Kurse para…duke konsumuar ujë!

Konsumi i ujit është gjithmonë fantastik. Por kjo jo vetëm për shëndetin tuaj! Zëvendësimi i pijeve alternative me ujë do ju ndihmojë të kurseni para siç nuk e keni menduar më parë!

Gjithashtu të mos harrojmë që vetëm 1% e ujit të Tokës është i përshtatshëm për të pirë. Kjo do të thotë që ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të mbajtur ujin e pijshëm të pastër duke kufizuar ndotjen dhe duke zhvilluar planetin tonë.

Blini shishe që ripërdoren

Një nga mënyrat më praktike për të mos shpenzuar para në blerjen e ujit është të zgjidhni shishet e duhura! Sot mund të gjeni kudo shishe plastike apo qelqi që përdoren shumë herë duke mos patur nevojë të hidhen më pas. Përdorimi i tyre është një nga gjërat më të mira që mund të bëni jo vetëm për mjedisin, por edhe për financën tuaj. Blerja e një shishe uji me cilësi të lartë është e rëndësishme sepse ato zgjasin shumë, duke zvogëluar edhe koston e blerjes së tyre! (E cila është plotësisht e favorshme.) Personalisht më pëlqen ta mbaj me vete shishen gati në çdo vend. Edhe përfitimi vjen dyfish. Kursim parash dhe mirëmbajtje e shëndetit. Ka plot opsione si mund ta bëni këtë të funksionojë. Një mënyrë zbavitëse është të etiketoni kohët e ndryshme të ditës në përputhje me sa ujë dëshironi të pini deri në atë kohë. Gjithashtu, mund të shtoni fruta të ndryshme për tu motivuar të pini më shumë ujë përgjatë ditës, por edhe për ti dhënë atij shije më interesante.

Top 10 Best Reusable Water Bottles 2021 - TAPP Water

Disa vende ku mund të gjeni shishe të tilla.

Online: Amazon

JYSK, Albania

Jumbo, Albania

Vendosni filtër uji në shtëpi

Fatmirësisht sot ka plot mundësi për të filtruar ujin. Një ndër këto mënyra është edhe blerja e një filtri për tu përdorur në shtëpi. Filtrat e ujit kanë forma dhe madhësi të ndryshme, madje mund të integrohen edhe në frigorifer ose lavaman. Kjo mënyrë është fantastike për të kursyer para, por edhe për të qenë të sigurt në çdo kohë për ujin që konsumoni. Reduktoni blerjen e shisheve në përditshmëri duke investuar në një pajisje të tillë produktive!

11 Best Home Water Filters 2021 - Top Water Filtration Systems and Pitchers

Zëvendësojini sa më shumë lëngjet me ujë

Llogarisni sa lëngje të ndryshme pini gjatë gjithë javës ose gjatë gjithë muajit dhe eleminoni konsumin e tepër të disave prej tyre. Këtu përfshijmë, qumështin, kafenë, çajin, pijet energjike dhe pijet alkoolike. Pijet më pak të shëndetshme si ato freskuese, pijet energjike dhe pijet alkoolike janë kryesisht ujë me përbërës ekstra kryesisht të padëshirueshëm si sheqerna të shtuar, kripë, kafeinë etj. Pse të mos kurseni para ndërkohë që përmirësoni shëndetin?

Filloni me hapa të vegjël, duke zëvendësuar një pije në javë, sepse do të kuptoni që ndjekja e kësaj sfide rregullisht është më e lehtë në këtë mënyrë.

Tag Archive for "stop-drinking-pop" - Victory Fitness Center

Porosisni ujë në restorant

Në të vërtetë restorantet fitojnë sasi të konsiderueshme parash përmes shitjes së pijeve. Kjo është e vërtetë jo vetëm me pije freskuese, por edhe me alkoolin. Kjo vihet re që në çmimet të cilat janë më të larta se sa ato në dyqane. Mënyra më e mirë për të mos shpenzuar në kalori të tilla të pashëndetshme është të porosisni ujë. Akoma më mirë është në ato raste kur uji sigurohet falas nga vetë restoranti!

Should You Automatically Serve Water At Your Restaurant?

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started