Paraja do jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe këtë se mohojmë dot. Ndoshta pikërisht për këtë fakt, shpeshherë ne përballemi me mite të ndryshme rreth tyre. Që nga financat personale, TV, lajmet, historitë, librat, asnjëherë nuk mungojnë këshillat: si të fitosh më shumë, si të kursesh, si të zgjedhësh një punë të mirë etj.
Ndoshta nuk është e lehtë të dallojmë cilat metoda funksionojnë me të vërtetë dhe cilat jo, por sot do ju njohim me 10 mite në lidhje me paratë të cilat NUK duhet t’i besoni!
#1 Borxhi/kredia është mjet ndihmës
Sa herë ju kanë rekomanduar të merrni kredi? Sa herë keni menduar të merrni një borxh me idenë se do e shlyeni shpejt? Dave Ramsey, autor i “The Total Money Makeover”, thotë se ideja e borxhit na ka ndikuar kaq “agresivisht”, sa shpesh shumë njerëz e kanë të vështirë të imagjinojnë blerjen e një makine ose pagesën e detyrimeve të tjera, pa marrë një kredi apo borxh. “Borxhi përbën një rrezik të konsiderueshëm financiar, nuk sjell prosperitet dhe nuk përdoret nga njerëzit e pasur aq sa ne mund të besojmë se përdoret”, thotë Ramsey, i cili sugjeron që është më mirë të jetoni brenda mundësive tuaja dhe të paguani për gjërat që dëshironi me paratë tuaja.

#2 Në fillim shlyeni kreditë e mëdha
Këshilltarët financiarë kanë theksuar rëndësinë e shlyerjes së kredive të mëdha dhe me norma më të larta interesi. Edhe pse është një ide e mirë që kredia me interes më të lartë të paguhet në fillim, ka disa teori edhe për detyrimet më të vogla. Hulumtimi nga Harvard Business Revieë ka zbuluar se njerëzit motivohen duke paguar më pak. Pra, shlyerja e shumave të vogla mund të ketë një ndikim të fuqishëm në lehtësimin e situatave financiare, në krahasim me kreditë e mëdha të cilat tingëllojnë edhe më të “frikshme”.

#3 Shtëpiaket nuk kanë nevojë për sigurime
Në shumë familje, njëri nga partnerët punon dhe është i siguruar, ndërsa tjetri duke mos qenë i punësuar përqendrohet në kujdesin ndaj fëmijëve ose në përgjegjësi të tjera që nuk përfshijnë domosdoshmërisht sjelljen e burimeve të të ardhurave. Por, nuk mund të jemi dakord me idenë se një skenar i tillë do të thotë se vetëm partneri që punon duhet të ketë nevojë për sigurime. “Nëse jeni i vetmi person që siguron të ardhura në familjen tuaj dhe bashkëshorti juaj ka ndërruar jetë, si do t’i shfrytëzonit të gjitha shpenzimet që do të kërkonit për kujdesin ndaj fëmijëve apo çështje të tjera të menaxhimit të shtëpisë?”

#4 Qëndroni larg kartave të kreditit
Kartat e kreditit shihen si portë hyrëse për borxhet, dhe jo pa të drejtë. Prandaj thuhet shpesh që është mirë ti qëndroni larg atyre. Sidoqoftë, nëse i bëni të gjitha pagesat në kohë dhe jeni të rregullt çdo muaj për të shmangur interesat, kartat e kreditit mund të kenë përfitimet e tyre, thotë Jennifer McDermott, nga website i financave personale finder.com. “Shumë karta krediti kanë programe shpërblimi që ju lejojnë të fitoni pikë ose para thjesht duke i përdorur ato,” tha McDermott. Për më tepër, realizimi i pagesave në kohë mund të rrisë rezultatet në fitimin e pikëve dhe kjo mund ta bëjë më të lehtë blerjen e një shtëpie dhe marrjen e normave të favorshme të interesit në të ardhmen.

#5 Më shumë punë, më shumë para
Sigurisht që kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. “Regjistrimi i orëve shtesë të punës jo gjithmonë barazohet me më shumë para. Në fakt, mbingarkesa mund të çojë në lodhje dhe kjo rezulton në më pak produktivitet.” Morali i historisë: siç thonë shpesh, punoni në mënyrë më të zgjuar, jo në orë të zgjatura.

#6 Sa më i lartë çmimi, aq më i mirë është produkti
Të paguani më shumë jo detyrimisht do të thotë që po blini një produkt superior. Megjithatë ky është një nocion që , shpeshherë zgjedhim të besojmë. Por, gjetja e markave më pak të kushtueshme dhe me cilësi të lartë është e mundur. “Kur paguan më shumë për të njëjtin produkt, po paguan për emrin e markës, jo për vetë produktin”.

#7 Një punë ku paguheni më shumë
Edhe nëse ka vërtetësi në këtë mit, është e rëndësishme që ju së pari të bëni hulumtimin tuaj, thotë Millstein, redaktor i CreditRepairExpert. “Para se ky avantazh të jetë i bindshëm, sigurohuni që të përshtateni me kushtet e një pune të re, siç mund të jetë zona ku ndodhet ajo”. “Një punë që paguan dy herë më shumë tingëllon shumë mirë derisa kuptoni që duhet të përballeni me një zonë me çmime tre herë më të larta”.

#8 Unë i gjurmoj paratë në mënyrë që të mos kem nevojë për planifikim buxheti
Kontrollimi i llogarisë tuaj bankare në një aplikacion celulari ose në internet dhe njohja e bilancit nuk është e njëjtë me buxhetin. Mos e mashtroni veten, thotë Karen Ford, (trajner financiar). “Një buxhet ju drejton siç duhet. Shkruajeni atë, çdo muaj. Para-planifikoni. Nëse nuk e shkruani, nuk do ju duket e vërtetë dhe mund të keni tendencën të neglizhoni detyrimet me rëndësi.
