5 arsyetime kritike mbi paratë, nga Dave Ramsey

Dave Ramsey është një mësues personal i financave, i cili ka shkruar disa libra, drejton një emision në radio dhe jep lëndën “Universiteti i Paqes Financiare” (FPU).

Qasja e tij e thjeshtë ndaj parave ka frymëzuar mbi 5 milion amerikanë për të paguar borxhet e tyre, për të kursyer para dhe për të arritur lirinë financiare.

Ndiqni këtë artikull, ndoshta jeni ju personat e radhës për tu frymëzuar!

DAVE RAMSEY

#1 “Paraja është mbret”

“Nëse nuk keni mundësi të paguani para për diçka, nuk mund ta përballoni atë. Mos lejoni që pagesat e borxheve të bëhen një mënyrë jetese për ju. ”

Dejvi është plotësisht kundra marrjes së borxheve dhe i inkurajon njerëzit që të paguajnë për çdo gjë me para në dorë, madje edhe për gjërat e kushtueshme si makinën, tarifat e universitetit dhe shtëpinë. Kjo mënyrë e të menduarit është shumë e pazakontë në shoqërinë tonë. Shumica prej nesh është rritur duke besuar se borxhi apo kredia janë pjesë “normale” dhe e domosdoshme e jetës. Sa njerëz njihni që nuk kanë marrë asnjëherë borxh përgjatë jetës së tyre? Nëse jeni mësuar me këtë mënyrë jetese mund t’iu duket e çuditshme, por është plotësisht e mundur të jetoni një jetë pa detyrime dhe benefitet e këtij ndryshimi janë të shumta.

#2 Borxhi=shkatërrim për financën personale

Dejvi është tepër i vendosur në lidhje me pikëpamjet e tij financiare. Ai nuk bën dallim midis “borxhit të mirë” dhe “borxhit të keq” siç bëjnë shumë njerëz. Ndonëse më parë ai mendonte se disa lloje të tyre ishin të domosdoshme apo ishin mjete të dobishme, tani nuk beson më në këtë teori.

Mund të jetë e pranueshme marrja e një ndihme financiare në rastet më emergjente, siç mund të jenë sëmundjet kritike apo nevojat urgjente për para. Megjithatë, me siguri të gjithë biem dakord se:

Nuk ka diçka të tillë si borxh plotësisht “i mirë”.    

 

#3 Rëndësia kritike e buxhetit

Shumë njerëz e urrejnë planifikimin e një buxheti dhe ruajtjen e parave mënjanë. Shpesh ne mendojmë se kjo gjë na kufizon, sidomos për faktin se nuk duam të ndihemi të privuar. Ironia  është se kjo nuk është aspak e vërtetë! Planifikimi i parave nuk iua merr lirinë, përkundrazi, iua jep atë.

Pse kështu? Si fillim buxheti ju jep lejen për të shpenzuar para në mënyrë të organizuar. Ju nuk keni nevojë të ndiheni fajtorë ose të shqetësuar për shpenzimet tuaja nëse ato i qëndrojnë planit tuaj. Një arsye  tjetër pse planifikimi i një buxheti ju jep liri është sepse ju e dini se si t’i shpenzoni paratë në vend që të pyesni veten se ku përfunduan ato. Tani ësht momenti të merrni në dorë paratë tuaja dhe të arrini qëllimet tuaja financiare, cilatdo qofshin ato.

What does the budget mean for the nonprofit sector?

#4 Stil unik jetese

Shprehja e Dejv Remsit është: ”Jeto si askush tjetër tani që të mund të jetosh si askush tjetër më vonë.”

Nëse bëni pikërisht atë që njerëzit e tjerë nuk dëshirojnë të bëjnë (psh: duke punuar ekstra për të kursyer para) do të jeni në gjendje të bëni një jetë që të tjerët nuk do të mund ta kenë kurrë.

Si tingëllon ky stil jetese?

Dëshironi të udhëtoni nëpër botë, të dilni në pension herët, të shijoni momentet ose të kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj? E dini se çfarë jeni të aftë të bëni kur nuk keni për të shlyer detyrime? Çdo gjë!

3 Ways To Make Your Next Vacation Easier - Luxury Travel Services

#5 Investoni menjëherë

Kjo është fusha në të cilën Dave Ramsey merr më shumë kritika. Edhe pse shumë financierë pajtohen me idenë se investimi i menjëhershëm është i rëndësishëm, shumë të tjerë janë skeptikë në lidhje me matematikën e Dave.

Dave thotë se nëse ndiqni këshillat e tij në lidhje me investimet, do të merrni një kthim prej 12% të investimeve tuaja. Shumë njerëz mendojnë se kjo normë e kthimit është joreale.

Vetë Dave Ramsey ka thënë se edhe nëse nuk jeni dakord me kthimin e tyre prej 12%, kjo nuk ka rëndësi. Edhe nëse ai është pjesërisht gabim (dhe ju merrni një kthim të investimeve prej 6%), ju përsëri do të fitoni shumë më shumë në investimet tuaja.

Sa më shpejt aq më mirë. Kjo është çështja. Filloni sa më shpejt që të keni mundësi dhe do të korrni përfitimet e një interesi që përbën shumë vite.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create your website with WordPress.com
Get started
%d bloggers like this: