Krijo një portofol profesional online

Do ju prezantojmë disa këshilla të thjeshta, të cilat mund t’i zbatoni për të krijuar një portofol online në lidhje me fushën e preferuar. Në rastin e mëposhtëm, i referohemi fotografisë.

#1 Reklamoni vetëm punën tuaj më të mirë

Si fillim, duhet të kuptoni që një website nuk është vendi për të treguar TË GJITHA punët tuaja. Zgjidhni vetëm projektet më të mira për të përfaqësuar veten tuaj. Sigurohuni që të shfaqni diversitetin e punës dhe gjithashtu shmangni reklamimin e projekteve jo të arritura.

Këshillë: Nëse jeni duke krijuar një website portofoli, publikoni jo më shumë se 6-8 projekte me 15-20 imazhe në secilën galeri. Si një fotograf profesionist, ju duhet të paraqisni një portofol të mirë-orientuar, të strukturuar qartë, për t’i lënë përshtypje të mirë audiencës. Postoni imazhet me një paraqitje të bukur si dhe lejojini shikuesit të zmadhojnë fotografitë për t’i parë më nga afër. Portofoli juaj do t’u tregojë klientëve kush jeni dhe punën që krijoni. Organizojini projektet sipas kategorisë, llojit të medias, industrisë ose sipas një rendi kronologjik. Përdorni etiketat për të filtruar projektet dhe për ta bërë më të lehtë për klientët gjetjen e shembujve të shërbimit që ata po kërkojnë.

Tips for creating WordPress Photography Websites - Undsgn™

#2 Zgjidhni një model konkret

Portofoli duhet të tregojë imazhe me cilësi të lartë dhe të pastër. Portofolet më të mira përqendrohen në paraqitjen e fotove në një mënyrë lehtësisht të arritshme, duke e bërë më të kënaqshme për vizitorët e faqes eksplorimin e fotografive. Dizajni i faqes në internet duhet të shërbejë vetëm si një sfond për punën tuaj – mos lejoni që ai të mbingarkojë punën ose të shpërqendrojë vizitorët. Portofolet më të mira profesionale zakonisht ndjekin një skemë kryesisht të bardhë / me ngjyra të lehta (bazuar në punën tuaj, ju gjithashtu mund të zgjidhni një sfond të zi / të errët) që lejon fotografitë e mëdha dhe me cilësi të lartë të japin rezultate mahnitëse. Pixpa ofron disa dizajne interesante për prezantimin e punëve online.Shtoni imazhe, video / HTML, slide në galerinë tuaj. Ju mund ta ndryshoni dizanjin e faqes në çdo kohë me një klik të vetëm. Përmbajtja e faqes suaj përshtatet automatikisht me dizanjin e ri.

Photography Portfolio | Photobook design, Photobook layout, Photo album  design

#3 Ndiqni një gjuhë vizuale të njëjtë

Si një krijues profesionist, punoni në krijimin dhe rritjen e brandit  përmes mediumeve dhe projekteve të ndryshme kreative. Ku ka mënyrë më të mirë sesa të ndërtoni brandin tuaj identifikues! Krijimi i logos është hapi i parë i rëndësishëm. Ndiqni të njëjtën rrugë vizuale për portofolin, madje edhe për kartën e biznesit.

#4 Sigurohuni që website të jetë i disponueshëm në pajisje të tjera

Sipas similarweb.com, trafiku celular tani dominon 56% të të gjithë përdorimit të internetit. Me gjithnjë e më shumë njerëz që përdorin pajisjet e tyre celularë për të pasur akses në internet, kjo pajisje është e destinuar të rritet me kalimin e kohës. Pra, çfarë do të thotë kjo për faqen tuaj? Shanset janë që 2 nga 3 përdorues që vizitojnë faqen tuaj po e bëjnë këtë nëpërmjet pajisjeve të tyre celular. Prandaj, është vërtet e rëndësishme që ajo të funksionojë edhe në pajisjet mobile. Dhe duke funksionuar, nuk duam të themi që duhet të hapet ashtu siç hapet në desktop. Ekranet celularë janë shumë më të vegjël dhe me prekje, kështu që website duhet të ndjekë praktikat më të mira të dizajnit, ku përmbajtja e faqes të përshtatet me çdo ekran të pajisjes.

Mobile is the new desktop, and that's good for enterprise apps | CIO

#5 Siguroni faqen tuaj me një Certifikatë SSL

Google, motori më i fuqishëm i kërkimit në botë dhe browseri i tij – Chrome po bëhen seriozë për të gjitha websitet që përdorin certifikatat SSL. Me uptade-t më të fundit të Chrome, websitet pa certifikata SSL po cilësohen gjithnjë e më shumë si “Jo të sigurta” nga Google. SSL (Secure Sockets Layer) është teknologjia standarde e sigurisë e përdorur për krijimin e një lidhjeje të koduar midis serverit të internetit dhe browser-it që përdor vizitori. Certifikata SSL siguron që të gjitha të dhënat (hyrjet, të dhënat e hyrjes, etj) midis serverit të internetit dhe browser të mbeten private dhe të mos mund të merren nga askush tjetër.

Ssl certificate - Free interface icons

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started