Rëndësia e kontratës në Freelance (Sigurohu që do paguhesh!)

Si duhet të duket një model kontratë Freelance

Me siguri edhe pa një kontratë, ju përsëri e dini se çfarë pret klienti nga ju – punën që duhet të përfundohet sipas kërkesave të caktuara nga vetë ai dhe në afatin kohor të përcaktuar paraprakisht. Gjithashtu, klienti i di pritshmëritë që ju keni për ta, më e rëndësishmja, është vetë ai i cili bie dakord të paguajë për shërbimin që ju ofroni. Megjithatë, kur vjen puna te platformat që funksionojnë online, asnjëherë nuk mund të jeni të sigurt me cilin person keni të bëni dhe pikërisht këtu merr vlerë nënshkrimi i një kontrate virtuale.

9 Faktorë të rëndësishëm për modelin e kontratës Freelance për të qenë të sigurt që do paguheni në fund!

#1 Deklaratë hyrëse

Kjo pjesë është mjaft e qartë, pasi thjesht paraqet palët kryesore në marrëveshjen e kontraktuesit dhe ofron një pjesë të përgjithshme të marrëveshjes. Kjo pjesë e kontratës Freelance gjithashtu përcakton emërtimet “Klient” dhe “Kontraktor” në mënyrë që të dy palët të referohen si të tilla gjatë gjithë pjesës tjetër të marrëveshjes. Detajet specifike të marrëveshjes shfaqen më vonë te Termat dhe Kushtet.

Përfshini një datë për kontratën, e cila shfaq datën e nisjes së punës për klientin tuaj. Këtë datë mund ta përcaktoni edhe përmes një bisede telefonike (ose email). Qëllimi i deklaratës hyrëse është t’iu njohë me kë po punoni në mënyrë që edhe të dyja palët të kuptojnë qëllimin e përgjithshëm të marrëdhënies së përbashkët.

Freelance Contract | Create a Freelance Contract Form | LegalTemplates

#2 Termat dhe Kushtet

Te Termat dhe Kushtet tuaja përcaktoni se çfarë dëshironi nga klienti – kryesisht cila është pagesa për të cilën keni rënë dakord, si duhet të paguhet ajo dhe kur është afati i fundit. Duke e përcaktuar qartë pjesën e pagesës që në fillim mund të shmangni çdo mosmarrëveshje të mundshme më pas, si në rastin ku klienti përpiqet të paguajë një shumë më të vogël nga ajo që ju takon. Nëse jeni një shkrimtar freelancer i punësuar për kriijimin e artikujve, duhet të specifikoni për çfarë bëhet fjalë, një numër të përafërt të fjalëve dhe datën e dorëzimit të projektit. Në varësi të profilit që keni mund t’ju duhet të përfshini detaje të ndryshme për mënyrën se si do ta dorëzoni punën tuaj, kjo mund të ndryshojë nëse jeni fotograf, shkrimtar, dizajner etj.

9 Freelance Contract Template Essentials (Free Template) PDF/Word

#3 Fusha e projektit

Një nga elementët më të lodhshëm që lidhet me Freelance është puna e tepërt në të njëjtin projekt. Puna e tepërt është kur ju dhe klienti juaj bini dakord që ju të kryeni një detyrë të veçantë, por klienti kërkon detyra dhe pika shtesë, ose një numër të paarsyeshëm të rishikimeve ndërkohë që ju jeni duke punuar – duke rritur kështu angazhimet. Nëse keni një marrëdhënie të mirë me klientin, me siguri nuk do e keni problem të bëni disa ndryshime të vogla, për ta realizuar projektin sa më mirë. Pasi të keni kryer të gjitha detyrat brenda fushës së projektit, ju teknikisht e keni përfunduar pjesën tuaj të kontratës Freeelance. Nëse klienti dëshiron që ju të bëni edhe punë të tjera, atëherë ai duhet të krijojë një kontratë të re për atë punë shtesë dhe jo të presë që ajo të bëhet si pjesë e kontratës fillestare. Jini të gatshëm të ndryshoni çmimin fillestar nëse ju kërkohet të bëni diçka jashtë fushës së rënë dakord nga projekti origjinal. Mos harroni, ju po punoni me klientin tuaj, jo për klientin tuaj, kështu që ai nuk mund të presë që ju të punoni falas.

Free Freelance Contract Template (To Keep You Safe) in 2021

#4 Ndryshimet dhe rishikimet

Nëse një klient dëshiron një ndryshim të vogël e të pandjeshëm në një dizajn ose artikull, detaj që nuk kërkon shumë kohë ose shpenzim, nuk ka asnjë arsye pse të mos t’i përmbushni dëshirat e tyre. Nga ana tjetër, disa klientë nuk janë të sigurt as vetë për atë që duan. Kjo klauzolë është veçanërisht e rëndësishme për të mbrojtur veten nga lloji i klientit që është i prirur të ndryshojë të gjithë drejtimin e projektit kur ju jeni në gjysmë të tij – gjë e cila është padyshim katastrofike për rrjedhën tuaj të punës. Marrëveshja standarde e kontratës freelance i lejon klientët të bëjnë ndryshime nëse ata dëshirojnë, por ata do të duhet të paguajnë për to nëse ndryshimet e kërkuara vijnë pasi ju keni filluar punën për dorëzimin e produktit.

What to do when a client asks a freelancer for changes to a finished product

#5 Pjesa ligjore

Seksioni ligjor i kontratës freelance duhet t’ju mbrojë nga 1 në 100 situatat kur ndodh një e papritur dhe diçka shkon keq me marrëdhënien tuaj me klientin. Në modelin e kontratës Freelance ju mund të përfshini disa fjali që t’iu dëmshpërblejnë nga një gamë e gjerë pasojash që një klient mund të besojë se vijnë si rezultat i punës suaj – punën që ata kanë miratuar dhe ju kanë punësuar të bëni.

How to Write a Freelance Contract (with Pictures) - wikiHow

#6 E drejta e autorit

Si freelancer (nëse bëni punë pa ndonjë marrëveshje të caktuar), edhe nëse është një projekt i paguar, ju zotëroni të drejtat e autorit të asaj vepre, (nëse nuk ia jepni atë klientit). Duket e çuditshme në këtë kontekst, apo jo? Epo, kjo është arsyeja pse çdo klient i zgjuar është në dijeni të ligjit të së drejtës së autorit kështu që është krejtësisht normale të prisni që klienti t’ju kërkojë të nënshkruani versionin e tij për të drejtat e autorit.

#7 Pagesa

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të mos paguheni për punën tuaj si freelancer. Ose vonesa e pagesës sepse klienti dëshiron t’ju paguajë përmes një kombinimi të ndërlikuar të transferimit të parave.
Freelancer-s, ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë kanë fatura për të paguar!! Pavarësisht nëse punoni me kohë të plotë ose kërkoni të bëni punë shtesë, të ardhurat vijnë nga vetë-punësimi juaj.

Mos vendosja e kushteve të qarta të pagesës të përcaktuara në kontratën tuaj freelance u lë hapësirë ​​klientëve të vonojnë pagesën. Pagesa një herë në muaj mund të funksionojë më së miri për ju, por nëse dëshironi mund ta përcaktoni pagesën në varësi të llojit tuaj të punës.

How to Get Paid As a Freelancer in 2021 (Apps & Advice That Work)

#8 Përfundimi i kontratës

Një klauzolë përfundimi lejon secilën palë të dalë nga kontrata e pavarur, në rast se marrëdhënia nuk po ecën në ritmin e duhur ose nuk po funksionon për ndonjë arsye. Nëse kjo është e shkruar në kontratë, ju keni pak më shumë kohë për t’u përgatitur për humbjen e të të ardhurave nëse një projekt nuk funksionon papritur.

#9 Firmat

Kjo nuk do të ishte një kontratë Freelance pa firmën e freelancer-it dhe të klientit. Pra, është koha të firmosni modelin tuaj të kontratës. Ju mund të zgjidhni ta bëni këtë në mënyrë dixhitale duke përdorur një aplikacion të thjeshtë, siç është Bonsai. Gjithashtu firmën mund a merrni  brenda Dokumentit të Google, si për shembull përmes emaili-t. Një freelancer duhet të sigurohet gjithmonë që kontrata po firmoset. Disa kontrata kanë klauzola të njëanshme. Për shembull, disa firma përfshijnë kufizime që ju ndalojnë të shkruani për dikë tjetër. Kjo ju vë një pozitë shumë të vështirë dhe të varur, sidomos nëse punoni si shkrimtar për disa klientë. Sigurohuni që kushtet e kontratës të jenë të drejta dhe jo të njëanshme.

How to: Create a Professional Email Signature as a Freelancer

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: