Si të krijosh lirinë e duhur financiare

#1 Listimi i shpenzimeve tuaja është hapi i parë drejt lirisë financiare

Nëse jeni të njohur me shkencën që qëndron pas pavarësisë financiare me siguri e dini që për të arritur lirinë nga puna e zakonshme 9 me 5 ju duhet të kurseni 25 herë shpenzimet tuaja vjetore. Por sa shpenzoni vërtet në 1 vit? Listimi i shpenzimeve është hapi i parë për të ditur se sa shumë ju duhet për të jetuar jetën që dëshironi.

#2 Kjo do t’ju tregojë saktësisht se sa shpenzoni dhe ku shkojnë paratë tuaja

Nëse e dini saktësisht se ku shkojnë paratë, kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni nën kontroll të plotë të financave tuaja. Ndonjëherë mund të mendoni se nuk ka asnjë mënyrë për të kursyer më shumë ose për të ulur ndonjë shpenzim në përditshmëri, por kjo ndodh sepse nuk keni asnjë ide se çfarë po ndodh ekzaktësisht me paratë tuaja.

#3 Listimi i shpenzimeve do t’iu lehtësojë stresin nga financat tuaja dhe do të fuqizojë vendimet tuaja financiare

Është e lehtë të thuash që paraja nuk është gjithçka në jetë. Kur nuk e dini se ku shkojnë të gjitha paratë dhe përfundoni me shumë pak në fund të çdo muaji, gjërat mund të kthehen në një stres për ju. Njohja me buxhetin do t’iu bëjë të fitoni një ndjenjë kontrolli mbi financat tuaja. Ndaloni shpenzimet për gjëra të parëndësishme dhe jini më të kujdesshëm me mënyrën se si i shpenzoni paratë. Pasi ti keni menaxhuar mirë ato jeta juaj do të ndryshojë pozitivisht.

#4 Shkarkoni account statements

Një gjë që duhet të dini është se çdo muaj është i ndryshëm. Nuk ka një muaj tipik për shpenzimet. Për shembull, një muaj mund t’ju duhet të paguani për një pajisje të prishur, muajin tjetër do t’ju duhet të blini bileta fluturimi për pushimet tuaja. Shumica e bankave online ju lejojnë të shkarkoni skedarë .csv që janë lehtësisht të importueshëm në modelet e spreadsheets ose aplikacionet e buxhetit. Të keni të paktën 3 muaj kohë do t’iu nisë në rrugën e duhur për të llogaritur saktësisht se sa shpenzoni mesatarisht në një vit.

Bank statement - Wikipedia

#5 Gruponi shpenzimet

Gruponi shpenzimet tuaja në kategori. Disa kategori që mund të krijoni:

  • Tarifat e bankës dhe kartës së kreditit
  • Rroba
  • Doktori, dentisti, etj.
  • Elektronika
  • Argëtim
  • Mobilje
  • Dhurata
  • Palestër dhe sport
  • Sigurimi i shtëpisë
  •  Shpenzime të ndryshëm
  • Restorante, kafe dhe bare
  • Udhëtim dhe pushime
  • Sigurimi i makinës
Free Expense Tracker Printable | i should be mopping the floor

#6 Përdorni një aplikacion buxheti

Vendosni se çfarë mënyre do të përdorni për të listuar shpenzimet tuaja. Një herë në muaj është e mjaftueshme për t’ju dhënë një ide të mirë se ku përfundojnë paratë tuaja. Ka disa mënyra që mund të përdorni për të listuar shpenzimet. Aplikacionet e buxhetit janë një mënyrat më të mira për këtë qëllim.

#7 Identifikoni hapësirën për përmirësim

Zbuloni se cilat janë shpenzimet më të mëdha që bëni dhe si mund t’i zvogëloni ato. Shpenzimet për shtëpinë, makinën, ushqimet normalisht janë kryesore në çdo familje. Mund të merrni me qira një vend më të vogël? Apo të shisni shtëpinë tuaj për një banesë më të vogël? Filloni nga diçka e thjeshtë, si p.sh. negocimi i faturave tuaja.


#8 Ndiqni progresin tuaj dhe vendosni qëllime

Lista e shpenzimeve duhet të bëhet një zakon për ju. Pas kësaj do të jeni në gjendje të ndiqni progresin individual dhe të vendosni qëllime për të ardhmen. Kjo nuk ka të bëjë me kursimin e milionave. Ka të bëjë me kursimin për pushimet e radhës, uljen e çmimit të faturave, ndërtimin e një fondi emergjence ose kursimin drejt qëllimit tuaj për të arritur lirinë maksimale financiare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: