#1 Bashkëpuno me një fotograf
Një nga mënyrat më fitimprurëse për të gjetur klientë në editimin e fotove është bashkëpunimi me njerëz të kësaj fushe. Zakonisht, fotografitë e dasmave kërkojnë editim të mirëfilltë, por jo vetëm. Ka plot kërkesa për profesionistë në fushën e fotografisë në tërësi. Një ndërveprim me njerëz që kërkojnë ndihmë për editim, do ishte hap i mirë për të avancuar në këtë profil.

#2 Fiverr
Fiverr është një platformë e pavarur që lejon të gjitha llojet e profesionistëve të shfaqin dhe shesin shërbimet e tyre. Editimi i fotove është mjaft i kërkuar, kështu që aty ka shumë mundësi për të fituar klientë të rinj.
Ju mund t’i shisni shërbimet duke krijuar “propozime” ose paketa të ndryshme që njerëzit mund të blejnë.
Për shembull, mund të krijoni një propozim specifik për editimin e fotove të dasmave ose mund të krijoni një për editimin e fotove në Instagram. Kjo varet se ku jeni më të aftë. Por sa më shumë të angazhoheni, aq më shumë klientë do të fitoni.

#3 Krijoni / Shisni një Kurs Online Editimi
Një mënyrë alternative për të fituar para është duke ofruar eksperiencën tuaj në formën e një kursi dixhital.
Ekziston një treg në rritje për edukimin online dhe njohuritë tuaja janë të vlefshme për njerëzit që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre edituese.
Mund të krijoni një kurrikulë të thjeshtë kursi që përmban një program specifik të një stili të caktuar editimi.
![7 Best Video Editing Courses & Classes [2021 APRIL] [UPDATED]](https://digitaldefynd.com/wp-content/uploads/2018/12/best-video-editing-course-classes-certification-training-online.jpg)
#4 Agjenci Marketingu
Agjencitë e marketingut zakonisht ofrojnë shërbime si krijim të brandeve, fotografi të produkteve, marketing në media sociale dhe marketing dixhital. Sidoqoftë, shumë agjenci nuk kanë një editues të brendshëm të dedikuar.
Vendosni shërbimet tuaja për editimin e fotove në agjencitë e marketingut që ju pëlqejnë. Me siguri edhe ata kanë nevojë për një shërbim profesional!
#5 Fotografitë e Mediave Sociale për Bizneset e vogla
Bizneset e thjeshta shpesh kanë nevojë për ndihmë në marketingun e bizneseve të tyre në internet ose në mediat sociale. Restorantet lokale, furrat e bukës, butikët dhe kafenetë, apo bizneset e tjera, të gjithë përfitojnë nga reklamimi i duhur.
Shumica e bizneseve të vogla nuk kanë kapacitet për të punësuar një menaxher të mediave sociale me kohë të plotë, kështu që ata përfundojnë duke e bërë vetë marketingun e tyre. Kjo shpesh rezulton në burime më pak tërheqëse me foto të edituara dobët.
Kërkoni biznese të cilat mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj. Pastaj, vendosni shërbimet tuaja dhe tregojuni atyre se si aftësitë tuaja për editimin e fotove mund të ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të biznesit të tyre.
6. Editoni Fotografi të Produkteve
Ndoshta nuk është forma më tërheqëse e editimit, por fotografitë e produkteve janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shumë biznese.
Prandaj, nëse doni të fitoni para për editimin e tyre, merrni parasysh të specializoheni edhe në këtë fushë.
Mundohuni të lidheni me pronarët e bizneseve që janë të interesuar të shesin produktet e tyre. Fotografia është një element thelbësor i faqeve online, dhe fotot që editohen në një stil të qëndrueshëm janë të rëndësishme për të arritur një markë kohezive.

7. Agjenci imobiliare
Agjentët e pasurive të patundshme mbështeten te fotot për të reklamuar ofertat e tyre dhe për të promovuar shërbimet për klientët e ardhshëm.
Ata mund ti fotografojnë edhe vetë pronat, por një editim cilësor i fotografive ndihmon në përmirësimin e marketingut.
Nëse njihni ndonjë agjent të pasurive të patundshme, ofrojini shërbimet tuaja dhe shihni nëse mund të bashkëpunoni për të promovuar biznesin siç duhet.

8. Fotografi Për Përfaqësitë e Automjeteve
Përfaqësitë e makinave gjithashtu mbështeten në foto me cilësi të lartë të automjeteve të tyre për të fituar klientë.
Stili i fotografisë te makinat është bazik dhe i drejtpërdrejtë, kështu që kjo mund të shërbejë si një mundësi e mirë praktike nëse jeni në fillim të karrierës suaj.

9. Studio fotografike
A keni ndonjë studio fotografie në zonën tuaj?
Pronarët e studiove shpesh kërkojnë ndihmë për editimin në mënyrë që ata të jenë më efikas me kohën e tyre. Prezantohuni me fotografët vendas dhe pronarët e studiove dhe ofroni aftësitë tuaja.
Ashtu si kur jeni duke punuar së bashku me fotografët e dasmës, është e rëndësishme të jeni të pranueshëm në drejtimin e fotografit. Sigurohuni që të jeni fleksibël dhe korrektë për të pasur rezultate të suksesshme.

10. Klasë individuale
Shumë njerëz preferojnë të mësojnë personalisht sepse kjo ofron një qasje më praktike të njohurive.
Nëse preferoni të jepni mësim personalisht për editmin e fotove në vend të krijimit të një kursi online, shikoni nëse mund të bashkëpunoni me një shkollë, universitet ose studio. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni koston e sigurimit të një lokacioni për mësimdhënie.
Plus, do t’ju japë të gjitha llojet e materialit dhe besueshmërinë e kërkuar nga klientët dhe kjo mund t’ju ndihmojë në mundësitë që ju ofrohen në të ardhmen.
