Një punë e dytë: A është ide e mirë?

Benefitet e të punuarit dy punë

Dëshironi të fitoni më shumë para?

Pavarësisht nëse kjo do të thotë të punoni një punë të dytë ose të hapni një biznes tuajin, nuk ka asgjë të keqe që të dëshironi të përmirësoni të ardhurat tuaja. Të fitoni më shumë para në mënyrë që të mbani më mirë familjen ose të përmirësoni stilin e jetesës suaj nuk ju bën aspak lakmitar, përkundrazi do ju bëjë një njeri akoma më të arritur.

10 Easy Actions That Will Ensure You Earn More Money in 2017 | Inc.com

# Si të arrini qëllimet tuaja financiare më shpejt

Pavarësisht nëse qëllimet tuaja financiare janë mbyllja e një kredie, të bëheni milionerë apo edhe thjesht të qenit më bamirës – rritja e të ardhurave do t’ju ndihmojë t’i përmbushni qëllimet tuaja më shpejt. Benefitet e dy punëve mund të mos jenë aq të dukshme në fillim, por me kalimin e kohës të ardhurat shtesë që fitoni do të kenë një ndikim të madh në progresin që arrini.

Përmirësimi i sigurisë tuaj financiare

Një nga pjesët më të mira në lidhje me të punuarit dy punë është se ju siguron të ardhura nga burime të shumta. Mendojeni në këtë mënyrë, nëse nesër do të humbisnit punën tuaj, a do të kishit ende një burim të ardhurash? Nëse jo, është mirë tu paraprini situatave që tani.

Basic Things to Know to Ensure Financial Security - South Coast Property  Management

Zvogëlimi i stresit financiar

Nëse keni ndonjë lloj stresi financiar nga kreditë ose faturat që nuk mund t’i paguani dot, atëherë të punoni dy punë mund t’iu ndihmojë në lehtësimin e shumë prej këtyre problemeve. Nëse ndiheni sikur jeni të zhytur në një stres financiar, duhet të mendoni vërtet për alternativa dytësore, edhe pse në fillim kjo do jetë mjaft sfiduese.

Aftësi të reja

Nuk ka rëndësi se në çfarë lloj pune jeni, gjithmonë ka eskperienca dhe aftësi të reja që mund të mësoni. Për shembull mund të mësoni se si të përdorni një lloj të ri të softuerit, të përmirësoni  aftësitë tuaja të komunikimit me njerëzit, apo edhe thjesht të forconi karakterin tuaj (kjo është një nga aftësitë më të kërkuara në biznes) pra si përfundim ,një punë e dytë mund t’ju ndihmojë të përmirësoni veten dhe karrierën tuaj.

Learning new skills online | The Daily Star


Pengesat e punës

Në aspektin e financës personale, çdo vendim që merrni kërkon një farë sakrifice. Nëse dëshironi të kurseni më shumë para, duhet të sakrifikoni disa zakone të shpenzimeve. Për shembull nëse doni të kurseni, mund t’ju duhet të “sakrifikoni” ngrënien në restorante. Me pak fjalë kur vendosni të punoni dy punë, ka dhe sakrifica që vijnë bashkë me atë. Pra, siç u përmend edhe në fillim të këtij artikulli, ka disa gjëra që duhet të merrni në konsideratë para se të kërkoni për një punë të dytë.

Më pak kohë e lirë

Nëse jeni duke punuar me kohë të plotë dhe më pas vendosni të punoni një punë të dyte me kohë të pjesshme, gjëja e parë që do t’iu duhet të sakrifikoni është koha juaj e lirë. Për shumë njerëz kjo nuk është një sakfricë aq e madhe, por nëse jeni i zënë ose se ju pëlqen ideja të keni gjithmonëdiçka për të bërë, atëherë mungesa e kohës së lirë do të jetë shumë sfiduese për ju. Nëse vërtet ju pëlqen të dilni me miqtë, të kaloni fundjavën ulur pranë plazhit ose thjesht të lexoni një libër çdo natë, atëherë dy punë mund të jenë të vështira për tu përballuar. Duhet shtuar se koha e lirë e shumë njerëzve është e mbushur me zakone jashtëzakonisht joproduktive. Pra, në këtë situatë një punë e dytë mund të jetë ndihmë për tu larguar nga to.

Why It Feels Like You Have No Free Time Anymore


Mund të jetë e lodhshme

Nëse do ju duht të punoni 80 deri në 100 orë në javë, nëse ndiheni të stresuar dhe të lodhur gjatë gjithë kohës, atëherë një punë e dytë do të ishte sfidë e vërtetë.  Nëse po përpiqeni të arrini një qëllim të rëndësishëm dhe lodhja për dy muaj nuk ju tremb, atëherë mund të vazhdoni me këtë synim. Megjithatë, më e mira është të caktoni një datë kufizuese. Lodhja e tepërt zakonisht nuk përfundon mirë.

Mentally Tiring' Jobs May Up Women's T2D Risk | MedPage Today


Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj konfliktit të interesave

Nëse keni vendosur të punoni në dy punë, atëherë duhet të siguroheni se nuk ka ndonjë konflikt interesi me burimin tuaj më të madh të të ardhurave. Gjithashtu, nëse një puna juaj e dytë po ju ndalon së dhëni performancën tuaj më të mirë  në punën tuaj me kohë të plotë, ndoshta ka ardhur koha të fokusoheni te njëra punë. Për shembull, nëse aktualisht punoni nga ora 8 deri në 5, mos filloni punë si barist që do t’ju mbajë zgjuar deri në orën 2 të mëngjesit. Mungesa e gjumit do të ishte e tmerrshme për produktivitetin tuaj.


Mund të jetë e vështirë për marrëdhënien tuaj

Një nga problemet më të mëdha të dy punëve, është se mund të jetë e vështirë për marrëdhënien tuaja. Mund të përmendim bashkëshortin, fëmijët, familjen dhe miqtë tuaj. Nëse jeni duke e shpenzuar tërë kohën duke punuar, do të keni më pak kohë për marrëdhëniet e rëndësishme në jetën tuaj. Nga të gjitha të pengesat me të cilat mund të përballeni kjo është ajo që duhet të merrni më shumë parasysh. Nuk ka rëndësi se sa shumë dëshironi të fitoni më shumë para. Nëse kjo nënkupton sakrifikimin e marrëdhëniens me familjen tuaj, atëherë nuk është aspak e vlefshme.

Përfundimi

Të punuarit në disa punë mund të jetë vërtët e dobishme dhe me benefite për shumë njerëz. Nëse e shihni veten të stresuar për paratë, ndiheni të pasigurt financiarisht, ose thjesht doni t’i arrini më shpejt qëllimet tuaja, atëherë kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për ju. Thjesht mos harroni të merrni parasysh sakrificat dhe të pengesat që vijnë me të.

Getting a Second Job to Save for Retirement | On Retirement | US News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: