Si të zotërosh financën personale në 2021? (Dhe të kursesh para fare lehtë?)

Paraja…është gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë! Qoftë në formën e planifikimeve individuale, ashtu edhe në formën e bisedave të përbashkëta. Sipas një studimi të kryer nga Northwestern Mutual, një përqindje prej 44% të njerëzve të intervistuar deklaruan se financat ekonomike përbënin faktorin që shkaktonte më shumë stres në jetët e tyre.


Por, ky artikull nuk është për t’ju prezantuar se pse ato janë cilësuar të tilla. Përkundrazi, duam t’ju rikthejmë optimizmin në lidhje me këtë temë kaq delikate. Nëse mendoni se një mirë-menaxhim i parave është i pamundur apo tepër i vështirë, atëherë nuk e keni sfiduar veten mjaftueshëm! I gjithë sekreti qëndron te vendosmëria juaj. Çfarë vendosni të bëni tani, pikërisht në këtë moment, është ajo ç’ka reflektohet në një të ardhme në mënyrë direkte apo indirekte. Por, kjo nuk është aq e lehtë apo jo?


Prandaj, me anë të këtij artikulli do përpiqemi t’ju ndihmojmë sado pak të menaxhoni siç duhet burimet e të ardhurave, si dhe do ndajmë me ju disa mjete të thjeshta organizimi të cilat mund t’ju shërbejnë për planifikimin e duhur të tyre.

Çfarë është Financa Personale?


Me pak fjalë, financa personale është mënyra si menaxhoni paratë që fitoni apo merrni nga një burim i caktuar. Financat personale zakonisht përfshijnë krijimin e një plani specifik se çfarë bëni dhe si i organizoni paratë tuaja. Të ardhurat mund t’i ndani në disa kategori: kursime, shpenzime, ruajtje të pasurisë dhe investime për të ardhmen.
Le t’i zbërthejmë pak më shumë.
Të ardhurat. Të gjitha paratë që fitoni ose merrni. Këto burime përfshijnë pagën dhe shpërblimet, pensionin dhe dividentët si dhe paratë që mund të merrni si trashëgimi ose dhuratë.


Shpenzimet. Ku shkojnë paratë tuaja? Kjo përfshin shpenzimet e domosdoshme si qiraja, të ushqyerit, detyrimet e tjera si dhe shpenzimet jo të domosdoshme: aktivitetet apo çdo gjë që bleni thjesht sepse dëshironi.

Kursimet. Ka disa mënyra kursimi. Forma tradicionale e arkës së kursimit apo ruajtja e parave në një llogari të posaçme.


Investimet. Investimet tipike përfshijnë aksione, bono dhe fonde të përbashkëta, si dhe investime në prona të paluajtshme ose kompani private.

Siguria. Mbrojtja nga aksidente ose ngjarje të paparashikuara përfshin marrjen e llojeve të ndryshme të sigurimeve, si sigurimet shëndetësore ose sigurimet e jetës. Kjo mund të përfshijë edhe një planifikim paraprak të pasurive për të qenë të përgatitur në çdo situatë.


Pra, si përshtaten të gjitha këto pjesë në enigmën e financave personale?
Një plan financiar personal është po aq unik sa çdo person që e krijon atë. Nuk ekziston vetëm një mënyrë të duhur për ta bërë planin të funksionojë, megjithatë ka disa udhëzime të cilat mund t’ju ndihmojnë në këtë proces.

Këto janë pesë bazat e menaxhimit të financave personale:

#1 Mendoni për qëllimet dhe prioritetet tuaja

Le të përdorim termin financa personale. I gjithë thelbi është të kuptoni mirë dhe të lundroni thellë në nevojat, dëshirat dhe ëndrrat tuaja, pastaj të angazhoheni për të punuar drejt tyre.
Për të organizuar buxhetin dhe për të filluar planin financiar, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë në një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë. Nëse dëshironi të blini një celular, sigurisht që edhe procesi i të kursyerit për të do të jetë më i favorshëm se në rastin kur ju duhet të kurseni për një makinë!


Bëjini vetes pyetjet “e mëdha” si:
Ku dua të jem në një, pesë, dhjetë dhe njëzet vjet?
Sa para dua të kem?
Çfarë sendesh dua të zotëroj?
Çfarë përvojash dua të kem?
Si është puna, familja dhe jeta ime personale?
Çfarë dua të ndryshoj në lidhje me jetën time aktuale?
Nëse këto pyetje janë paska “frikësuese” ose nëse thjesht nuk i dini përgjigjet e tyre, mos u shqetësoni. Qëllimi i tyre nuk është të planifikoni tërë jetën tuaj – është të mendoni më thellë në mënyrë që të jeni më të përgatitur për të filluar ndërtimin e planit tuaj.
Mos harroni se plani personal i financave është po aq fleksibël sa edhe vetë jeta juaj. Përpiquni të shmangni analizat e tepërta.

Don't Let the Success of Others Keep You From Achieving Your Goals - The  Frugal Farmer

#2 Vlerësoni gjendjen tuaj aktuale financiare

Tani që keni menduar, ndoshta edhe ëndërruar, është koha të filloni me modalitetin e veprimit.
Para se të mund të ndërtoni një plan financiar personal që ka kuptim për jetën dhe dëshirat tuaja, duhet të kuptoni se ku jeni.


Kjo fillon me një analizë të thjeshtë të disa gjërave:
Rrjedhja e parave, ose “paratë e tanishme në krahasim me ato që zotëronit më parë: Sa para po fitoni dhe shpenzoni çdo muaj?
Vlera neto: paratë dhe pasuritë që keni tani minus ato që i detyroheni pagesave të detyrimeve, si ato të makinës, biznesit etj.
Ka shumë mënyra se si mund t’i analizoni këto vlera.
Një mënyrë është duke përdorur aplikacione online, siç është aplikacioni Mint i cili ju lejon të bashkoni të ardhurat, investimet dhe shpenzimet tuaja, në mënyrë që të keni një pamje të këtyre vlerave në kohë reale.


Por, gjithmonë qëndron edhe metoda e vjetër: një fletë llogaritëse.
Një alternativë e mirë zëvendësuese është përdorimi i programeve si Excel për të menaxhuar shpenzimet. Mund ta plotësoni tabelën për disa muaj, në mënyrë që të keni një kontroll mbi modelet dhe mesataret e shpenzimeve që bëni.

Nëse e shfrytëzoni këtë metodë dhe ende shihni shifra “të pakënaqshme”, mos u stresoni shumë. Synimi është të përqendroni strategjitë tuaja personale të financave në kthimin e shifrave në pozitive, pastaj ti shtoni ato në mënyrë që të filloni të kurseni.

10+ Things To Do When Your Finances Are A Mess | Making Midlife Matter
\

#3 Kujdes me borxhet (në rast se keni)

Nëse keni borxhe përpiquni t’i shlyeni ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Sa më mirë të mund të menaxhoni paratë, aq më pak interes do të paguani, që do të thotë se do të keni më shumë para në duar për planet tuaja afatgjata!


CreditKarma është një program që ju ndihmon të llogarisni borxhet. Vendosni informacionet rreth tij dhe sa po paguani aktualisht dhe app-i ju jep një lloj parashikimi sa kohë ju duhet ta paguani plotësisht. Gjithashtu programi ju tregon se sa nga paratë tuaja do të shkojnë në drejtim të principalit, i cili është shuma kryesore e borxhit, kundrejt pagesave të interesit.
Ky është një hap kritik në menaxhimin e financave personale. Sa më shpejt të mund të ndërtoni dhe ekzekutoni planin tuaj, aq më afër do të jeni me gjendjen e synuar financiare.

Ask Cynthia: Why Am I Being Asked to Pay Debts In Escrow? - CV Escrow

#4 Planifikoni buxhetin

Planifikimi dhe ndjekja e buxhetit është hapi më i rëndësishëm që mund të ndërmerrni në lidhje me financat personale. Sigurohuni që po punoni për qëllimet tuaja dhe vendosja e një numri “të prekshëm” për t’u ndjekur do t’ju ndihmojë të mbani përgjegjësi çdo ditë, javë, muaj dhe vit.


Duke pasur kontroll mbi rrjedhjen e parave dhe borxhet, do të keni një ide më të qartë se si duhet organizuar buxheti.
Shikoni shpenzimet tuaja për çdo muaj.
A i tejkalojnë shpenzimet të ardhurat tuaja?
Nëse po, me sa?
Ku mund të shpenzoni më pak?
A ka ndonjë mënyrë që të mund të fitoni më shumë të ardhura?
Sa para dëshironi të paguani për borxhet tuaj çdo muaj?


Zgjidhni një shumë për të shpenzuar çdo muaj, pasi kjo mund t’ju ndihmojë të kapërceni hendekun midis shpenzimeve dhe të ardhurave.
Vazhdoni ti gjurmoni ato në fletë ose në aplikacioni financiar në mënyrë që të mund të bëni llogaritë çdo muaj.

Planning Your 2020 HR Budget | PandoLogic

#5 Mundohuni të kurseni disa para çdo muaj

Çdo këshillues financiar do t’ju rekomandonte të krijoni një fond emergjence. Idealisht, ky fond mbulon të paktën tre deri në gjashtë muaj të shpenzimeve tuaja në rast se ju humbni të ardhurat tuaja.
Është e kuptueshme nëse një shumë e tillë parash nuk mund të kursehet lehtë.


Por ju mund të filloni të kurseni edhe fare pak. Shtoni rreth 50 L të vjetra apo një shumë të ngjashme në llogarinë e kursimit. Shkruani “Kursime” në fletën e menaxhimit të parave në mënyrë që të ndiqni çdo hap që bëni.


Me kalimin e kohës mund të shtoni më tepër para.
Nëse kjo ju duket sfiduese, mendoni për disa mënyra se si mund të shpenzoni më pak para në baza ditore.

How Much Should You Save Every Month? | MoneyWizard.co

Mendoni se çfarë ju pëlqen vërtet dhe çfarë mund të eleminoni nga shpenzimeve. Kjo nuk do të thotë të privoni plotësisht veten-është e nevojshme të bëni edhe gjëra që ju bëjnë të lumtur.

Si mund të kurseni?
Këtu janë disa shembuj:
Kërkoni për versione të ngjashme të produkteve tuaja të preferuara të cilat mund të jenë më të lira.
Kurseni në lidhje me ushqimet! Gatuajini ato në shtëpi dhe mos i blini jashtë.
Eksploroni aftësitë tuaja! Reklamojini ato në portale të ndryshme. Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme mund të punoni me projekte afatshkurtra me pagesë.
Nëse keni një makinë, përpiquni të eleminoni përdorimin e shumtë të saj.
Ecni ose përdorni biçikletën në vend që të që të harxhoni për karburant apo Taxi.
Shisni veshje ose sende që nuk i përdorni. Kjo mënyrë e sigurimit të parave po përhapet gjithnjë e më shumë, sidomos në rrjete sociale si Instagram. Të gjithë kemi produke që si përdorim asnjëherë!


APLIKACIONET E FINANCAVE PERSONALE
Këtu janë disa mjete personale të financave që mund t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj:

Mint


Siç e përmendëm edhe më sipër, ky aplikacion ju ndihmon të gjurmoni shpenzimet tuaja, të menaxhoni buxhetin dhe të përshkruani një plan personal të financave. Shumë karakteristika të Mint janë falas dhe nëse dëshironi alternativa më të avancuara, kjo kushton $ 16.99 në muaj.


You Need a Budget (Ju duhet një buxhet.)


Emri i aplikacionit thotë të gjitha. Ky program personal i financave ju ndihmon të shlyeni borxhet dhe të ndiqni buxhetin tuaj. Mund të regjistroheni për një provë falas 34-ditore, e cila mund t’ju ndihmojë të krijoni një rutinë tuajën. Pastaj pagesa është 11,99 dollarë në muaj ose 84 dollarë në vit.

Is Mint Safe? What to Know About the Budgeting App in 2019 - TheStreet


Clarity Money


Ky aplikacion është krijuar nga kompania e shërbimeve financiare Marcus nga Goldman Sachs. Ju ndihmon të krijoni një llogari kursimesh me rendiment të lartë, gjë që ju mundëson të fitoni para nga kursimet tuaja. Gjithashtu ju ndihmon të menaxhoni subscriptiona-t, nëse keni, që të mos humbni kurrë para në llogari ku jeni loguar dhe më pas keni i harruar.

Clarity Money App Review - Will They Kill Mint?


Prism


Përveç ndjekjes së fluksit të parave, ky aplikacion personal i financave ju ndihmon të menaxhoni të gjitha pagesat mujore të faturave.
Kur filloni për herë të parë përpjekjen për të kursyer, menaxhimi i financave personale nuk është tamam një ëndërr në sirtar. Por, ndërsa e kuptoni më mirë se si funksionon procesi dhe e kombinoni atë me situatën tuaj, ai bëhet më i thjeshtë dhe argëtues.
E rëndësishme është të mendoni në çfarë pikë jeni tani dhe ku dëshironi të jeni në të ardhmen. Shfrytëzoni mjetet që mund të përdorni për të ndihmuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e planit tuaj personal të financave.
Ndoshta pengesa më e madhe do të jetë ndjekja e këtij procesi, por përpiquni të mendoni planet më afatgjata.
Planifikoni procesin me një mik apo një anëtar të familjes i cili mund t’ju ndihmojë të qëndroni të angazhuar.
Me pak punë dhe përpjekje, do mund ta realizoni këtë rrugëtim me sukses!

A Free Bill Management App We Love // Blog - SmartPath

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started