Benefitet e punës

1. Të ardhurat

Për shumë njerëz, benefiti kryesor i një pune është sigurimi i ardhurave. Edhe pse thonë se paraja nuk mund ta blejë lumturinë, të gjithë entuziazmohemi kur marrim pagën në fund të muajit. Pse ndodh kjo? Sepse paratë kanë aftësinë të sigurojnë një ndjenjë stabiliteti dhe sigurie. Duke pasur një punë, ju paguani qiranë në kohë, blini ushqime, paguani faturat, detyrimet dhe plotësoni nevojat e tjera. Për sa kohë që i jepni vlerë vendit ku punoni dhe bëni punën siç duhet – do të shpërbleheni. Përveç plotësimit të detyrimeve themelore, paratë financojnë aktivitetet dhe hobit që synoni të përmbushni.

Free Vector | Payment background design

2. Ndjesia e identitetit

Kur takoni njerëz të rinj për herë të parë, gjëja e parë që do t’ju pyesin është zakonisht emri juaj. Por, pyetja që pason zakonisht është: “A punoni?”. Kështu që detyrimisht edhe ndjenja e identitetit është e lidhur ngushtë me punën. Është një faktor thelbësor që formon përkufizimin se kush jeni ju si individ. Rallëherë do ju pyesin menjëherë për interesat, hobin, familjen ose gjëra të tjera në lidhje me jetën tuaj personale. Edhe pse puna juaj nuk është tregues i gjithçkaje rreth jush, zakonisht është ajo për të cilën njerëzit janë të interesuar të dinë që në fillim.

3. Ju jep një sfidë Intelektuale

Përvetësimi i njohurive të reja është një nga pjesët më argëtuese dhe pasuruese të jetës. Një nga benefitet kryesore të trajnimit për punë dhe mbajtjes së një pozicioni me kohë të plotë është vetë stimulimi i vazhdueshëm i mendjes suaj që do t’ju lejojë të rriteni në mënyrë konstante. Mos i nënvlerësoni sfidat dhe shpërblimet formuese që ajo ju mundëson!

Overcoming the 2 Greatest Job Changing Challenges Part 1

4. Përsosni aftësitë tuaja dhe mësoni aftësi të reja

Përveç sfidës intelektuale, një benefit tjetër i eksperiencave të punës është se ju ndihmon të përmisoni aftësitë tuaja dhe të mësoni plot të reja. Kjo është e rëndësishme, sidomos për karrierën tuaj pasi vepron si një shkallë nxitëse drejt arritjes së qëllimeve tuaja më të mëdha profesionale dhe personale. Nëse dëshironi të zotëroni një grup aftësish specifike, një punë tipike 9-5 me siguri që do jua mundësojë këtë. Nëse punoni në një kompani, do t’ju sigurohen të gjitha burimet dhe mjetet e duhura për të përmbushur detyrat tuaja. Në shumë raste, kjo përfshin trajnimin për përdorimin e mjeteve dhe mësimin e aftësive të reja, të cilat mund të variojnë nga teknike te ato administrative. Disa kompani madje e trajnojnë stafin e tyre për të fituar aftësi të tilla si udhëheqje dhe komunikimi bindës. Zakonisht, trajnimi i punonjësve është një pjesë e buxhetit të një kompanie. Një shumë e caktuar parash dhe burimesh caktohen për rritjen e punonjësve. Kjo sepse shumë kompani i konsiderojnë punonjësit si pjesa më e rëndësishme e saj. Nga perspektiva e tyre, është një investim i duhur, pasi një staf i mirë-trajnuar mund t’i shtojë vlerë më të madhe organizatës. Nga ana tjetër, ju do të përfitoni sepse mësoni aftësi të reja me koston e dikujt tjetër.

Learn a New Skill—Fast—to Make Yourself Instantly More Hireable

5. Mundësia për të njohur njerëz të rinj

Një punë ju jep mundësinë të krijoni marrëdhënie dhe miqësi të reja me njerëz që nuk do të kishit takuar kurrë. Kur të punësoheni, do t’ju duhet të ndërveproni me të gjitha llojet e individëve dhe të zgjeroni horizontin tuaj. Ju do të takoni njerëz me personalitete, prejardhje dhe aftësi të ndryshme që do kenë një impakt te ju në mënyra të ndryshme. Disa kanë mundësi të krijojnë miqësi përmes hobeve të tyre ose grupeve të miqve, të tjerët kryesisht shkojnë mirë me njerëzit në të njëjtën fushë të punës, pasi ata ndajnë shumë gjëra të përbashkëta duke përfshirë përvojat e përditshme. Për shumë njerëz, miqtë e tyre më të ngushtë janë ata që i kanë takuar në punë. Kjo është për shkak se ju kaloni një pjesë të konsiderueshme të ditës tuaj në punë dhe detyrimisht duhet të ndërveproni me ta rregullisht.

How to meet new people in Germany

6. Ju lejon të fitoni akses në një komunitet pune

Është krejtësisht normale të mos jeni miq të ngushtë me të gjithë punonjësit. Ka dhe raste ku mund të jeni të rrethuar nga profesionistë që mund t’ju bëjnë të ndiheni nën presion. Përveç kësaj, do të keni avantazhin të mësoni jo vetëm në aspektin e menaxhimit të punës, por edhe nga sjelljet e ndryshme të njerëzve rreth jush. Vendi juaj i punës mund t’ju lejojë të praktikoni aftësitë sociale, të komunikimit dhe ato organizative.

The Best Places to Meet New People | Dating Tips from Gaspard

7. Ju ndihmon të kuptoni më mirë veten dhe botën

Siç u përmend më lart, puna juaj është e lidhur ngushtë me identitetin tuaj. Kur punoni për një kompani dhe ju caktohen projekte dhe role të ndryshme, do të mësoni më shumë për veten tuaj. Për më tepër, të keni një punë me kohë të plotë ju vë në ndërveprim të ngushtë me profesionistë dhe ju përball me situata që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë botën. Ju do të ekspozoheni ndaj pikëpamjeve të ndryshme, llojeve të të menduarit, mënyrave të kryerjes së gjërave që mund t’i konsideroni përvoja të reja.

10 questions to understand yourself better

8. I jep jetës suaj një kuptim dhe qëllim më të madh

Edhe pse kjo mund të tingëllojë e çuditshme, puna i jep një sens më të thellë kuptimit dhe qëllimit që ju ndërtoni me veten. Ndonjëherë, mund të duket sikur punët e njerëzve të tjerë janë më kuptimplota se tuajat. Sidoqoftë, është thelbësore të mbani mend se pavarësisht nga që bëni, ajo është e nevojshme dhe kontribuon për të mirën publike. Kur bëni punën tuaj, do të ndiheni sikur po përmbushni një qëllim dhe kjo ndikon në jetën e dikujt tjetër qoftë në mënyrë të vogël apo të madhe. Gjithashtu, suksesi i një kompanie është gjithmonë rezultat i përpjekjeve kolektive dhe jo vetëm i punës së shefave të mëdhenj.

Understand Yourself – Cheryl Pence, PhD

9. Benefitet shëndetësore të të qenit i punësuar

Punësimi është i mirë për shëndetin tuaj mendor pasi ju lejon të takoni njerëz të rinj, rrit vetëvlerësimin dhe ju krijon një ndjesi qëllimi dhe identiteti. Mendimi për të kontribuar në diçka më të madhe se vetja mund t’ju bëjë të ndiheni të lumtur dhe të përmbushur. Për sa i përket shëndetit fizik, marrja e një page të qëndrueshme do t’ju parandalojë nga shpenzimet e panevojshme dhe do t’ju lehtësojë nga stresi i përpjekjes për të siguruar jetesën. Stresi ka implikime të mëdha shëndetësore dhe njerëzit me një punë të kënaqshme në një vend pune të shëndetshëm kanë më pak të ngjarë të kenë sëmundje që lidhen me stresin.

Total Compensation: Understanding Benefits Packages in Your Job -  Pathfinder Planning

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: