Kur duhet të kursesh para?

Më pak se 1,00000

Kurseni para duke bërë “sakrifica të vogla” Krijoni një buxhet për të kontrolluar shpenzimet tuaja. Në mënyrë që ta bëni planin tuaj të funksionojë, vendosini transfertat automatike nga llogaria juaj e kreditit në llogarinë tuaj të kursimeve. Një shumë e tillë mund të kursehet në rast se keni kredi, për pushimet verore apo situata të tjera që kërkojnë një buxhet të caktuar. Përveç kësaj, është shumë e rëndësishme ruajtja e parave për raste emergjente.

Për më shumë detaje në lidhje me këtë temë mund të lexoni artikullin tonë:

https://wordpress.com/post/fukarai.art.blog/569

Your Summer Vacation Plans & COVID-19 | UKNow

1,000000-5,000000

Kursimet e para prej 1000000 L ndonjëherë janë shuma më e vështirë për tu arritur. Por, menjëherë pas kësaj arritjeje produktive mundohuni të përdorni metoda të dobishme, si krijimin e një llogarie personale që do t’iu ndihmojë në uljen e shpenzimeve të përditshme. Shfrytëzoni metoda që mund t’ju ndihmojnë të arrini synimet financiare. Do e falenderoni veten kur t’ju duhet të paguani universitetin e fëmijëve ose kurset profesionale dhe të keni llogarinë e krijuar paraprakisht.

6,000000-10,000000

Todd Christensen, autor i librit “Everyday Money for Everyday People” thotë se kursimet janë për raste emergjente dhe qëllime afatshkurtra, jo llogari për ndërtimin e pasurisë. “Mos u shqetësoni për normat e interesit. Shqetësohuni për sigurinë dhe aksesin, ”shprehet ai. Kjo shprehje është shumë e vërtetë, por pasi ju të jeni afruar me vlerën $10,000 mund të vendosni të ngadalësoni me ruajtjen për kursimet e emergjencës për të filluar kursimin për qëllime të tjera si ndërtimin e pasurisë e cila asnjëherë nuk është ide e keqe. Supozojmë se ju arrini të kurseni një shumë prej  7,500000 për situata të papritura. Me kalimin e kohës mund të ndani buxhetin, një pjesë për raste emergjente dhe një pjesë për plotësimin e synimeve të tjera si blerja e një makine, veshje të reja apo çfarë do plani të keni në të ardhmen.

How To Buy A New Car: Get The Best Deal | Bankrate

15,000000-20,000000

Pas një periudhe kursimi ka ardhur koha të pyesni veten: “A jam duke kursyer shumë?”. Asnjëherë nuk mund të jeni duke kursyer “shumë”, por mund të keni mjaftueshmë para për kursimet afatshkurtra. Në një moment të caktuar, është e arsyeshme që të ndaleni dhe të përqendroheni në kursimin për qëllime të tjera. Sapo të arrini në këtë nivel, ju do të ndiheni të kënaqur me menaxhimin e shpenzimeve dhe ruajtjen e parave për investime më të mëdha si blerja e shtëpisë. Gjithashtu, mos harroni edhe kursimet e pensionit! Siguria për të ardhmen është një ndër bazat e menaxhimit të mirë të financave.

First-Time Home Buying Guide: Everything You Need To Know

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: