7 arsye pse ju duhet një fond emergjence

Një fond emergjence është një sasi parash që lihen mënjanë në rast se ju ndodh diçka e papritur urgjente – si dëmtimi i makinës, nevoja për rregullimin e shtëpisë, shpenzimet mjekësore, humbja e vendit të punës etj.  Ka individë të cilët nuk zotërojnë fonde të tilla dhe përkundrazi, mbështeten në huazimin e parave nga të afërmit ose përdorimin e kartave të kreditit në situtata kritike.

Nëse jetoni me prindërit ndoshta mendoni se një fond emergjence nuk është i nevojshëm për ju, por kjo varet nga disa faktorë. Nëse mirëqenia juaj familjare është e lartë, atëherë ruajtja mënjane e parave mund të mos jetë shumë urgjente. Por, në të kundërt, gjithmonë do të keni nevojë për një fond ekstra, për sa kohë asnjëherë nuk mund të parashikoni të papriturat.

Disa ekspertë thonë se duhet të ruani të ardhura në formën e kursimeve për gjashtë muaj, por dihet se kjo mund të jetë shumë e vështirë. Dave Ramsey, mësues financiar, rekomandon fillimin e një fondi emergjence me shumën $ 1,000 dhe më pas rritjen e tij në 3-6 muaj të të ardhurave (pas pagesës së borxheve nëse keni).

Një fond emergjence është një domosdoshmëri – pavarësisht se mirë e organizoni buxhetin, gjithmonë mund të ketë situata që kërkojnë para shtesë dhe kjo do të ishtë kritike në rast se nuk keni ruajtur para.

#1 Borxhet

Borxhet janë një ndër detyrimet më të parehatshme kur vjen puna te pagesat që duhet të bëjmë. Në këtë rast, për ti shlyer ato në kohë, një sasi parash e ruajtur paraprakisht do kthehej në një lehtësim të vërtetë. Kjo ju ruan edhe nga problemet që mund të shfaqen rrugës si, tejkalimi i afatit të pagesës apo shpenzimi i parave që keni ruajtur për gjëra të tjera më kritike. Më pak detyrime, më pak stres.

#2 Vetëm një burim të ardhurash

Nëse buxheti juaj varet vetëm nga një rrogë, krijimi i një fondi emergjence është esencial. Në këtë situatë, kjo mund të jetë më e vështirë, por mendoni sa do ju ndihmonte në rast sëmundjeje apo humbje pune. Nëse jeni familjarë apo beqarë, ju duhen të paktën një vit të ardhura të kursyera në fondin tuaj.

An Overview of the Minimum Wages in China - HROne

#3 Shtëpia

Shtëpia gjithmonë mund të ketë nevojë për riparime dhe mirëmbajtje. Jo të gjitha janë të detyrueshme, por mund të ndodhë të prishet një pajisje me rëndësi, si psh soba e gatimit, pa të cilën nuk mund të bëni pa e rregulluar ose blerë një të re.

#4 Riparimi i makinës

Makina është si fëmijët. Ajo kërkon kujdes të veçantë dhe ndonjëherë, ky mund të jetë tepër i kushtueshëm. Nëse jetoni me prindërit, ndoshta të ardhurat janë më të menaxhueshme, megjithatë kjo nuk ndodh gjithmonë. Ka familje të cilat nuk janë në gjendjen më të mirë financiare dhe në pamundësi ekonomike, nuk do mund të riparonin makinën e tyre. Nga ana tjetër, edhe blerja e një makine të re apo të përdorur, do ishte akoma më e kushtueshme.

Car Maintenance and Repair During COVID-19 | Edmunds

#5 Shpenzimet mjekësore

Nëse jeni i ri dhe i shëndetshëm, mund të mos mendoni shumë për shpenzimet mjekësore. Por, po nëse ju ndodh një aksident fare i papritur apo një sëmundje e rëndë? A e dini sa është tarifa që duhet të paguani? Familjarizohuni me detajet. Informohuni mirë në lidhje me sigurimet që zotëroni.

Mos harroni se aksidentet ndodhin dhe është më mirë të jeni të përgatitur. Sigurohuni që të keni para të mjaftueshme në fondin e urgjencës për të mbuluar të paktën një pjesë të shpenzimeve në rastin më të keq.

Handling a medical emergency with the help of first aid - Prepare First Aid  Training

#6 Largimi nga puna

Ekonomia ende nuk është në gjendjen më të mirë dhe me siguri edhe ju njihni mjaft njerëz që janë pushuar kohët e fundit. Ndoshta nuk jetoni me qira dhe pagesa e shtëpisë nuk përbën problem për ju, por përveç kësaj, ka gjithmonë shpenzime të cilat duhen përballuar. Nëse jetoni me prindërit, mund të mendoni se një fond emergjence nuk është i nevojshëm. Por nëse jeni duke jetuar me një sasi të caktuar page, çfarë do të ndodhë nëse del një shpenzim i papritur? Vendosja e këtyre shpenzimeve në një kartë krediti nuk është një ide e mirë. Në vend të kësaj krijoni një fond emergjence – kjo do t’ju lejojë të paguani për shpenzimet tuaja pa hyrë në borxhe me të tjerët.

5 Things Not to Do After Getting Fired From a Job | TopResume

#7 Jetoni larg familjes

Në këtë rast udhëtimet e shpeshta mund të jenë të kushtueshme, sidomos nëse ju duhet të udhëtoni në minutën e fundit për një rast urgjence. Siguroni një sasi parash për të mbuluar koston e biletave të minutës së fundit, aq më tepër kur bëhet fjalë për situata mjekësore ose vdekjeje.

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started