Fito para duke dhënë kurse online

Një nga rrugët më të mira që mund të ndiqni për të fituar para është duke dhënë mësim virtualisht. Njerëzit të cilët japin kurse online jo vetëm që kanë liri për të punuar nga kudo që janë, por gjithashtu mund të gjenerojnë të ardhura të organike ndërkohë që ndajnë pasionin e tyre.

Si të jepni mësim online

Si fillim nëse dëshironi të fitoni para duke dhënë kurse online, duhet të zotëroni ose krijoni materialet e duhura. Kjo do të tërheqë vëmendjen e të interesuarve dhe gjithashtu do t’i bëjë klientët tuaj t’ju rekomandojnë edhe te të tjerët. Mund të duket e vështirë në fillim, por ka disa hapa që duhet të ndiqni për tu siguruar që kurset online që ju ofroni do të jenë të vlefshme për studentët dhe fitimprurëse për biznesin tuaj.


#1 Vendosni se çfarë doni tu mësoni të tjerëve

Çdokush mund të fitojë para duke dhënë mësim online nëse ai ose ajo ka kohën dhe dëshirën për ta bërë këtë gjë. Për këtë fillimisht duhet të zgjidhni një temë. Ndoshta mund të jeni të interesuar dhe të përgatitur në disa tema, por zgjidhni atë që ju frymëzon më shumë.

Për shembull, nëse jeni fotograf portretesh dhe xhironi shpeshherë portrete të moshave të ndryshme dhe dëshironi të siguroni të ardhura ekstra, ju mund të krijoni kurse online në këtë profil. Mund të bëni edhe një seri programesh, pastaj t’i bashkoni ato dhe të vendosni një çmim total.

Për më tepër, nëse keni aftësi të tjera fotografike, mund t’i ktheni ato në kurse teknike dhe artistike, psh:

  • Si të zgjidhni ndriçimin e duhur
  • Si të krijoni një fotografi peizazhi
  • Kur të xhirojmë portrete
  • Si të merrni më shumë klientë si fotograf
  • Cilat lente duhet të përdoren dhe për cilat raste

Këto janë vetëm disa ide që lidhen me fotografinë, por procesi funksionon për çdo temë dhe industri që mund të preferoni.

16 top online photography courses for beginners to get started | by  Gurpreet Singh | Medium

#2 A duhen çertifikime specifike?

Mësimi online nuk ka të njëjtat kufizime si mësimdhënia në një kolegj ose universitet. Ju nuk keni nevojë për një diplomë të nivelit master ose doktoraturë për një eksperiencë të tillë. Megjithatë nëse e zotëroni një diplomë, kjo është një plus për ju dhe një karakteristikë të cilën mund ta ndani me studentët që ju ndjekin.

How to Teach Online – For a Company or for Myself?

#3 Zhvilloni aftësitë e duhura për mësimdhënien e kurseve online

Nuk ka një grup standard të aftësive që duhet të kenë mësuesit virtualë. Por ju mund të keni më shumë sukses nëse zhvilloni disa aftësi para se të filloni të jepni mësim. Aftësitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të lidheni me studentët tuaj, të krijoni materiale më të mira dhe t’i zhvilloni kurset tuaja në mënyrë më efektive.

  • Meqenëse mësimi zhvillohet online, ju duhet të keni aftësi kompjuterike nëse doni që kurset tuaja të jenë të suksesshme. Për këtë zakonisht mjafton të dini të përdorni programet bazike të softuerit-
  • Mësoni rreth mjeteve dhe strategjive të marketingut pasi kjo mund t’ju ndihmojë të fitoni para shpejt. Jepini eksperiencës suaj të re marketingun e duhur duke përdorur reklamat, postimet në rrjetet sociale, sponsorizimet, shpërndarjet nga miqtë etj.
  • Padyshim, një mësues i shkëlqyeer duhet të dijë të komunikojë. Nëse jeni orator i mirë, mund të krijoni video dhe audio për të shpërndarë materialet. Por, nëse jeni më i aftë në shkrim, mund të përfshini edhe kontentin e shkruar. prezantimin e materialeve në programet si PowerPoint, Word, PDF etj.
  • Aftësia për të shpjeguar: Disa njerëz kanë talent të jashtëzakonshëm në një temë të veçantë, por ata nuk mund t’ju tregojnë ekzaktësisht se si të veproni si to. Ju duhet të jeni në gjendje të shpjegoni lëndën mirë dhe rrjedhshëm. Praktikoni të shkruani udhëzues në formën e postimeve në bloge për të krijuar aftësitë tuaja në këtë fushë. Shpjegojini temën tuaj miqve dhe familjes suaj dhe kërkoni mendimin e tyre.
  • Menaxhimi i kohës: është e lehtë dhe normale të humbasësh kohë në procesin e krijimit të kurseve, kështu që aftësitë e mira të menaxhimit të kohës do t’ju ndihmojnë të maksimizoni potencialin tuaj të fitimit dhe të shmangni ngadalësimin e procesit. Për këtë mund të përdorni një axhendë ose edhe një aplikacion falas për t’ju ndihmuar të jeni më të organizuar.
8 Online Teaching Platforms That Will Make You Want to Teach Online | by  Didem Yesil | Medium

#4 Merrni pajisjet dhe teknologjinë e nevojshme për të zhvilluar kursin

Teknologjia që përdorni varet nga niveli i komoditetit dhe lloji i kursit që po bëni. Për shembull, nëse doni t’i mësoni njerëzit se si të ndërtojnë mobilje, përmbajtja në video do t’u shërbente atyre më mirë sesa përmbajtja e shkruar. Ata duan të shohin çdo hap që ju ndiqni.

Nëse do të zhvilloni webinare ose podkaste të drejtpërdrejta, minimumi ju duhet një kamera, një mikrofon dhe sigurisht një internet i mirë. Për më tepër, softueri për redaktimin e videos dhe zërit mund t’ju ndihmojë të eleminoni zhurmat dhe shpërqendrimet e tjera nga përmbajtja juaj.

E vetmja teknologji speciale që mund t’ju duhet për kursin lidhet me vetë materialin e kursit. Për shembull, nëse u mësoni klientëve se si të krijojnë vetë muzikën e tyre elektronike, do t’ju duhet softuer me përbërje muzikore dhe gjithçka tjetër që mund t’ju ndihmojë të demonstroni procesin.

Më e rëndësishme se teknologjia është metodologjia juaj e mësimdhënies. Nëse ja dilni me zërin, tonalitetin dhe materialet e duhura të kursit, nuk do të keni asnjë problem të kuptoni se si të fitoni para duke ndarë pasionin tuaj me të tjerë.

#5 Krijoni një kurs fitimprurës

Pasi të keni specifikuar lëndën që keni zgjedhur, të keni zhvilluar aftësitë tuaja të mësimdhënies dhe të keni siguruar pajisjet e duhura, do jeni gati të filloni udhëtimin tuaj. Ka shumë metoda të ndryshme për krijimin e një kursi online; çelësi është që të zgjidhni ato që janë më të përshtatshme për lëndën, stilin e mësimdhënies dhe studentët që do ju ndjekin.

  • Bëni disa kërkime. Shikoni kurset e të tjerëve në të njëjtën lëndë për të parë se si ata i zhvillojnë mësimet, si në format ashtu edhe në përmbajtje.
  • Siguroni të gjitha mjetet që në fillim. Nëse po planifikoni të përfshini imazhe, klipe audio, statistika dhe të dhëna të tjera, përgatitini ato para se të filloni.
  • Hulumtoni temën e zgjedhur dhe kontrolloni për të parë se cilët mësues performojnë më mirë në Google, në mënyrë që të kuptoni strategjinë tuaj për tu paraqitur në krye të rezultateve.
  • Përdorni një larmi mediumesh. Merrni parasysh mësimdhënien duke përdorur tekst, video, webinare të drejtpërdrejta, podcast dhe mediume të tjera që synojnë stile të ndryshme të të mësuarit. Kurset tuaja do të bëhen më tërheqëse si rezultat – dhe ju vetë mund të mësoni disa aftësi të reja!
  • Skiconi paraprakisht programin në mënyrë që të keni një udhërrëfyes të përcaktuar qartë.
  • Organizoni të gjitha burimet tuaja që në fillim. Nëse po planifikoni të përfshini imazhe, klipe audio, statistika dhe sende të tjera, duhet t’i keni gati para se të filloni.
  • Krijoni një orar të mirëcaktuar. Sigurohuni të mos mbingarkoni studentët.

Merrni parasysh problemet e mundshme. Ju e njihni materialin tuaj më mirë se kushdo tjetër. Disponohuni edhe për konsultime, kjo e forcon marrëdhnënien me studentët tuaj.

Pasi të keni planifikuar kursin, është e rëndësishme t’i mbani studentët entuziastë.

  • Angazhimi me studentët tuaj: Ekrani nuk duhet të përfaqësojë një portal që ju lidh me klientët. Ju duhet të krijoni një lidhje më miqësore, sesa një raport biznesi. Përgjigjuni pyetjeve dhe drejtojini studentët vazhdimisht në burime shtesë që mund të jenë ndihmëse për ta.
  • Komentet: Inkurajojini studentët. Bëjini të ditur se ju jeni krenar për arritjet e tyre dhe se duhet të vazhdojnë të përpiqen, jepni kritika konstruktive për t’i mbajtur të motivuar.
4 Money-Making Online Business Ideas That Require No Investment

#6 Ndërtoni një bazë me klientë

Ju mund ta keni të qartë që dëshironi të jepni kurse online, por si do i gjeni klientët që janë të gatshëm të paguajnë për njohuritë tuaja?

Është e vështirë të regjistrosh një kurs, ta hedhësh online dhe të shpresosh se do krijosh të ardhura. Nëse dëshironi të gjeneroni fitim, ju duhet të tërhiqni një audiencë për këtë.

Marketingu për kursin nuk është aq i vështirë sa mund të mendoni. Këtu janë disa strategji që mund të provoni:

Blog në lidhje me temën tuaj: Krijoni një blog me përmbajtje që është e optimizuar për motorët e kërkimit (SEO). Në këtë mënyrë do tërhiqni klientë të mundshëm përmes kërkimit organik. Me fjalë të tjera, kur ata kërkojnë fjalë kyçe që kanë të bëjnë me temën tuaj, ata mund të gjejnë postimin tuaj në blog, dhe nëse u duket intrigues, mund të interesohen për kursin që ju ofroni.

Krijoni një listë email: Ju mund të reklamoni emailin tuaj në blogun dhe ëebsiten nëse e keni një. Përdorni një formë të thjeshtë Neësletter ku u kërkoni njerëzve të shkruajnë emrat e tyre dhe adresat e emailit të tyre. Për të stimuluar këtë proces, mund tu ofroni atyre një dhuratë falas, për shembull një seancë konsultimi në lidhje me kursin që ofroni.

Qëndroni aktivë në mediat sociale: Kur jeni aktiv në rrjetet sociale e keni më të lehtë të tërhiqni klientë të rinj sepse ndjekësit tuaj mund t’ju ndihmojnë në këtë proces. Plus, do të ketë më shumë njerëz që do të shohin njoftimet tuaja kur reklamoni një kurs të ri ose kur shkruani një postim të ri në blog.

Nëse keni një numër të lartë ndjekësisht në rrjete sociale, YouTube ose në blogun tuaj, përfitoni prej tij!

#7 Marketoni dhe shisni kursin tuaj

Ju tashmë keni krijuar një kurs që klientët tuaj do ta pëlqejnë. Tani është koha të përcillni njohuritë tuaja tek to. Siç u përmend më lart, përpjekjet tuaja të marketingut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin tuaj si një mësues online. Nëse nuk jeni aktiv në mediat sociale dhe nëse nuk e ndiqni marketingun me email, ëndrra juaj për të fituar para duke dhënë mësim online mund të mos këtë rezultatet që dëshironi. Merrni iniciativën për të bashkëvepruar me komunitetin tuaj online, bëni postime në blog, dërgoni email, përgjigjuni pyetjeve nga klientët dhe gjeni grupe dhe ndjekës të rinj në komunitetet tuaja.

Are your Marketing and Sales teams integrated?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: