Si të fitosh më shumë para se vetëm me pagën aktuale?


#1 Krijoni biznesin tuaj

Nëse jeni të lodhur nga pagat minimale dhe keni edhe dëshirën më të vogël për të filluar një biznes, atëherë mos hezitoni të filloni. Megjithatë, kjo është shumë e rëndësishme: mos e lini punën tuaj derisa të fitoni mjaftueshëm të ardhura për të zëvendësuar të ardhurat dhe përfitimet aktuale. Kjo do të ishte jo e zgjuar. Fillimi i biznesit tuaj është më i rrezikshëm sesa kërkimi dhe gjetja e një pune të re, por shpërblimi i mundshëm është vërtet i madh. Mendoni për këtë, nëse nisni një biznes, potenciali i fitimit do kufizohet vetëm nga etika e punës dhe dëshira juaj. Kurrë mos hyni në borxhe; veçanërisht nëse jeni duke filluar një biznes. Nuk është mirë të zhysni veten në strese financiare. A nuk është qëllimi i fillimit të një biznesi fitimi parave? Borxhi është e kundërta e kësaj, dhe kjo vetëm do ju dëmtonte.

Start Your Business – WSBDC

#2 Filloni një blog

Nëse jeni në një punë me pagë minimale dhe keni energji për të kaluar disa orë duke shkruajtur ose duke krijuar video para ose pas punës, atëherë blog-et mund të jenë zgjedhja perfekte për ju. Blog-u është një lloj biznesi që kërkon kohë. Duhet edhe qëndrueshmëri në mënyrë që të merrni shpërblimin e duhur. Por, nëse përkushtoheni për një kohë të gjatë, blog-et kanë një potencial dhe të ardhura të konsiderueshme.

The 5 Best Laptops for Writers in 2021 (Rec. by Famous Authors) – Laptop  Study


#3 Bëhuni Freelancer

Nëse keni pasion për të shkruar, fotografitë, videografitë, graphic design ose krijim website-sh, atëherë duhet të filloni freelancing menjëherë. Ka shumë biznese të vogla që kanë nevojë për ndihmë në të gjitha këto fusha, të cilët mund të paguajnë mjaftueshëm për shërbimin tuaj.

Ultimate Guide to Being a Freelancer [2021 Update]

#4 Mos lejoni që kërkesat e punës t’ju pengojnë

Nëse hapja e një biznesi nuk është për ju dhe thjesht po kërkoni të filloni një punë më të mirë, me pagë më të lartë, atëherë mos lejoni që një kërkesë e vetme për punë t’ju frikësojë. Aplikoni kur të gjeni një punë që tingëllon interesante. Asnjëherë nuk do e dini si do të përfundojë, ju mund të intervistoheni dhe të përshtateni siç duhet me njerëzit që punojnë atje dhe kulturën e kompanisë. Ok, padyshim që ka kufij për këtë. Për shembull, nëse nuk e dini se çfarë është gjuha e kodimit, atëherë do të ishte humbje kohe që të aplikoni për një punë developer-i në Google.

successful job description

#5 Ndërveprim

Në botën e kërkimit të punës, kontaktet janë gjithçka. Dhe një nga mënyrat më të mira për të njohur njerëz të rinj, veçanërisht ata që kanë lidhje me bizneset dhe menaxherët e punësimit  është midis rrjeteve sociale. Hulumtoni mundësitë, sidomos në LinkedIn. Ju duhet vetëm një ndërveprim me personat që do shohin potencialin tuaj.

Top 4 Tips for Creating High Engagement LinkedIn Posts

#6 Mos i jepni vetes tituj që nuk ju takojnë

Një nga cilësitë më jo të pëlqyera në një kandidat për punë është, kur ai i shton vetes cilësi të cilat nuk i zotëron. Nuk ka rëndësi nëse jeni personi më i zgjuar ose më i kualifikuar në planet. Nëse i jepni vetes tituj ekstra, nuk jeni “i punësuar”! Askush nuk dëshiron të punojë me një person të pasur që ka pasur gjithçka që dëshironte kur ishte fëmijë dhe supozon se kështu funksionon bota. Për më tepër, kur shkoni në një intervistë fokusi juaj kryesor duhet të jetë përfitimet që do t’i sillni kompanisë së interesuar për t’ju punësuar, dhe jo e kundërta.

Premium Vector | Vanity people. narcissistic characters smiling emotions of  male and female vector person

#7 Punoni me një rekrutues

Bashkëveprimi me një rekrutues është një metodë e shkëlqyer për të gjetur mundësi të reja pune. Mendoni pak për këtë, e gjithë puna e një rekrutuesi është të bashkojë njerëz të talentuar, të kualifikuar me kompani cilësore që i kompensojnë vërtet mirë punonjësit e tyre. Ju mund të gjeni një rekrutues të mirë duke kërkuar në LinkedIn ose thjesht duke kërkuar rekrutues në Google.

#8 Kërkoni rritje page

Nëse dëshironi të fitoni më shumë se paga minimale, atëherë pse të mos kërkoni rritje të pagës! Kjo mund të duket e thjeshtë, por shumica e njerëzve nuk kanë guximin ta bëjnë. Nëse listoni të gjitha përfitimet që u sillni kompanisë dhe t’i shfaqni ato me performancën tuaj aktuale të punës, atëherë do të jetë e vështirë për një punëdhënës të refuzojë kërkesën tuaj. Shumica e ndërmarrjeve, të paktën ato të mirat, i vlerësojnë punonjësit e mirë e të zellshëm. Pra, nëse jeni të sigurt që i sillni punëdhënësit tuaj më shumë vlerë sesa për çfarë ju paguajnë aktualisht dhe mund ta provoni këtë me fakte, atëherë kërkoni rritje page. Madje, mirë është të jeni të qartë me punëdhënësin se sa dëshironi të paguheni.

Americans want to raise the minimum wage, but not the way DC thinks – Third  Way

Një punë e dytë: A është ide e mirë?

Benefitet e të punuarit dy punë

Dëshironi të fitoni më shumë para?

Pavarësisht nëse kjo do të thotë të punoni një punë të dytë ose të hapni një biznes tuajin, nuk ka asgjë të keqe që të dëshironi të përmirësoni të ardhurat tuaja. Të fitoni më shumë para në mënyrë që të mbani më mirë familjen ose të përmirësoni stilin e jetesës suaj nuk ju bën aspak lakmitar, përkundrazi do ju bëjë një njeri akoma më të arritur.

10 Easy Actions That Will Ensure You Earn More Money in 2017 | Inc.com

# Si të arrini qëllimet tuaja financiare më shpejt

Pavarësisht nëse qëllimet tuaja financiare janë mbyllja e një kredie, të bëheni milionerë apo edhe thjesht të qenit më bamirës – rritja e të ardhurave do t’ju ndihmojë t’i përmbushni qëllimet tuaja më shpejt. Benefitet e dy punëve mund të mos jenë aq të dukshme në fillim, por me kalimin e kohës të ardhurat shtesë që fitoni do të kenë një ndikim të madh në progresin që arrini.

Përmirësimi i sigurisë tuaj financiare

Një nga pjesët më të mira në lidhje me të punuarit dy punë është se ju siguron të ardhura nga burime të shumta. Mendojeni në këtë mënyrë, nëse nesër do të humbisnit punën tuaj, a do të kishit ende një burim të ardhurash? Nëse jo, është mirë tu paraprini situatave që tani.

Basic Things to Know to Ensure Financial Security - South Coast Property  Management

Zvogëlimi i stresit financiar

Nëse keni ndonjë lloj stresi financiar nga kreditë ose faturat që nuk mund t’i paguani dot, atëherë të punoni dy punë mund t’iu ndihmojë në lehtësimin e shumë prej këtyre problemeve. Nëse ndiheni sikur jeni të zhytur në një stres financiar, duhet të mendoni vërtet për alternativa dytësore, edhe pse në fillim kjo do jetë mjaft sfiduese.

Aftësi të reja

Nuk ka rëndësi se në çfarë lloj pune jeni, gjithmonë ka eskperienca dhe aftësi të reja që mund të mësoni. Për shembull mund të mësoni se si të përdorni një lloj të ri të softuerit, të përmirësoni  aftësitë tuaja të komunikimit me njerëzit, apo edhe thjesht të forconi karakterin tuaj (kjo është një nga aftësitë më të kërkuara në biznes) pra si përfundim ,një punë e dytë mund t’ju ndihmojë të përmirësoni veten dhe karrierën tuaj.

Learning new skills online | The Daily Star


Pengesat e punës

Në aspektin e financës personale, çdo vendim që merrni kërkon një farë sakrifice. Nëse dëshironi të kurseni më shumë para, duhet të sakrifikoni disa zakone të shpenzimeve. Për shembull nëse doni të kurseni, mund t’ju duhet të “sakrifikoni” ngrënien në restorante. Me pak fjalë kur vendosni të punoni dy punë, ka dhe sakrifica që vijnë bashkë me atë. Pra, siç u përmend edhe në fillim të këtij artikulli, ka disa gjëra që duhet të merrni në konsideratë para se të kërkoni për një punë të dytë.

Më pak kohë e lirë

Nëse jeni duke punuar me kohë të plotë dhe më pas vendosni të punoni një punë të dyte me kohë të pjesshme, gjëja e parë që do t’iu duhet të sakrifikoni është koha juaj e lirë. Për shumë njerëz kjo nuk është një sakfricë aq e madhe, por nëse jeni i zënë ose se ju pëlqen ideja të keni gjithmonëdiçka për të bërë, atëherë mungesa e kohës së lirë do të jetë shumë sfiduese për ju. Nëse vërtet ju pëlqen të dilni me miqtë, të kaloni fundjavën ulur pranë plazhit ose thjesht të lexoni një libër çdo natë, atëherë dy punë mund të jenë të vështira për tu përballuar. Duhet shtuar se koha e lirë e shumë njerëzve është e mbushur me zakone jashtëzakonisht joproduktive. Pra, në këtë situatë një punë e dytë mund të jetë ndihmë për tu larguar nga to.

Why It Feels Like You Have No Free Time Anymore


Mund të jetë e lodhshme

Nëse do ju duht të punoni 80 deri në 100 orë në javë, nëse ndiheni të stresuar dhe të lodhur gjatë gjithë kohës, atëherë një punë e dytë do të ishte sfidë e vërtetë.  Nëse po përpiqeni të arrini një qëllim të rëndësishëm dhe lodhja për dy muaj nuk ju tremb, atëherë mund të vazhdoni me këtë synim. Megjithatë, më e mira është të caktoni një datë kufizuese. Lodhja e tepërt zakonisht nuk përfundon mirë.

Mentally Tiring' Jobs May Up Women's T2D Risk | MedPage Today


Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj konfliktit të interesave

Nëse keni vendosur të punoni në dy punë, atëherë duhet të siguroheni se nuk ka ndonjë konflikt interesi me burimin tuaj më të madh të të ardhurave. Gjithashtu, nëse një puna juaj e dytë po ju ndalon së dhëni performancën tuaj më të mirë  në punën tuaj me kohë të plotë, ndoshta ka ardhur koha të fokusoheni te njëra punë. Për shembull, nëse aktualisht punoni nga ora 8 deri në 5, mos filloni punë si barist që do t’ju mbajë zgjuar deri në orën 2 të mëngjesit. Mungesa e gjumit do të ishte e tmerrshme për produktivitetin tuaj.


Mund të jetë e vështirë për marrëdhënien tuaj

Një nga problemet më të mëdha të dy punëve, është se mund të jetë e vështirë për marrëdhënien tuaja. Mund të përmendim bashkëshortin, fëmijët, familjen dhe miqtë tuaj. Nëse jeni duke e shpenzuar tërë kohën duke punuar, do të keni më pak kohë për marrëdhëniet e rëndësishme në jetën tuaj. Nga të gjitha të pengesat me të cilat mund të përballeni kjo është ajo që duhet të merrni më shumë parasysh. Nuk ka rëndësi se sa shumë dëshironi të fitoni më shumë para. Nëse kjo nënkupton sakrifikimin e marrëdhëniens me familjen tuaj, atëherë nuk është aspak e vlefshme.

Përfundimi

Të punuarit në disa punë mund të jetë vërtët e dobishme dhe me benefite për shumë njerëz. Nëse e shihni veten të stresuar për paratë, ndiheni të pasigurt financiarisht, ose thjesht doni t’i arrini më shpejt qëllimet tuaja, atëherë kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për ju. Thjesht mos harroni të merrni parasysh sakrificat dhe të pengesat që vijnë me të.

Getting a Second Job to Save for Retirement | On Retirement | US News

Si të kursejmë për pushimet verore?

#1 Krijoni një buxhet të veçantë

Një nga faktorët kryesorë që duhet të merrni parasysh kur planifikoni një udhëtim është të krijoni një ide se sa do ju kushtojë ai në total. Menaxhimi i buxhetit do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë si dhe do t’iu lejojë të jeni të përgatitur për çdo të papritur që ju del përpara.

Kostot e zakonshme të pushimeve përfshijnë:

Transporti: bileta e fluturimit, makina me qira, bileta e trenit, nafta etj

Akomodimi: hotel, Airbnb, bujtina, apartament me qira

Ushqimet: mëngjes, drekë, darka, snacks

Aktivitete të tjera: ture, suvenire, shopping

Të ndryshme: siguracionet e makinës, situatat e papritura, dokumentat

How to budget on holiday this summer | Travel News | Travel | Express.co.uk

#2 Ndiqni një plan kursimesh

Të kursesh para për udhëtime, sigurisht është tepër sfiduese! Por nëse planifikoni siç duhet përpara udhëtimit do të keni kohë të kursyeni paraprakisht për të gjitha shpenzimet tuaja. Mënyra më e lehtë për të krijuar një plan kursimesh është të ndani buxhetin e parashikuar me numrin e muajve që ju ndajnë nga pushimet verore. Ky numër përfaqëson shumën e parave për çdo muaj në mënyrë që të kurseni mjaftueshëm për udhëtimin. Për shembull nëse ju duhen 500 të reja, për pushimet dhe keni ende disa muaj kohë, pjestoni 500 me ditët kur mund të kurseni, psh 10 ditë dhe vendosini ato para mënjanë.

Easy Savings Plan | Savings plan, Money saver, How to plan


#3 Përdorni një kartë krediti

Nëse po kërkoni një mënyrë për të ulur ndjeshëm kostot e udhëtimit, merrni parasysh kartat e kreditit që ofrojnë shpërblime. Shpesh, këto karta vijnë me oferta kur arrihet një qëllim i caktuar i shpenzimeve. Këto pikë mund të blihen më pas për fluturime, hotele, madje edhe për ture, varet nga lloji i kartës së kreditit.

Which Credit Card Rewards Are Most Popular? - Canadian POS Corporation  Canadian POS Corporation

#4 Si të kurseni automatikisht

Mund të jetë e vështirë të kujtoni veten sa herë doni të transferoni para për ti kursyer. Për fat të mirë, ka shumë opsione që mund ta bëjnë këtë proces automatikisht, madje disa edhe ju shpërblejnë për të. Shumica e bankave do t’ju lejojnë të krijoni një transfertë një llogari kursimi.

Fixed Deposits giving lower returns than Savings Accounts? Here's what you  should do - The Financial Express


#5 Kërkoni mënyra për të fituar ose ruajtur më shumë

Nëse kostoja e pushimeve tuaja të ëndrrave e tejkalon atë që mund të kurseni nga të ardhurat tuaja mujore, është koha të kërkoni mënyra për ta rritur atë shumë. A ka ndonjë punë me kohë të pjesshme që mund të merrni përsipër për të fituar më shumë të ardhura? Strategji si këto mund ndihmojnë me kursimet tuaja. Mundohuni të reduktoni shpenzimet e tepërta. Aplikacione të tilla si Trim dhe Truebill gjithashtu mund t’iu ndihmojnë të kontrolloni dhe anuloni abonimet e padëshiruara mujore, të negocioni pagesa më të ulëta të faturave si dhe ju siguron një bonus për shumën e parave që kurseni çdo vit.

Is A Second Job Worth It? (Benefits vs. Drawbacks) | Be The Budget

Rezultati final

Shpenzimet nga pushimet mund të shtohen, prandaj është e rëndësishme të siguroheni se po kurseni para duke i llogaritur dhe to. Nga krijimi i buxhetit për udhëtimin te kursimet e automatizuara, përgatitja e juaj për udhëtimet do të jetë e lehtë dhe do të sigurojë që pushimet tuaja të jenë te mrekullueshme dhe të shkojnë siç dëshironi.

7 arsye pse ju duhet një fond emergjence

Një fond emergjence është një sasi parash që lihen mënjanë në rast se ju ndodh diçka e papritur urgjente – si dëmtimi i makinës, nevoja për rregullimin e shtëpisë, shpenzimet mjekësore, humbja e vendit të punës etj.  Ka individë të cilët nuk zotërojnë fonde të tilla dhe përkundrazi, mbështeten në huazimin e parave nga të afërmit ose përdorimin e kartave të kreditit në situtata kritike.

Nëse jetoni me prindërit ndoshta mendoni se një fond emergjence nuk është i nevojshëm për ju, por kjo varet nga disa faktorë. Nëse mirëqenia juaj familjare është e lartë, atëherë ruajtja mënjane e parave mund të mos jetë shumë urgjente. Por, në të kundërt, gjithmonë do të keni nevojë për një fond ekstra, për sa kohë asnjëherë nuk mund të parashikoni të papriturat.

Disa ekspertë thonë se duhet të ruani të ardhura në formën e kursimeve për gjashtë muaj, por dihet se kjo mund të jetë shumë e vështirë. Dave Ramsey, mësues financiar, rekomandon fillimin e një fondi emergjence me shumën $ 1,000 dhe më pas rritjen e tij në 3-6 muaj të të ardhurave (pas pagesës së borxheve nëse keni).

Një fond emergjence është një domosdoshmëri – pavarësisht se mirë e organizoni buxhetin, gjithmonë mund të ketë situata që kërkojnë para shtesë dhe kjo do të ishtë kritike në rast se nuk keni ruajtur para.

#1 Borxhet

Borxhet janë një ndër detyrimet më të parehatshme kur vjen puna te pagesat që duhet të bëjmë. Në këtë rast, për ti shlyer ato në kohë, një sasi parash e ruajtur paraprakisht do kthehej në një lehtësim të vërtetë. Kjo ju ruan edhe nga problemet që mund të shfaqen rrugës si, tejkalimi i afatit të pagesës apo shpenzimi i parave që keni ruajtur për gjëra të tjera më kritike. Më pak detyrime, më pak stres.

#2 Vetëm një burim të ardhurash

Nëse buxheti juaj varet vetëm nga një rrogë, krijimi i një fondi emergjence është esencial. Në këtë situatë, kjo mund të jetë më e vështirë, por mendoni sa do ju ndihmonte në rast sëmundjeje apo humbje pune. Nëse jeni familjarë apo beqarë, ju duhen të paktën një vit të ardhura të kursyera në fondin tuaj.

An Overview of the Minimum Wages in China - HROne

#3 Shtëpia

Shtëpia gjithmonë mund të ketë nevojë për riparime dhe mirëmbajtje. Jo të gjitha janë të detyrueshme, por mund të ndodhë të prishet një pajisje me rëndësi, si psh soba e gatimit, pa të cilën nuk mund të bëni pa e rregulluar ose blerë një të re.

#4 Riparimi i makinës

Makina është si fëmijët. Ajo kërkon kujdes të veçantë dhe ndonjëherë, ky mund të jetë tepër i kushtueshëm. Nëse jetoni me prindërit, ndoshta të ardhurat janë më të menaxhueshme, megjithatë kjo nuk ndodh gjithmonë. Ka familje të cilat nuk janë në gjendjen më të mirë financiare dhe në pamundësi ekonomike, nuk do mund të riparonin makinën e tyre. Nga ana tjetër, edhe blerja e një makine të re apo të përdorur, do ishte akoma më e kushtueshme.

Car Maintenance and Repair During COVID-19 | Edmunds

#5 Shpenzimet mjekësore

Nëse jeni i ri dhe i shëndetshëm, mund të mos mendoni shumë për shpenzimet mjekësore. Por, po nëse ju ndodh një aksident fare i papritur apo një sëmundje e rëndë? A e dini sa është tarifa që duhet të paguani? Familjarizohuni me detajet. Informohuni mirë në lidhje me sigurimet që zotëroni.

Mos harroni se aksidentet ndodhin dhe është më mirë të jeni të përgatitur. Sigurohuni që të keni para të mjaftueshme në fondin e urgjencës për të mbuluar të paktën një pjesë të shpenzimeve në rastin më të keq.

Handling a medical emergency with the help of first aid - Prepare First Aid  Training

#6 Largimi nga puna

Ekonomia ende nuk është në gjendjen më të mirë dhe me siguri edhe ju njihni mjaft njerëz që janë pushuar kohët e fundit. Ndoshta nuk jetoni me qira dhe pagesa e shtëpisë nuk përbën problem për ju, por përveç kësaj, ka gjithmonë shpenzime të cilat duhen përballuar. Nëse jetoni me prindërit, mund të mendoni se një fond emergjence nuk është i nevojshëm. Por nëse jeni duke jetuar me një sasi të caktuar page, çfarë do të ndodhë nëse del një shpenzim i papritur? Vendosja e këtyre shpenzimeve në një kartë krediti nuk është një ide e mirë. Në vend të kësaj krijoni një fond emergjence – kjo do t’ju lejojë të paguani për shpenzimet tuaja pa hyrë në borxhe me të tjerët.

5 Things Not to Do After Getting Fired From a Job | TopResume

#7 Jetoni larg familjes

Në këtë rast udhëtimet e shpeshta mund të jenë të kushtueshme, sidomos nëse ju duhet të udhëtoni në minutën e fundit për një rast urgjence. Siguroni një sasi parash për të mbuluar koston e biletave të minutës së fundit, aq më tepër kur bëhet fjalë për situata mjekësore ose vdekjeje.

Disa sekrete si kursehet para në Airbnb!

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për të, Airbnb është një komunitet i besuar për njerëzit të cilët ofrojnë dhe ata që rezervojnë vende akomodimi në të gjithë botën. Në ditët e sotme është kthyer në një industri të vërtetë mikpritjeje.  Në vend të hoteleve dhe moteleve, ju mund të merrni me qira hapësira personale shumë më të rehatshme që ndihen si shtëpi, për ta bërë qëndrimin tuaj të paharrueshëm.

Airbnb ka pësuar një përhapje të shpejtë që nga fillimi i saj në vitin 2008. Me të ardhura prej 2.6 miliardë dollarë në 2018, është cilësuar si shërbimi më i madh mikpritës. Që kur ka filluar tetë vjet më parë, është rritur në mbi 34,000 qytete në 191 vende.

Modeli i biznesit i Airbnb përqendrohet në një platformë tregu ku pronarët e një shtëpie, të cilët konsiderohen mikpritësit, e japin atë me qira në këmbim të parave. Me fluksin e teknologjisë dixhitale, përdoruesit mund të diktojnë përvojat e tyre dhe të ndikojnë në zgjedhjet e pesonave të ardhshëm përmes një numri platformash online.  Mikpritësit e Airbnb ndjekin udhëzime të ngjashme me ato që përdoren nga hotelet kur marrin me qira shtëpitë e tyre. Vizitorët që kërkojnë akomodim afatshkurtër nën shtatë netë mund të paguajnë më pak në krahasim ata që kërkojnë qëndrim më afatgjatë.

Ashtu si në hotele, dhomat kanë një çmim më të arsyeshëm gjatë fundjavave, ditëve festive dhe kur të ftuarit janë më shumë në numër në krahasim me numrin e disponueshëm të shtretërve.

Ka disa “sekrete” interesante që mund të konsideroni përpara se të bëni rezervimin, për të përfituar nga çmime më të arsyeshme qëndrimi.

#1 Koha e rezervimit

Ndryshe nga hotelet të cilat kanë shumë dhoma identike, shtëpitë në Airbnb janë unike. Duke qenë se secila ndryshon nga njëra-tjetra, detyrimisht edhe çmimet variojnë nga disa faktorë. Nëse rezervoni më shpejt, keni mundësi të bëni zgjedhjen më të mirë dhe me çmim të arsyeshëm.

Megjithatë, ashtu sikurse kur blejmë një biletë avioni, ndonjëherë çmimi mund të bie në moment të fundit, kur është më afër datës së rezervimit. Kjo strategji nuk është e mirë nëse keni ndërmend të stabilizoheni në një vend të vetëm, apo kur është sezoni i populluar i turistëve. Por, nëse keni menduar të bëni një udhëtim në minutën e fundit, hidhini një sy me kujdes çmimeve. Përpara nisjes, vendosni datën dhe destinacionin dhe bëni kërkimet për të parë alternativat më të mira.

6 Secret Airbnb Tips That Will Save You Money - The Wherever Writer

#2 Shfrytëzoni filtrat në Search

Ju mund të caktoni një çmim që juve ju duke i përshtatshëm dhe të shihni nëse ka shtëpi të disponueshme që i korrespondon atij. Përveç kësaj, mund të zgjidhni edhe komoditetet që preferoni të keni. Psh, nëse dëshironi të gatuani në shtëpi, shihni për vende që kanë kuzhinë.

I Tried Using Airbnb's Accessibility Filters. Here's What I Found | by  Tayjus Surampudi | Medium

#3 Kuzhinë për të gatuar

Një Airbnb e pajisur me kuzhinë është një ide fantastike nëse po mendoni të kurseni para. Kur jeni duke udhëtuar, gjithmonë është e vështirë ti përmbaheni tundimit të një dreke apo darke të këndshme, megjithatë, ajo që mund të bëni për të përgjysmuar çmimin e faturave jo të pëlqyeshme, është të konsumoni të paktën një vakt në shtëpi. Gatuani si në shtëpinë tuaj dhe kurseni para!

10 Things You Should Know About Using Airbnb – Eat, Little Bird

#4 Detyrimet ekstra

Ndonjëherë disa pronarë të Airbnb ngarkojnë detyrime ekstra siç mund të jetë ai i pastrimit të shtëpisë. Rrini të qetë, pasi të gjitha këto detyrime janë të dukshme me termin Fee, kur bëni kërkimet për shtëpinë tuaj ideale. Nëse shfrytëzoni opsionin e pastrimit, gjëja e mirë është që do paguani vetëm një herë për të, psh nëse qëndroni për një javë. Kini parasysh këtë faktor nëse nuk dëshironi të shpenzoni më shumë nga tarifa e synuar.

Airbnb Cleaning Fee: Exactly What It Covers & Should You Discount It?

#5 Merrni miqtë me vete

Nëse po udhëtoni në grup, marrja me qira e një vendi është zgjidhja më e përballueshme për të mos shpenzuar shumë para. Në hotel, kjo do të përkthehej me kosto më të lartë, për të cilën më siguri nuk doni të shpenzoni. Shihni për dhoma gjumi që mund t’ju përshtaten dhe hulumtoni për të gjetur çmime të arsyeshme, të cilat më pas mund ti ndani në raport me numrin e personave me të cilët do qëndroni.

Sidoqoftë, nëse merrni me qira, zakonisht mund të gjeni një shtëpi të përballueshme me dhoma që mund t’i përshtaten të gjithë miqve tuaj për një çmim shumë më të lirë se sa në një hotel.

Sandy's Impact: Opening doors in a time of need, Airbnb Stories

BENEFITE SHTESË

#6 Mund të lejohen kafshët shtëpiake

Hoteli është opsion i mirë qëndrimi për një ose dy ditë, por një vend me qira është i favorshëm nëse po planifikoni të qëndroni diku për një kohë më të gjatë. Aq më tepër nëse nuk i lini dot pa i marrë kafshët tuaj shtëpiake, mund të kërkoni Airbnb që jua lejojnë këtë opsion.

Pet Friendly Airbnb: Why You Should Seriously Consider It | Bnb Specialist

#7 Më shumë hapësirë

Zakonisht një shtëpi në Airbnb ka më shumë hapësirë ​​sesa një dhomë hoteli. Me shumë mundësi do të keni një tualet të veçantë, një dhomë gjumi, një kuzhinë dhe një ballkon. Në  hotel, zakonisht keni vetëm një dhomë me hapësirë vetëm disa qindra metra katrorë.

Tips from Airbnb Plus hosts: How to keep your space spotless - Resource  Center

Ju gjithashtu mund të fitoni para me Airbnb!!

Nëse keni një dhomë shtesë e cila nuk shfrytëzohet kurrë, një apartament, një hapësirë në garazh, një shtëpi në plazh ose diçka të ngjashme edhe ju mund të fitoni para duke u regjistuar në këtë platformë.

Para se të kërkoni shtëpi

Disa gjëra për tu patur parasysh përpara qëndrimit në Airbnb: Gjithmonë lexoni vlerësimet e bëra nga persona të tjerë të cilët kanë qëndruar më parë në një shtëpi nga Airbnb.

  • Vlerësimet e personave të tjerë do t’ju tregojnë shumë për vendin dhe mikpritësit. Ka komente mund t’i lexoni direkt në faqen e përshkrimit të shtëpisë. Mund të ketë edhe komente për mikpritësin.
  • Lexoni dhe kuptoni përshkrimin e Airbnb. Disa vende kanë rregulla, të tilla si nëse mund të mbani kafshë shtëpiake, komoditetet e ofruara etj.
  • Mos harroni se Airbnb nuk është hotel. Çmimi i qëndrimit në Airbnb nuk do të jetë i njëjtë me qëndrimin në një hotel dhe kjo varet nga faktorë të ndryshëm.
How to See Your Reviews on Airbnb in 3 Simple Steps

Krijo një portofol profesional online

Do ju prezantojmë disa këshilla të thjeshta, të cilat mund t’i zbatoni për të krijuar një portofol online në lidhje me fushën e preferuar. Në rastin e mëposhtëm, i referohemi fotografisë.

#1 Reklamoni vetëm punën tuaj më të mirë

Si fillim, duhet të kuptoni që një website nuk është vendi për të treguar TË GJITHA punët tuaja. Zgjidhni vetëm projektet më të mira për të përfaqësuar veten tuaj. Sigurohuni që të shfaqni diversitetin e punës dhe gjithashtu shmangni reklamimin e projekteve jo të arritura.

Këshillë: Nëse jeni duke krijuar një website portofoli, publikoni jo më shumë se 6-8 projekte me 15-20 imazhe në secilën galeri. Si një fotograf profesionist, ju duhet të paraqisni një portofol të mirë-orientuar, të strukturuar qartë, për t’i lënë përshtypje të mirë audiencës. Postoni imazhet me një paraqitje të bukur si dhe lejojini shikuesit të zmadhojnë fotografitë për t’i parë më nga afër. Portofoli juaj do t’u tregojë klientëve kush jeni dhe punën që krijoni. Organizojini projektet sipas kategorisë, llojit të medias, industrisë ose sipas një rendi kronologjik. Përdorni etiketat për të filtruar projektet dhe për ta bërë më të lehtë për klientët gjetjen e shembujve të shërbimit që ata po kërkojnë.

Tips for creating WordPress Photography Websites - Undsgn™

#2 Zgjidhni një model konkret

Portofoli duhet të tregojë imazhe me cilësi të lartë dhe të pastër. Portofolet më të mira përqendrohen në paraqitjen e fotove në një mënyrë lehtësisht të arritshme, duke e bërë më të kënaqshme për vizitorët e faqes eksplorimin e fotografive. Dizajni i faqes në internet duhet të shërbejë vetëm si një sfond për punën tuaj – mos lejoni që ai të mbingarkojë punën ose të shpërqendrojë vizitorët. Portofolet më të mira profesionale zakonisht ndjekin një skemë kryesisht të bardhë / me ngjyra të lehta (bazuar në punën tuaj, ju gjithashtu mund të zgjidhni një sfond të zi / të errët) që lejon fotografitë e mëdha dhe me cilësi të lartë të japin rezultate mahnitëse. Pixpa ofron disa dizajne interesante për prezantimin e punëve online.Shtoni imazhe, video / HTML, slide në galerinë tuaj. Ju mund ta ndryshoni dizanjin e faqes në çdo kohë me një klik të vetëm. Përmbajtja e faqes suaj përshtatet automatikisht me dizanjin e ri.

Photography Portfolio | Photobook design, Photobook layout, Photo album  design

#3 Ndiqni një gjuhë vizuale të njëjtë

Si një krijues profesionist, punoni në krijimin dhe rritjen e brandit  përmes mediumeve dhe projekteve të ndryshme kreative. Ku ka mënyrë më të mirë sesa të ndërtoni brandin tuaj identifikues! Krijimi i logos është hapi i parë i rëndësishëm. Ndiqni të njëjtën rrugë vizuale për portofolin, madje edhe për kartën e biznesit.

#4 Sigurohuni që website të jetë i disponueshëm në pajisje të tjera

Sipas similarweb.com, trafiku celular tani dominon 56% të të gjithë përdorimit të internetit. Me gjithnjë e më shumë njerëz që përdorin pajisjet e tyre celularë për të pasur akses në internet, kjo pajisje është e destinuar të rritet me kalimin e kohës. Pra, çfarë do të thotë kjo për faqen tuaj? Shanset janë që 2 nga 3 përdorues që vizitojnë faqen tuaj po e bëjnë këtë nëpërmjet pajisjeve të tyre celular. Prandaj, është vërtet e rëndësishme që ajo të funksionojë edhe në pajisjet mobile. Dhe duke funksionuar, nuk duam të themi që duhet të hapet ashtu siç hapet në desktop. Ekranet celularë janë shumë më të vegjël dhe me prekje, kështu që website duhet të ndjekë praktikat më të mira të dizajnit, ku përmbajtja e faqes të përshtatet me çdo ekran të pajisjes.

Mobile is the new desktop, and that's good for enterprise apps | CIO

#5 Siguroni faqen tuaj me një Certifikatë SSL

Google, motori më i fuqishëm i kërkimit në botë dhe browseri i tij – Chrome po bëhen seriozë për të gjitha websitet që përdorin certifikatat SSL. Me uptade-t më të fundit të Chrome, websitet pa certifikata SSL po cilësohen gjithnjë e më shumë si “Jo të sigurta” nga Google. SSL (Secure Sockets Layer) është teknologjia standarde e sigurisë e përdorur për krijimin e një lidhjeje të koduar midis serverit të internetit dhe browser-it që përdor vizitori. Certifikata SSL siguron që të gjitha të dhënat (hyrjet, të dhënat e hyrjes, etj) midis serverit të internetit dhe browser të mbeten private dhe të mos mund të merren nga askush tjetër.

Ssl certificate - Free interface icons

Si të nisni biznesin tuaj të fotografisë?

1. Qëllimi i biznesit

Për të patur sukses, fillimisht duhet të caktoni qëllimet kryesore për biznesin e ri dhe të ndiqni rrugën që do ju çojë në përmbushjen e tyre. Mendojeni pasionin si një vizion afatgjatë që dëshironi të transformoni në një biznes të suksesshëm.

Disa shembuj të qëllimeve personale mund të jenë:

  • Dua të jem fotograf dasmash.
  • Dua të jem fotograf me kohë të plotë dhe të fitoj X të ardhura çdo vit.
  • Dua të udhëtoj nëpër botë ndërkohë që punoj si fotograf.
  • Dua të fotografoj portrete.

Siç mund ta shihni, çfarëdo qëllimi biznesi të vendosni me veten, do të shërbejë si pike përcaktuese e vijueshmërisë së rrugëtimit tuaj. Përcaktimi i një modeli biznesi duke përshkruar qëllimet tuaja të qarta është hapi i parë drejt arritjeve të profesionale.

Goal Setting: How to Set Better Business Goals

2. Zhanri i fotografisë

Ashtu si fotografët profesionistë, në fillimet tuaja duhet të specializoheni në një zhanër të caktuar. Edhe nëse në fillim merrni përsipër realizimin e çdo lloj detyre që ju ofrohet, jini të vetëdijshëm për drejtimin ku doni të profilizoheni.  Ekzistojnë shumë kategori të fotografisë që mund të ndiqni – ato të dasmave, portreteve, fotografitë komerciale, sportive, të udhëtimeve dhe shumë të tjera. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të provoni më shumë se një mundësi, por një portofol i arritur dhe i organizuar qartë është thelbësor për krijimin e një biznesi të suksesshëm.

Photographic Genres stock illustration. Illustration of night - 50096335

3. Klienti ideal

Pasi të keni zgjedhur zhanrin e preferuar ku doni të fokusoheni , atëherë do t’ju duhet të gjeni klientin ideal.

Faktorët ku të bazoheni:

Vendndodhja: Dëshironi të keni klientë afër vendit ku jetoni, apo jeni të gatshëm të udhëtoni rregullisht për tu shërbyer atyre? Kini parasysh se individët të cilët kërkojnë fotografi dasmash apo portretesh kanë tendencë të zgjedhin fotografë që punojnë rreth zonës ku ata banojnë.

Demografia: Lloji i njerëzve me të cilët dëshironi të punoni mund të jetë një faktor i rëndësishëm vendimtar në llojin e fotografit që bëheni. Psh: ju mund të ndiheni më rehat nëse punoni me fëmijë ose të moshuar sesa me modele të reja. Ose mund të keni më shumë sukses në xhirimet komerciale, në krahasim me ato familjare. Gjithmonë ndiqni instiktin dhe shihni në cilën rrethanë ndiheni më komodë.

Sa para janë të gatshëm të shpenzojnë klientët: Bazuar në qëllimet që keni, do t’ju duhet të zgjidhni klientët bazuar në nivelet e tyre të të ardhurave. Për shembull, ndoshta doni të përqendroheni vetëm në projekte të avancuara pasi dëshironi të fitoni më shumë para, sesa të punoni me evente të vogla familjare që do të paguanin më pak për setet fotografike.

Interesi dhe stili juaj: Disa klientë mund të tërhiqen automatikisht nga stili juaj personal , ndërsa të tjerët mund të kenë një vizion të qartë se si ata dëshirojnë të realizohen xhirimet e tyre fotografike. Ju duhet të gjeni mundësi që ju lejojnë të gjeni një ekuilibër midis lirisë suaj krijuese dhe punës për një klient të caktuar fiks.

Legal Marketing 101: Identifying Your Ideal Client - Attorney at Work

4. Vlerësimi i tregut dhe vendosja e çmimeve të duhura

Bëni hulumtime dhe analiza të hollësishme të tregut ku do të operoni për të kuptuar kërkesën që kanë njerëzit në lidhje me shërbimet fotografike. Provoni dhe zbuloni nevojat specifike të klientëve. Si mund ta mposhtni konkurrencën me shërbimet që ofroni dhe si duhet t’i vendosni çmimet? Kërkoni tarifat që vendosin fotografët e tjerë.

Vendosja e një çmimi pak më poshtë konkurrencës mund të jetë një strategji e mirë kur jeni duke filluar një biznes të ri. Por bëni kujdes që të mos e ulni shumë çmimin përndryshe do të përfundoni me humbje!

How to price your service | Marketing Donut

5. Krijoni një plan biznesi

Është koha për të krijuar një plan biznesi. Lista e biznesit është projekti që do të ndiqni për të realizuar qëllimet profesionale. Krijimi i një plani të hollësishëm do t’ju ndihmojë të filloni një biznes fotografie dhe ta çoni përpara drejt tranformimit të tij në një ndërmarrje të qëndrueshme. Çfarë duhet të përfshijë një plan biznesi? Disa aspekte thelbësore të tij janë:

Përshkrimi i biznesit:

Përshkruani me detaje karakteristikat përcaktuese të biznesit që po filloni.

Analiza e Konkurrencës

Shërbimet që do të ofroni

Linja e produkteve?

Kush është klienti juaj i synuar?

Struktura ligjore:

Ka shumë mënyra për të strukturuar biznesin tuaj ligjërisht – secila prej tyre vjen me një kosto të ndryshme konfigurimi, mbrojtje personale të përgjegjësisë dhe kërkesa rreth taksave. Të kuptuarit e aspekteve të ndryshme të strukturës ligjore është hap thelbësor. Është i këshillueshëm konsultimi me një avokat para se të merrni një vendim. Gjithashtu duhet të bëni një listë të emrave të biznesit dhe të vendosni për atë që mund të regjistrohet.

Investimet:

Llogarisni koston fillestare të fillimit. Përfshini të gjitha shpenzimet siç janë kostot e krijimit legal të tij, qeraja e një zyre ose studioje, blerjen e pajisjeve, kostot e marketingut, etj.

Kostoja e drejtimit:

Llogarisni të gjitha shpenzimet që do të keni – qiradhëniet që do të duhet të paguani, materialet e konsumit që do të përdorni, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve, tarifat profesionale, asistentët nëse do të keni.

Çmimi:

Çmimi mund të jetë pjesa më e rëndësishme e planit të biznesit. Ju duhet të ekuilibroni investimet dhe koston e drejtimit përkundrejt pritshmërive të të ardhurave dhe të kuptoni se modeli i çmimi siguron drejtimin e një biznesi fitimprurës.

Marketingu dhe Reklamimi

Plani juaj i biznesit gjithashtu duhet të përmbajë një analizë të hollësishme në lidhje me listën e klientëve tuaj. Cilat janë mundësitë e marketingut dhe reklamimit në dispozicion për ju dhe sa do të kushtonin ato?

Practical example of a business plan outline

6. Regjistrimi i biznesit

Tani që keni krijuar planin e biznesit, është koha të regjistroheni për ta kthyer atë në një pronë juridike.

Këtu janë hapat që duhet të ndiqni për të regjistruar biznesin tuaj:

  • Finalizoni emrin e biznesit. Gjetja e një emri të përsosur është thelbësore pasi ai do të bëhej edhe emri i brandit tuaj. Emri duhet të jetë i paharrueshëm, unik. Dhe më e rëndësishmja, duhet të jetë në dispozicion për ju, pra të mos e ketë askush tjetër. Gjeni disa emra që ju pëlqejnë dhe më pas shihni nëse ky emër i përket një biznesi ekzistues.
  • Bëni një kërkim të thjeshtë në internet dhe shikoni nëse dalin të dhëna rreth tij.
  • Rezervoni një emër domaini në emrin e biznesit tuaj. Preferohet një emër domain me .com.
  • Krijoni llogaritë e mediave sociale në emrin e biznesit.
  • Regjistrohuni si person juridik.
  • Hapni një llogari bankare biznesi. Sigurohuni që ti mbani të ndara bizneset dhe financat personale. Vendosni një llogari bankare biznesi për të menaxhuar të gjitha transaksionet që lidhen me të. Merrni një kartë debiti ose kartë krediti bankare biznesi për të paguar çdo shpenzim kur pagesat online janë të nevojshme.
  • Kontrolloni licencat. Zakonisht për fotografë profesionistë kërkohet një licencë biznesi. Kontrolloni në vendin tuaj për të parë se çfarë lloj licensash kërkohen që ju të drejtoni biznesin tuaj.
  • Sigurimi i biznesit. Kini parasysh sigurimet, ato janë tepër të rëndësishme për të mbuluar çdo detyrim.
  • Kontratat. Kontratat ju ndihmojë të dukeni profesionistë përpara klientëve tuaj dhe të krijoni besim tek ata duke përshkruar qartë rezultatet pozitive për çdo detyrë të përfunduar. Gjithashtu, është ide e mirë që të keni edhe një avokat të cilit mund t’i drejtoheni nëse keni nevojë për këshilla ligjore.
How to Register a Business | legalzoom.com

7. Blini vetëm pajisjet e nevojshme

Një biznes fotografie nuk do funksiononte pa pajisjet e duhura profesionale! Megjithatë, ju sugjerojmë të blini vetëm ato që me të vërtetë ju duhen dhe të mos shpenzoni para të tepërta. Nëse keni sete fotografike më speficike, mund të merrni me qira pajisjet që ju duhen. Sigurohuni të keni pajisjet e duhura cilësore si aparati fotografik i mirë, lentet e duhura, bateritë, karikuesit dhe çdo element që ju duhet si një bazë për punën e përditshme. Pra, në fillimet tuaja do ju duhet të investoni, por edhe ky investim fillon të shpërblehet pas çdo pune të suksesshmë.

Gjithashtu, zgjidhni me kujdes vendin e fotografisë  dhe bëni shumë prova në mënyrë që të mund të ofroni cilësi optimale në printime, albume dhe produkte të tjera për klientët tuaj.

8. Krijoni një portofol online

Ëebsite juaj me portofolin fotografik mund të jetë mjeti i vetëm, më i rëndësishëm që do ju ndihmojë të rritni biznesin tuaj. Puna cilësore fare mirë mund të flasë në emrin tuaj me klientët e mundshëm. Prandaj, është e rëndësishme të lini një përshtypje të parë të mirë.

Examples of Best Photography Portfolio Websites - Pixpa

9. Marketingu

Ashtu si shumica e bizneseve kreative, fotografët mund të përdorin internetin për të rritur biznesin e tyre, për të fituar njohje dhe për të kontaktuar me klientët e mundshëm. Ka plot mënyra për të promovuar biznesin tuaj, nga të cilat, pas disa eksperimentesh mund të zgjidhni atë që funksionon më mirë.

Marketing 4.0, the revolution | Digital Menta

10. Ndërtimi dhe rritja e marrëdhënieve me klientët

Gjetja e klientëve të parë është gjithmonë një sfidë më vete. Megjithatë, për këtë mund t’ju ndihmojnë familjarët ose miqtë. Krijoni sete fotografike dhe ndërtoni porfofolin tuaj duke përfshirë foto të të njohurve tuaj. Kjo mund të jetë një bazë  e mirë për të hyrë në industri më lehtë.

What is Customer Engagement, and Why is it Important?

5 arsyetime kritike mbi paratë, nga Dave Ramsey

Dave Ramsey është një mësues personal i financave, i cili ka shkruar disa libra, drejton një emision në radio dhe jep lëndën “Universiteti i Paqes Financiare” (FPU).

Qasja e tij e thjeshtë ndaj parave ka frymëzuar mbi 5 milion amerikanë për të paguar borxhet e tyre, për të kursyer para dhe për të arritur lirinë financiare.

Ndiqni këtë artikull, ndoshta jeni ju personat e radhës për tu frymëzuar!

DAVE RAMSEY

#1 “Paraja është mbret”

“Nëse nuk keni mundësi të paguani para për diçka, nuk mund ta përballoni atë. Mos lejoni që pagesat e borxheve të bëhen një mënyrë jetese për ju. ”

Dejvi është plotësisht kundra marrjes së borxheve dhe i inkurajon njerëzit që të paguajnë për çdo gjë me para në dorë, madje edhe për gjërat e kushtueshme si makinën, tarifat e universitetit dhe shtëpinë. Kjo mënyrë e të menduarit është shumë e pazakontë në shoqërinë tonë. Shumica prej nesh është rritur duke besuar se borxhi apo kredia janë pjesë “normale” dhe e domosdoshme e jetës. Sa njerëz njihni që nuk kanë marrë asnjëherë borxh përgjatë jetës së tyre? Nëse jeni mësuar me këtë mënyrë jetese mund t’iu duket e çuditshme, por është plotësisht e mundur të jetoni një jetë pa detyrime dhe benefitet e këtij ndryshimi janë të shumta.

#2 Borxhi=shkatërrim për financën personale

Dejvi është tepër i vendosur në lidhje me pikëpamjet e tij financiare. Ai nuk bën dallim midis “borxhit të mirë” dhe “borxhit të keq” siç bëjnë shumë njerëz. Ndonëse më parë ai mendonte se disa lloje të tyre ishin të domosdoshme apo ishin mjete të dobishme, tani nuk beson më në këtë teori.

Mund të jetë e pranueshme marrja e një ndihme financiare në rastet më emergjente, siç mund të jenë sëmundjet kritike apo nevojat urgjente për para. Megjithatë, me siguri të gjithë biem dakord se:

Nuk ka diçka të tillë si borxh plotësisht “i mirë”.    

 

#3 Rëndësia kritike e buxhetit

Shumë njerëz e urrejnë planifikimin e një buxheti dhe ruajtjen e parave mënjanë. Shpesh ne mendojmë se kjo gjë na kufizon, sidomos për faktin se nuk duam të ndihemi të privuar. Ironia  është se kjo nuk është aspak e vërtetë! Planifikimi i parave nuk iua merr lirinë, përkundrazi, iua jep atë.

Pse kështu? Si fillim buxheti ju jep lejen për të shpenzuar para në mënyrë të organizuar. Ju nuk keni nevojë të ndiheni fajtorë ose të shqetësuar për shpenzimet tuaja nëse ato i qëndrojnë planit tuaj. Një arsye  tjetër pse planifikimi i një buxheti ju jep liri është sepse ju e dini se si t’i shpenzoni paratë në vend që të pyesni veten se ku përfunduan ato. Tani ësht momenti të merrni në dorë paratë tuaja dhe të arrini qëllimet tuaja financiare, cilatdo qofshin ato.

What does the budget mean for the nonprofit sector?

#4 Stil unik jetese

Shprehja e Dejv Remsit është: ”Jeto si askush tjetër tani që të mund të jetosh si askush tjetër më vonë.”

Nëse bëni pikërisht atë që njerëzit e tjerë nuk dëshirojnë të bëjnë (psh: duke punuar ekstra për të kursyer para) do të jeni në gjendje të bëni një jetë që të tjerët nuk do të mund ta kenë kurrë.

Si tingëllon ky stil jetese?

Dëshironi të udhëtoni nëpër botë, të dilni në pension herët, të shijoni momentet ose të kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj? E dini se çfarë jeni të aftë të bëni kur nuk keni për të shlyer detyrime? Çdo gjë!

3 Ways To Make Your Next Vacation Easier - Luxury Travel Services

#5 Investoni menjëherë

Kjo është fusha në të cilën Dave Ramsey merr më shumë kritika. Edhe pse shumë financierë pajtohen me idenë se investimi i menjëhershëm është i rëndësishëm, shumë të tjerë janë skeptikë në lidhje me matematikën e Dave.

Dave thotë se nëse ndiqni këshillat e tij në lidhje me investimet, do të merrni një kthim prej 12% të investimeve tuaja. Shumë njerëz mendojnë se kjo normë e kthimit është joreale.

Vetë Dave Ramsey ka thënë se edhe nëse nuk jeni dakord me kthimin e tyre prej 12%, kjo nuk ka rëndësi. Edhe nëse ai është pjesërisht gabim (dhe ju merrni një kthim të investimeve prej 6%), ju përsëri do të fitoni shumë më shumë në investimet tuaja.

Sa më shpejt aq më mirë. Kjo është çështja. Filloni sa më shpejt që të keni mundësi dhe do të korrni përfitimet e një interesi që përbën shumë vite.

Te cilat kategori as vetë milionerët nuk shpenzojnë shumë para?!

#1 Blerje impulsive


Sigurisht që mund të jetë tunduese të blini bluzën e koleksionit të fundit ose makinën më të re, por këto janë disa nga gjërat për të cilët që njerëzit më të pasur nuk do shpenzonin para. Tingëllon e habitshme?

Epo, këtë e kanë treguar vetë ata! Sipas investitorit miliarder Warren Buffet “Nëse blini gjëra që nuk ju duhen”, së shpejti do t’iu duhet të shisni gjërat që ju duhen.” Kjo nuk do të thotë që milionerët nuk blejnë sende me vlerë, ata thjesht mendohen gjatë përpara blerjeve të tyre.

Darwin shopping: shopping in Darwin, you'll want to know the best places to  go. – Kauai Hawaii

#2 Trashëgimitë


Është e pabesueshme kur mendojmë se sa pasuri u lihen pasardhësve në formën e trashëgimive. Por,, në lidhje me këtë çështje njerëzit e pasur mendojnë ndryshe. Pse?

Bill Gates dhe Mark Zuckerberg të dy u shprehën se duan që fëmijët e tyre të gjejnë rrugën e tyre të arritjeve, në vend që të mbështeten në para të fituara “pa mund”. Në vend të kësaj, të dy miliarderët po japin pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tyre për bamirësi, për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për të.

Heritage Toyota helps you get the best deal possible on your trade-in -  Heritage Toyota Cars

#3 Kanale televizive dhe video lojëra


Njerëzit e pasur nuk e kalojnë kohën duke parë filma gjithë ditës. Kjo është arsyeja pse ata nuk shpenzojnë për kanalet televizive me pagesë dhe as video lojërat më të fundit. Sipas të dhënave të vitit 2015 të rriturit në një familje me të ardhura vjetore mesatare shpenzonin shumë kohë në media (përmes TV, video lojërave ose radio-s), krahasuar me të rriturit në një familje me të ardhura vjetore të larta. “Ne prisnim që familjet me të ardhura të larta të kishin më shumë pajisje, por nuk e parashikuam që konsumatorët me të ardhura më të ulëta të kishin akses më të madh të të gjitha pajisjeve”. Thomas Corley, autori i “Zakonet e Pasura”: zbuloi se 67 përqind e njerëzve “të pasur” thonë se nuk shohin TV.

Comparing Consumption Patterns In Gaming, Movies/TV, And Music - Parsec |  Blog

#4 Marka luksoze


Milionerët mund të përballojnë koleksionet më të fundit nga dizajnerët më të famshëm, por kjo nuk do të thotë që ata i shpenzojnë gjithmonë paratë e fituara me vështirësi, për veshje me çmime të larta. Në fakt, themeluesi i IKEA, Ingvar Kamprad, tha se ai nuk vesh asgjë që nuk blihet në një treg i thjeshtë për të “dhënë një shembull të mirë”, dhe Bill Gates u shpreh në Time se ai ende mban një orë prej $ 10 pavarësisht se është në gjendje të përballojë një dollap plot me Rolexes.

#5 Një shtëpi tepër të kushtueshme


Pavarësisht buxhetit që disponojnë, disa njerëz me mirëqenie të lartë edhe kur zgjedhin shëpinë e tyre, kërkojnë për opsione me çmime të arsyeshme. Është e vërtetë që mund të shpenzojnë miliona për shtëpinë perfekte, por edhe ata përpiqen të ‘bëjnë pazar’ si çdokush tjetër. Disa individë të pasur madje edhe i shmangin shtëpitë ekstravagante. Sipas U.S. News and World Report, Warren Buffett mund të jetë njeriu i tretë më i pasur në botë, por ai ende jeton në shtëpinë që ka blerë në 1958 për 31,500 dollarë.

Homes of Billionaires: Warren Buffett | Celebrity houses, Residential real  estate, Vacation home

#6 Blerja në vend të qirasë


E dini që ka njerëz të pasur të cilët as nuk interesohen për të blerë një shtëpi? Sipas burimeve “Dukuria e marrjes së shtëpive me qira është më e përhapur se kurrë, madje edhe midis të pasurve.”

Renting out Your Home: Five Tips

#7 Vonesë në pagesën e faturave


Askujt nuk i pëlqen të paguajë faturat dhe kjo vlen edhe për njerëzit e pasur! Kjo është arsyeja pse ata vendosin pagesën automatike në të gjitha llogaritë e tyre, nga hipotekat dhe pagesat e makinave, te kartat e kreditit dhe sigurimet.

Automatic Bill Payment: What It Is And How It Works – Forbes Advisor

#8 Sende pa kualitet


Edhe pse njerëzit e pasur kanë mjaftueshëm para për të zëvendësuar një send që konsumohet ose prishet, ata përsëri nuk duan t’i shpërdorojnë paratë e tyre në këtë mënyrë. “Njerëzit e pasur e kuptojnë që rruga më e lirë nuk është gjithmonë më e vlefshmja.”

Damaged Equipment Stock Illustrations – 3,687 Damaged Equipment Stock  Illustrations, Vectors & Clipart - Dreamstime

#9 Eksperiencat


Studimet e shumta kanë treguar se paratë dhe gjërat materiale mund t’iu dhurojnë një lumturi të përkohshme. Në vend të kësaj, janë përvojat kuptimplota ato që do t’iu dhurojnë eksperiencat e paharrueshme dhe lumturinë e vërtetë. Sipas Jaime Tardy, autor i librit The Eventual Millionaire, të pasurit zgjedhin eksperiencat mbi gjërat materiale. Madje ka milionerë që përdorin versione të vjetra të iPhone në vend të atyre të fundit!

Apple iPhone 12 rumors: what was right and what we missed - GSMArena.com  news

Kurse para me këto 9 Receta të shijshme gatimi

Thuajini mirupafshim shpenzimeve të tepërta nga ushqimet e blera jashtë apo faturave të darkave në restorante . Provoni këto 9 receta tepër të shijshme, të lehta dhe pa shumë kosto dhe jepini tjetër esencë gatimit në shtëpi.

Ndiqni videot shoqëruese për të parë mënyrën e plotë të gatimit të tyre.

MËNGJES

#1 Vezë dhe burrito

Përgatisni vezët e fërguara paraprakisht. Së bashku me vezët, përdorni një pako me miell pitesh, fasule të nxehta, djathë të grirë si dhe salcë. Kjo recetë është e shkëlqyer për ta marrë me vete në mëngjes.

Përbërësit:

Vezë të fërguara me djathë

Fasule të zeza

Salcë

Tortilla

1 filxhan djathë të grirë

Healthy Breakfast Burritos | Cooking Light

#2 Tërshërë

Kjo është një recetë tjetër jashtëzakonisht e thjeshtë dhe e shkëlqyer për një mëngjes të shëndetshëm plot vlera. Në një kavanoz, hidhni 1/2 filxhan tërshërë, pastaj shtoni çfarëdo përbërësi që dëshironi si psh mjaltë. Shtoni 1/4 filxhan kos dhe 1/2 filxhan qumësht. Mbuloni filxhanin dhe lëreni në frigorifer gjithë natën. Më pas sipas preferencës mund të shtoni fruta, arra dhe gjalpë kikiriku si dhe banane.

Përbërësit:

2 gota tërshërë

2 gota qumësht

1 filxhan kos

Fruta sipas preferencës

SUPË

#3 Supë me domate dhe tost me djathë të shkrirë

Përgatitja e supës me domates është e thjeshtë. Merrni një qepë dhe copëtojeni në pjesë të vogla. Në një tenxhere të madhe, në nxehtësi mesatare shkrini një porcion gjalpi. Kur të jetë shkrirë, shtoni qepët dhe gatuajini në nxehtësi mesatare për 4 minuta. Pastaj, shtoni domatet e copëtuara, ngrini temperaturën dhe më pas uleni atë dhe lëreni supën për 40 minuta. Ndërkohë që supa bëhet, përgatisni stostet. Thjesht lyeni me gjalp njërën anë të bukës, shtojini ingredientët e preferuar dhe skuqeni në tigan.

Përbërësit:

Për supën:

Gjalpë

1 qepë të prerë

Domate

Kripë për shije

 3 gota ujë

Për tostet:

Disa feta bukë sipas preferencës

2 lugë gjalpë

Disa feta djathë sipas preferencës

PASTA

#4 Spageti me salcë marinara

Kjo është një recetë vërtet e shijshme dhe e thjeshtë. Zieni makaronat sipas udhëzimeve që ndodhen në pako. Më pas kulloni ujin dhe shtoni një kavanoz me salcë marinara sipas preferencës suaj.

Përbërësit:

Spageti

Salcë marinara

#5 Lazanja me djathë

E vetmja gjë që ju nevojitet është një kuti me peta lazanje, një enë e vogël me ricotta, 4 gota mocarela të copëtuar dhe një kavanoz i madh me salcë marinara. Mund të shtoni edhe një shtresë perimesh. Si fillim hidhni 1/3 e salcës në pjesën e poshtme të tiganit, vendosni sipër shtresën e petës, më pas 1/3 ricotta, pastaj 1/3 e perimeve, nëse dëshironi dhe 1/3 e mocarelës. Shtoni petat, salcën, djathin, perimet dhe pastaj ricottën. Piqeni për 1 orë të mbuluar me letër alumini dhe më pas hiqeni letrën 15 minutat e fundit në mënyrë që të skuqet pak djathi.

Përbërësit:

Kuti me petë lazanje

Salcë marinara

4 gota mocarela të copëtuara

Djathë rikota

ORIZ
#6 Oriz, perime dhe salcë soje

Zieni dy filxhanë oriz sipas udhëzimeve të pakos. Më pas përgatisni perimet. Shtoni tre lugë salcë soje në orizin e zier dhe përziejeni me perimet. Kjo është një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe mjaft e lirë!

Përbërësit:

2 filxhan oriz

Perime

Salcë soje

#7 Rizoto me djathë

Hidhni gjalp në një tenxhere të madhe me nxehtësi mesatare dhe lëreni derisa të shkrihet. Shtoni qepë dhe përziejeni për 8 minuta, duke e marinuar me erëza, kripë dhe piper. Shtoni orizin dhe përziejeni për 2 minuta. Më pas hidhni 2 gota supë dhe përzieni për 10 minuta, pastaj shtoni pjesën tjetër të supës dhe uleni nxehtësinë për 10 minuta të tjera.

Përbërësit:

3 lugë gjalpë

1 qepë të verdhë të copëtuar  

Kripë dhe piper

1 filxhan oriz

4 gota lëng pule

1/2 filxhan djathë parmixhano

#8 Pule me brokoli dhe tavë orizi

Kjo recetë e shijshme përgatitet me ingredientët e mëposhtëm dhe pjekje në 350F për 30 minuta.

Përbërësit:

4 gota oriz të zier

djathë të grirë

pulë e zier

2 gota lëng mishi

1 filxhan qumësht

2 lugë gjalpë të shkrirë

#9 Chili

Një recetë e thjeshtë dhe fantastike. Ka shumë variante për ta realizuar, por pothuajse asnjë prej tyre nuk është i kushtueshëm.

1 filxhan fasule të zeza të thata – 0,54 dollarë

1 filxhan fasule të thata

2 kanaçe 15 oz domate në kubikë

1 oz kanaçe salcë domate

1 qepë të prerë në kubikë

1 pako me erëza djegës

2 gota ujë

Create your website with WordPress.com
Get started