenzimet e panevojshme dhe ti shmangësh ato në të ardhmen. Psh nëse gjatë një muaji ke bërë dy udhëtime, muajin e ardhshëm mund ta reduktosh këtë në një të vetëm.

How To Budget: Calculate Monthly Income and Expenses

#3 Llogarit të Ardhurat Neto

Të ardhurat neto janë të ardhurat që kanë mbetur pasi paguhen të gjitha detyrimet. Mund ‘ti llogarisësh duke zbritur shpenzimet totale nga të ardhurat mujore. Në fund shkruaj rezultatin, edhe nëse ai është negativ për atë muaj.

How to Calculate Net Income: 12 Steps (with Pictures) - wikiHow

#4 Përmirëso shpenzimet

Nëse të ardhurat  e tua neto janë negative, kjo do të thotë që ke shpenzuar më shumë nga ç’duhet. Shpenzimet e ndryshueshme janë zakonisht të menaxhueshme, psh disa nga argëtimet që kërkojnë një sasi të caktuar parash mund të reduktohen në një muaj dhe të shtohen përgjatë muajve të ardhshëm. Edhe disa nga shpenzimet fikse mund të përmirësohen, p.sh., duke kursyer përdorimin e energjisë elektrike, telefonit etj,  në mënyrë që kjo të reflektohet pozitivisht në faturat në fund të muajit!

Vlerëso shpenzimet duke përdorur një analizë “dëshirat kundër nevojave”. Zvogëlo ose elemino shpenzimet në ato zona “të dëshiruara” për të krijuar më shumë hapësirë ​​për gjërat për të cilat “ke nevojë” të shpenzosh para.

How it works | Budgetmate Budgeting App

#5 Ndiq shpenzimet

Gjatë gjithë muajit, ndiq shpenzimet aktuale kundrejt atyre që ke planifikuar. Ndjekja e këtij hapi do të të ndihmojë të kuptosh ku ke shpenzuar më shumë para. Në të ardhmen, mund të bësh më shumë kujdes që të mos shpenzosh tepër në atë kategori. Ose mund të të duhet të menaxhosh buxhetin për të kompensuar shpenzimet shtesë. Nëse e rrit shpenzimin në një fushë, zvogëloje atë në një fushë tjetër për ta mbajtur buxhetin të ekuilibruar.

How To Stop Spending Money Using These 15 Tips and Tricks

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started