Si të kursejmë për pushimet verore?

#1 Krijoni një buxhet të veçantë

Një nga faktorët kryesorë që duhet të merrni parasysh kur planifikoni një udhëtim është të krijoni një ide se sa do ju kushtojë ai në total. Menaxhimi i buxhetit do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë si dhe do t’iu lejojë të jeni të përgatitur për çdo të papritur që ju del përpara.

Kostot e zakonshme të pushimeve përfshijnë:

Transporti: bileta e fluturimit, makina me qira, bileta e trenit, nafta etj

Akomodimi: hotel, Airbnb, bujtina, apartament me qira

Ushqimet: mëngjes, drekë, darka, snacks

Aktivitete të tjera: ture, suvenire, shopping

Të ndryshme: siguracionet e makinës, situatat e papritura, dokumentat

How to budget on holiday this summer | Travel News | Travel | Express.co.uk

#2 Ndiqni një plan kursimesh

Të kursesh para për udhëtime, sigurisht është tepër sfiduese! Por nëse planifikoni siç duhet përpara udhëtimit do të keni kohë të kursyeni paraprakisht për të gjitha shpenzimet tuaja. Mënyra më e lehtë për të krijuar një plan kursimesh është të ndani buxhetin e parashikuar me numrin e muajve që ju ndajnë nga pushimet verore. Ky numër përfaqëson shumën e parave për çdo muaj në mënyrë që të kurseni mjaftueshëm për udhëtimin. Për shembull nëse ju duhen 500 të reja, për pushimet dhe keni ende disa muaj kohë, pjestoni 500 me ditët kur mund të kurseni, psh 10 ditë dhe vendosini ato para mënjanë.

Easy Savings Plan | Savings plan, Money saver, How to plan


#3 Përdorni një kartë krediti

Nëse po kërkoni një mënyrë për të ulur ndjeshëm kostot e udhëtimit, merrni parasysh kartat e kreditit që ofrojnë shpërblime. Shpesh, këto karta vijnë me oferta kur arrihet një qëllim i caktuar i shpenzimeve. Këto pikë mund të blihen më pas për fluturime, hotele, madje edhe për ture, varet nga lloji i kartës së kreditit.

Which Credit Card Rewards Are Most Popular? - Canadian POS Corporation  Canadian POS Corporation

#4 Si të kurseni automatikisht

Mund të jetë e vështirë të kujtoni veten sa herë doni të transferoni para për ti kursyer. Për fat të mirë, ka shumë opsione që mund ta bëjnë këtë proces automatikisht, madje disa edhe ju shpërblejnë për të. Shumica e bankave do t’ju lejojnë të krijoni një transfertë një llogari kursimi.

Fixed Deposits giving lower returns than Savings Accounts? Here's what you  should do - The Financial Express


#5 Kërkoni mënyra për të fituar ose ruajtur më shumë

Nëse kostoja e pushimeve tuaja të ëndrrave e tejkalon atë që mund të kurseni nga të ardhurat tuaja mujore, është koha të kërkoni mënyra për ta rritur atë shumë. A ka ndonjë punë me kohë të pjesshme që mund të merrni përsipër për të fituar më shumë të ardhura? Strategji si këto mund ndihmojnë me kursimet tuaja. Mundohuni të reduktoni shpenzimet e tepërta. Aplikacione të tilla si Trim dhe Truebill gjithashtu mund t’iu ndihmojnë të kontrolloni dhe anuloni abonimet e padëshiruara mujore, të negocioni pagesa më të ulëta të faturave si dhe ju siguron një bonus për shumën e parave që kurseni çdo vit.

Is A Second Job Worth It? (Benefits vs. Drawbacks) | Be The Budget

Rezultati final

Shpenzimet nga pushimet mund të shtohen, prandaj është e rëndësishme të siguroheni se po kurseni para duke i llogaritur dhe to. Nga krijimi i buxhetit për udhëtimin te kursimet e automatizuara, përgatitja e juaj për udhëtimet do të jetë e lehtë dhe do të sigurojë që pushimet tuaja të jenë te mrekullueshme dhe të shkojnë siç dëshironi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: