#1 Kuletë apo jetë? A i Kontrolloni Paratë apo Paratë Ju Kontrollojnë – Vicky Robin, Joe Dominguez, Monique Tilford
Ky është një ndër librat më të rekomanduar në lidhje me financat personale. Është fantastik sidomos për fillestarët të cilët kanë problem me motivimin për të menaxhuar paraë. Nuk ka të bëjë me kufizimin e theksuar të buxhetit, por në vend të kësaj Robin dhe Dominguez frymëzojnë lexuesit të mendojnë për balancën e shpenzimeve, në mënyrë që ata të marrin nën kontroll situatat financiare dhe të ndërtojnë një jetë më përmbushës.

#2 Lumturia dhe Pasuria. Të jeni të lumtur ka më shumë rëndësi sesa të jeni të pasur -J.D
Online:
Pavarësi financiare dhe mendime që lidhen me paratë. Lexoni këtë libër për më shumë detaje. Fantastik për fillestarët, por i vlefshëm për këdo që has pengesa në rrugëtimin e menaxhimit të parave. J.D sjell elementë psikologjikë në libër, për të diskutuar lumturinë dhe si ajo ndikon në raport me paratë. Në link-et e mësipërme, kërkoni librin online.

#3 Paratë dhe truri juaj -Jason Zweig
Zëeig ofron një këndvështrim tjetër në lidhje me: pse ne investojmë në mënyrën që investojmë & pse bëjmë shumë gabime. Ai ndërthur elementë të psikologjisë, ekonomisë dhe neuroshkencës. gjithë libri lidhet me eksplorimin e pse-së në kontekstin e investimit.

#4 Mësuesi milioner: 9 rregullat që duhet të kishit mësuar në shkollë -Andrew Hallam
Siç mund ta mendoni edhe nga titulli…vetë autori është një milionër…më rrogë mësuesi! Shumë njerëz nuk mendojnë se të qenit i pasur lidhet edhe me punët e zakonshme me rrogë të zakonshme, por mesa duket ekziston një lidhje midis tyre. Hallam ndan me lexuesit 9 rregullat për të arritur pavarësinë financiare.

#5 Si të menaxhosh paratë kur nuk ke para -Erik Wecks
Libër i rekomanduar për fillestarët të cilët nuk kanë edukim në lidhje me financat; ata që kanë borxhe dhe ata që varen nga paga e tyre. Nga studentët në pensionistët me buxhet të limituar, Wecks ju jep këshilla dhe shembuj si të filloni të menaxhoni paratë.

#6 Milioner i ardhshëm: Si të bëhesh sipërmarrës dhe të zgjerosh biznesin me sukses -Jaime Tardy
Krijimi i një biznesi është një ndër rrugët më të suksesshmë të provuara për të qenë milioner. Jaime, një udhëzuese për sipërmarrësit ka intervistuar 100 milionerë dhe ka ndarë rezultatet me lexuesit.
