10 Websitet më të mira për punë si Freelancer në 2021

Po kërkoni për një punë të re ose dytësore?

Nëse tashmë dëshironi të punoni në mënrë të pavarur, duke shijuar një filxhan kafeje nën rehatinë e shtëpisë suaj, ju sugjerojmë ti hidhni një sy ëebsiteve të mëposhtme. Pavarësisht nëse jeni shkrimtar, dizajner,fotograf, shitës apo punoni në një pozicion tjetër, ka gjithmonë punë për ju në këto platforma.

#1 FlexJobs

Ky website jo vetëm është i dizejnuar mirë për punët e pavarura si Freelancer, por është edhe mjaft fleksibël. Punët janë të renditura sipas llojit dhe nuk keni pse shqetësoheni për postimet jo reale (scams). Por, siç mund ta mendoni, nuk është falas nëse dëshironi akses të vazhdueshëm. Megjithatë, avantazhet e kësaj platforme e justifikojnë tarifën e caktuar.

Working from home is still a thing thanks to FlexJobs.com | ZDNet

#2 SolidGigs

Koha është para. Që do të thotë nëse kaloni orë të tëra çdo javë duke kërkuar punë të reja në vend që të realizoni punët për klientët, nuk gjeneroni mjaftueshëm të ardhura! Kjo është arsyeja pse rekomandohet SolidGigs për profesionistët e të gjitha llojeve që kanë nevojë të gjejnë punë shpejt si freelancer. Ekipi në SolidGigs krijon dhjetëra borde pune të pavarura dhe ju dërgon 2% të mundësive më të mira çdo javë.

#3 Fiverr

Fiverr ëshë emërtuar sipas dizajnit të faqes: çdo punë fillon me 5 dollarë. Tingëllon pak, megjithatë mund të vendosni edhe nivele mbi çmimin bazë $ 5. Fiverr ju ndihmon edhe në krijimin e një portofoli profesional!

Fiverr - Freelance Services Marketplace for Businesses

#4 Upwork

Përpara disa kohësh ekzistonin dy platforma kryesore për gjetjen e punëve: oDesk dhe Elance. Këto të dyja u bashkuan për të krijuar një treg të madh online për njerëzit që të dëshironin të gjenin punë si Freelancer nga klientët në të gjithë botën. Upwork është një faqe tepër e madhe me mbi 12 milion përdorues dhe 5 milion klientë që kërkojnë nga 3 milion punë të pavarura çdo vit.

In-demand talent on demand.™ Upwork is how.™

#5 CloudPeeps

Nëse zotëroni një portofol të shkëlqyerdhe ndiheni sikur keni përvojën e duhur për të punuar në një nivel më të lartë, CloudPeeps mund të jetë vendi i duhur për ju. Kjo platform është më ekskluzive, gjë që e bën më të vështirë anëtarësimin, por është dhe më më e lehtë për të gjetur punë nëse pranoheni. Fokusin e ka në marketing, media sociale dhe shkrime.

#6 Freelancer

Kjo faqe ka një larmi të madhe projektesh, disa të formatuara me kohëzgjatje në orë dhe disa në formën e konkurseve – ju jep mundësinë të dërgoni një numër të limituar pozicionesh pune, në rast se nuk jeni anëtarësuar.

Hire Freelancers & Find Freelance Jobs Online | Freelancer

#7 ServiceScale

Lançuar fillimisht në vitin 2000, ServiceScale është një treg global për profesionistët me një sërë aftësish dhe përvoje – fokusuar në dizajnin grafik, shkrimin, redaktimin dhe përkthimin. Deri më tani, platforma ka pasur 259,000 projekte të përfunduara me më shumë se 79,000 klientë që e kanë përdorur atë.

Best Freelance Jobs Websites ServiceScape

#8 Indeed

Kjo platformë mbledh të gjitha punët në interëebs dhe i vendos ato të gjitha në një vend. Ato janë të lehta për t’u kërkuar dhe kërkimi specifik për punë në distancë është fare i lehtë. Por, nëse jeni i hapur për të punuar në një kompani vendase, mund të kërkoni edhe për të. Mbi të gjitha, është falas!

Indeed — Natalia M Roca

#9 College Recruiter

Student apo i sapodiplomuar? Hidhini një sy platformës për të parë punët me kohë të pjesshme që lidhen me diplomën tuaj. Mund të keni mundësi të mira për të marrë eksperienë si punë fillestare.

Entry Level Jobs | Internships for Students | College Recruiter

#10 Guru

Guru e bën të lehtë krijimin e një profili që tregon përvojën tuaj, duke e bërë kështu më të lehtë edhe kontaktin nga punëdhënësit e mundshëm.  Gjithashtu ju jep njoftime pune çdo ditë.

Online writing jobs in Kenya: Top 10 best freelance sites for writers

GUIDË: 7 hapat si të bëhesh Freelancer i suksesshëm

Keni menduar edhe ju të nisni rrugëtimin tuaj si Freelancer?

Freelance është platforma që po qarkullon gjithnjë e më shumë në ditët  e sotme, pasi është kthyer në një alternativë të mirë për të gjeneruar para, qoftë si punë parësore apo dytësore.  Në fund të fundit, kush nuk do të punojë në mënyrë të pavarur, pa u drejtuar nga një shef dhe me klientë të zgjedhur?

Nëse edhe ju e keni pyetur veten se çfarë fshihet pas kësaj platforme, sot do ju prezantojmë me një guidë-si të bëheni Freelancer në profilin e shkrimit.

Dëshironi që skenari juaj i radhës të paguhet? Epo, kjo nuk është e pamundur!

Megjithatë, kur vjen puna te shkrimi, ka disa hapa kritikë që duhet të kini parasysh për të gjetur klientët e duhur për ju.

#1 Ndërtimi i një zakoni të të shkruarit

Ky është edhe një nga rregullat që dëgjojmë shpeshherë në jetën e përditshme si dhe nga mësimet më të vlefshme për njerëzit e suksesshëm, pikërisht zakoni i praktikës.

Një nga gabimet kryesore që bëjnë njerëzit e apasionuar pas shkrimit është varësia në idenë e gabuar, duke menduar se meqë zotërojnë talentin, ai mund të shfaqet në çdo kohë, edhe nëse nuk praktikohet në mënyrë të rregullt. Dhe shpeshherë kështu ndodh.  Në vend që të kërkojmë të përmirësojmë veten përmes gjërave të vogla, ne kërkojmë të hedhim hapa të mëdhenj.

E njëjta filozofi ndonjëherë funksionon edhe me gjetjen e klientëve në ëebsitet e Freelances. Ndoshta nuk do të arrini të gjeni menjëherë një klient, por sapo të perfeksiononi sekretet e duhura, do ja dilni të rrisni kërkesat.

Kjo është një nga arsyet pse rregullsia e procesit luan rol madhor. Sa më shumë të shkruani në mënyrë konsistente dhe të organizuar, aq më mirë do praktikoheni dhe do të lini një imazh pozitiv në këtë platformë.

Për tu praktikuar mund të filloni të postoni shkrime të thjeshta, si blogs në ëebsite online apo të shkruani në platform të tilla siç është Medium.

Shumë njerëz mendojnë që shkrimi nuk ka kuptim nëse nuk lexohet nga të tjerë, dhe kështu ata nuk fillojnë të shkruajnë…kurrë. Por, fillimi i praktikës është si mësimi i një instrumenti të ri. Në fillim askush nuk do të pëlqejë çfarë dëgjon, por me kalimin e kohës do keni krijuar një audience të tërë.

Mendoni që nëse filloni të shkruani që sot, do të jeni një ditë më pak nga arritja e qëllimit tuaj.

# Postoni menjëherë postimin tuaj të parë

Krijoni një pritshmëri realiste për shkrimet tuaja. Mos u mundoni të shkruani diçka të mirë-menduar, thjesht fokusohuni te temat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Pastaj, postojeni atë. Nuk ka pse të jetë e përsosur (në fakt: me siguri nuk do të jetë). Mbi të gjitha, jo shumë njerëz do të lexojnë postimin tuaj të parë, prandaj thjesht bëjeni atë publik, nuk do të keni gjë për të humbur!

# Filloni me hapa të ngadaltë

 Sa më shumë të kërkohen shkrimet tuaja, aq më shumë do nxiteni të prodhoni artikuj të suksesshëm. Në fillim mund të postoni më pak, por me kalimin e kohës, me perfeksionimin e aftësive dhe rritjes së fitimit, edhe puna juaj mund të shtohet. Gjëja më e rëndësishmeështë të përmirësoni praktikën tuaj, jo ta përsosni atë.

# Rritni numrin e ndjekësve

Një arritje e konsiderueshme që mund të merrni në fillimet tuaja si shkrimtar online është një lexues i rregullt. Shpërndani shkrimet tuaja derisa të krijoni një audiencë të vogël. Për të marrë komente nga njerëzit dhe për të rritur interaktivitetin ka disa platforma si Medium, Reddit dhe Quora.

# Mos u kufizoni vetëm në një temë

Ndoshta do të ketë momente ku do të konfuzoheni në lidhje me çfarë duhet të shkruani. Të gjithëve u ka ndodhur diçka e tillë. Në fillim, shkruani në lidhje me gjërat që ju pëlqejnë dhe në fushën në të cilën ndiheni më mirë. Gjithmonë mund ta zgjeroni atë me kalimin e kohës.

# Fshini dhe rikrijoni sërish

Ka plot persona që shkruajnë, por nuk postojnë. Prandaj, shkruani vazhdimisht dhe të mos kini frikë të dështoni.

Nëse nuk ju pëlqen teksti juaj mos e postoni atë. Por shkruani gjithsesi!

Hapat e parë për t’u bërë një shkrimtar i pavarur janë tepër të vlefshëm.

Po përpiqeni të bëni diçka të re dhe ndërkohë që kjo është emocionuese, ndonjëherë mund të jetë edhe pak konfuzuese.

#2 Matni punën tuaj

Kjo është tepër e rëndësishme.

Ekzistojnë disa mënyra kryesore për matur ecurinë e shkrimeve tuaja.

E para dhe më e dukshmja është të shihni numrin e vizitorëve.

Nëse përdorni një platformë si Medium, mund të shihni edhe se sa njerëz e lexojnë artikullin tuaj dhe sa njerëz vetëm e shohin atë. Gjithashtu mund të shihni statisikat, si rekomandimet dhe komentet. Disa mënyra të tjera për të matur shkrimin tuaj pa krijuar një ëebsite të dedikuar, është vendosja e link-eve. Kjo ju ndihmon të kuptoni çfarë pëlqen audienca juaj, pra ku link klikon më shumë.

Histogram - Examples, Types, and How to Make Histograms

#3 Ruani kërkimet e informacioneve

Kërkimet tuaja në lidhje me tema të ndryshme mund ti ruani si PDF ose në Google Doc. Në këtë mënyrë jo vetëm do të  ruani informacione të vlefshme të cilat mund t’ju shërbëjnë, por ato mund t’ju vlejnë edhe për punëdhënësit e ardhshëm, madje edhe për klientët aktualë nëse dëshirojnë të krijojnë besueshmëri në lidhje me punën tuaj.

4. Njihni stilin tuaj të shkrimit

Këtu janë disa nga termat më të zakonshëm të industrisë që duhet të dini dhe përdorni:

CTR: Vlerësimi i klikimit. Sa njerëz klikojnë në artikullin tuaj.

Gen-Lead: Gjenerimi. Sa email merr artikulli juaj nga lexuesit.

CTA: Call to Action: Thirrje për të vepruar. Ky mund të jetë një udhëzim i qartë, zakonisht në fund të artikullit tuaj, për atë që dëshironi të bëjnë më tej lexuesit yuaj. Shembuj: të regjistrohen për të blerë një libër elektronik, leximi i një artikull tjetër, dërgimi i emailin e tyre. Këshillë pro: Gjithmonë duhet të keni një CTA!

Hinka e konvertimit: Kjo është një hinkë metaforike e marrjes së një klienti që nuk di asgjë për ju (maja e hinkës) për të blerë shërbimin ose produktin tuaj (fundi i gypit). Kjo është shumë e rëndësishme për bizneset dhe diçka të cilën duhet të përmendni patjetër në shkrimet tuaja.

Backlinks: Lidhjet që tregojnë për faqen tuaj në internet ose artikullin. Marrja e faqeve të tjera të internetit për të treguar artikullin tuaj është shumë e rëndësishme për SEO. Ju gjithmonë duhet të përpiqeni të bashkëpunoni me faqet e internetit të tjera për të nxitur trafik në faqet e njëri-tjetrit.

SEO: Optimizimi i motorëve të kërkimit. Ky është një matës i renditjes së artikujve tuaj në google. Arsyeja që shumica e kompanive kanë një blog është të përmirësojnë renditjen e tyre. Ju gjithmonë duhet të flisni për mënyrën se si shkrimi juaj përmirëson SEO dhe si i kushtoni shumë vëmendje optimizimit të SEO.

Fjalët kyçe: Një frazë e fjalës kyçe është 2-3 fjalë në të cilat artikulli juaj përqendrohet – është ajo që idealisht dëshironi të renditeni në rezultatet e kërkimit të Google.

LTK: Fjalë kyçe të gjata. Fjalët kyçe të gjata janë fraza që lidhen me fjalët tuaja që përshkruajnë temën tuaj në më shumë detaje.

CPC: Kostoja për klikim. Kjo është sa kushton sa herë që dikush klikon në reklamën tuaj. Nëse po blini reklama për një fjalë kyçe si “i pavarur” kostoja juaj do të jetë shumë e lartë sepse ka më shumë konkurrencë.

Kalendari editorial: Një kalendar që përdoret për të planifikuar blogun tuaj. Ju duhet të synoni të planifikoni të paktën 3 muaj më parë nëse jeni duke punuar për një klient. Ndërtimi i një kalendari editorial është diçka që duhet të përmendni se keni bërë më parë.

UTM: Një lidhje e gjurmueshme që përdoret për analizat e google. Ky është teksti që ju shtoni në fund të lidhjeve tuaja për të gjetur se nga vjen trafiku për postimet tuaja në blog. Ju gjithashtu mund të përdorni Bitly për ta bërë këtë lehtësisht.

Creative Writing: A Style Of Its Own - Lisa Is Write For You!

5. Identifikoni klientët e synuar

Tani është koha për të marrë klientin tuaj të parë i cili do ju paguajë.

Ka disa mënyra për këtë. Mund të kërkoni për punë me kohë të plotë, ose të pjesshmë.

Rekomandohet krijimi i përmbajtjes me cilësi të lartë (për të cilën klientët tuaj pasi ta lexojnë të mund të parashikojnë që do ju paguajnë)-

Përmendi klientët me të cilët dëshironi të punoni – në përmbajtjen që po shkruani për veten tuaj.

SHEMBULL

Trupi:

Përshëndetje… Emri i punëdhënësit,

Unë kam qenë një punonjës i [Kompanisë] (dhe lexues) për vite me radhë, dhe gjithmonë u kam rekomanduar miqve që të përpiqen t’i marrin seriozisht financat e tyre.

Doja t’ju tregoja një ide si unë e paraqita [Kompaninë] si një burim në postimin tim se si arrita të kursej $ 500 / muaj në një postim i cili ka marrë mjaft pëlqime nga lexuesit e mi, duke shpresuar se kjo do të dërgojë trafik dhe përdorues të rinj edhe në profilin tuaj.

Nëse do të keni pak kohë, mund t’i hidhni një vështrim postimit tim.

Emri juaj

Ky email hap dialogun – dhe ofron vlerë.

Në këtë fazë, ju ende nuk po kërkoni asgjë. Thjesht dëshironi që ky person të shikojë postimin në të cilin e keni shfaqur në mënyrë që të mund të shohin cilësinë e shkrimit tuaj. Ju po përpiqeni të ndërtoni marrëdhëniet e para.

Sapo t’ju kontaktojnë, atëherë mund ta kaloni bisedën në pyetjen nëse do të dëshironin që ju të kontribuonit në blogun e tyre .

6. Njihni mjetet dhe caktoni tarifat tuaja

Këtu janë disa mjete që do t’ju ndihmojnë të krijoni besueshmëri për shkrimet tuaja.

Analizuesi i Titullit Coschedule.

Me anë të tij mund të shihni sa të klikueshëm janë titujt, si dhe të “justifikoni: temat për klientët e ardhshëm. Ju mund të merrni të dhënat dhe më pas t’i përdorni për të krijuar një strategji tuajën.

Planifikuesi i Fjalëve Kyçe të Google.

Planifikuesi i fjalëve kyçe të Google është një mënyrë e mirë për të gjykuar kërkesën për temën tuaj. Sapo të filloni të shkruani seriozisht, është e rëndësishme të dinise sa kërkesë ka për një temë të caktuar. Përveç gjykimit të kërkesës, duhet të gjykoni edhe konkurrencën. Shkuarja për një temë të tillë si “si të fillosh punën e pavarur”, do të jetë mjaft e përhapur në SEO, ndaj ki parasysh si do ta emërtosh temën për të cilën do shkruash.

Alexa Chrome Extension.

Kjo ju ndihmon të shihni se cilat faqe online kanë autoritet të lartë. Është më mirë të kontaktoni me faqet më të vogla në fillim në mënyrë që të rrisni mundësitë tuaja. Alexa ju tregon edhe ëebsitet konkurruese të cilat mund të kontaktoni.

Përcaktimi i tarifave tuaja.

Këshillë: Përpara se të shkoni shumë larg në bisedat tuaja me klientë të mundshëm, duhet të siguroheni se po tarifoni aq sa ju duket e përshtatshme.

7. Nënshkrimi i klientit tuaj të parë

Pavarësisht se ku jeni në udhëtimin tuaj të shkrimit, dijeni se do të ketë ulje dhe ngritje.

Kur filloni të bëheni një shkrimtar i pavarur, mund të tundoheni të punoni shumë, të lodheni në punën tuaj dhe të bëheni të suksesshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju lutem mos e  bëni këtë.

Ekziston një ekuilibër i rëndësishëm që duhet të nisni për veten.

TLDR; Kthejeni tarifën tuaj aktuale për orë nga paga juaj. Llogaritni normën tuaj minimale të pavarur për orë duke shtuar të paktën 25% të numrit në mënyrë që të kompensoni detyrimet shtesë tatimore mbi ato të ardhura (taksa e vetëpunësimit) dhe shpenzime të ardhshme.

Disa punë ku mund të fitoni para lehtësisht!

#1 Graphic Design

Kjo ide është fantastike nëse keni një mendje kreative. Nëse zotëroni bazat e dizajnit grafik, kjo do t’ju ndihmonte shumë në këtë profil, por edhe në të kundërt është relativisht e lehtë ti mësoni vetë ato. Për këtë mund të përdorni Adobe Illustrator, për të cilin ka plot tutoriale online në Youtube ose kurse online, por mund të përdorni edhe ndihmën e programeve më të lehta si Stencil dhe Visme. Ju duhet vetëm pak vullnet dhe krijimtari për tu futur në këtë fushë gjithnjë e më shumë të kërkuar. Mund të krijoni imazhe dhe ti shisni ato virtualisht. Mund të punoni në zyra dizajni, në biznese të ndryshme apo studio fotografike. E mira e të qenit graphic design është se nuk ju duhet një diplomë për ta praktikuar atë. Por, nëse dëshironi ta mësoni vetë ose të zgjeroni njohuritë në lidhje me të, ju rekomandojmë:

Bazat e Dizajnit Grafik nga Timothy Samara në CreativeLive

Dizajni Grafik Bootcamp nga Derrick Mitchell në platformën Udemy

#2 Zhvillues webi

Për këtë profil, duhet të dini mirë gjuhët e programimit. Ndërkohë që dizejnimi është punë më kreative, zhvillimi i një webi kërkon disa aftësi më teknike, por njëkohësisht tepër të kërkuara. Për ti mësuar ato, mund të përdorni ndihmën e websiteve online, kurseve, videove etj. Disa programe të lira ose falas që mund të shihni janë Treehouse, Bootcamp, CodeAcademy. Pasi të keni marrë njohuri të reja ose zgjeruar ato ekzistueset në HTML, Ruby, Python, Javascript ose CSS, ju mund të filloni të punoni si Freelancer për të ndërtuar fillimisht portofolin personal. Me kalimin e kohës mund të zgjeroni marrëdhëniet me njerëz të rinj, të keni klientë të qëndrueshëm dhe të krijoni ide të reja inovative për ta kthyer këtë pasion në një profesion fitimprurës.

Kurset e rekomanduara: Mësoni Web Design nga Instruktorët në Treehouse

Web Developer Bootcamp nga Colt Steele në platformën Udemy

Web Careers: How to Become a Web Developer - OnBlastBlog

 #3 Dizejnim webi

Miksimi perfekt i aftësive kreative dhe atyre analitike. Dizenjuesit e websiteve janë shumë të vlefshëm për kompanitë teknologjike – prandaj edhe ky pozicion është tepër i kërkuar në ditët e sotme. E gjithë kjo ka të bëjë me krijimin e një faqeje tërheqëse për tu parë dhe vizituar nga publiku. Ndiqni këshillat e profesionistëve si Jon Duckett dhe Steve Krug për të kuptuar tamam nëse dëshironi të bëheni një dizejnues webi, nëse keni dyshime për këtë profil. Më pas mund të ndiqni kurse më praktike si Web Design Modern në CreativeLive dhe Learn Web Design and Profitable Freelancing në platformën Udemy, ku do të mësoni çdo gjë, që nga njohuritë themelore të dizajnit të webit deri te fitimi i të ardhurave në mënyrë të pavarur.

Kurset e rekomanduara: Dizajn Modern Web nga Andy Pratt & Jesse Arnold në CreativeLive

Web Design & Freelancing profitabile nga Cristian Barin në platformën Udemy

#4 Marketing nëpërmjet Instagramit

Krijoni një profil marketingu në Instagram dhe ndiqni brande të njohura, kompani të suksesshme dhe biznese të tjera të rëndësishme që shesin produkte ose shërbime të ngjashme me llojin e përmbajtjes që do shpërndani në Instagram. Në këtë mënyrë edhe ju krijoni ide të reja të cilat mund t’i aplikoni nëse menaxhoni një biznes online, ose mund të frymëzoheni për të nisur një të tillë!

Best Instagram Marketing Agencies to Boost Your Sales for 2020

#5 Konsulencë biznesi

Nëse zotëroni aftësi të mira në fushën e konsulencës apo marketingut, mund të jeni në “kërkim” të pronarëve të bizneseve, sidomos fillestarëve. Pavarësisht nëse jeni apo jo ekspert, bizneset e reja kanë nevojë për një person të dedikuar që të rrisë emrin dhe imazhin e tyre. Filloni duke bërë kërkime se çfarë detyrash ka ekzaktësisht një konsulent. Ndërtoni aftësitë tuaja duke bërë hulumtime të bizneseve të tjera. Për tu orientuar si të nisni një konsulencë biznesi, mund të lexoni artikullin: https://fukarai.art.blog/2021/04/20/si-te-beheni-nje-konsulent-biznesi/

#6 Asistentë virtualë

Keni një aftësi për të qëndruar i organizuar? Nëse po, duhet të konsideroni punën si një asistent virtual. Për këtë mund të gjeni mundësi të mira në Flexjobs ose Upwork. Kjo punë mund t’ju përballë me njerëz të rëndësishëm, e cila do ju ndihmojë të ndërtoni rrjetin tuaj profesional, të zhvilloni aftësi të reja të kërkuara në ditët e sotme, të zgjeroni idetë tuaja të biznesit dhe do të shtoni përfitimet. Për më tepër, kjo punë është fleksibël dhe mund ta realizoni edhe ndërkohë që jeni duke udhëtuar!

Explained: What is a virtual assistant? | MyOutDesk Virtual Assistant  Services

#7 Menaxher i rrjeteve sociale

Kur vjen puna te koha e shpenzuar në rrjete sociale të gjithë ndihemi fajtorë, kështu që pse të mos paguheni për të kthyer idetë në biznes? Shumë kompani, veçanërisht ato fillestare ose ato me pak klientë –  kanë prezencë të madhe në mediat sociale dhe kanë vazhdimisht nevojë për njerëz për të ndihmuar në ndërtimin e markave të tyre online. Këto lloje mundësish mund t’i gjeni në faqe si Flexjobs, Builder Career etj.

Me kalimin e kohës ndërsa aftësia juaj për të shfrytëzuar kanale të ndryshme sociale rritet, mund të shtoni më shumë oferta shërbimesh si ato në drejtimin e fushatave të reklamave në Facebook ose platforma të tjera.  

How to Become a Social Media Manager (Complete Guide for Beginners)

#8 Specialist i Reklamave me Pagesë në Google

Nëse mund të optimizoni fushatat e reklamave me pagesë, kjo punë është e përkyer për ju. Aq më tepër nëse dini një ose dy gjëra për marketingun online në Google, do të dini si të menaxhoni fushatat Google Ad të një kompanie dhe gradualisht kjo do ju ndihmojë të gjeneroni më shumë të ardhura.

8 Ways You're Doing Google Ads Wrong & How to Make It Right

#9  Konsulent i Prezentimit në PowerPoint

Është koha e shfrytëzimit të aftësive tuaja krijuese!

Po, edhe prezantimi në PowerPoint kërkon herë pas here një konsultë të veçantë. Tobias Schelle nga 24Slides është prova konkrete që ju mund t’i ktheni aftësitë tuaja në projektin e prezantimeve në një biznes të vërtetë – dhe potencialisht të fitoni deri në 20 dollarë për slide, pra paguheni për kohën dhe talentet tuaja.

Consulting Presentation | Free PowerPoint Template

Si të bëheni një konsulent biznesi?

Koncepti Trainer-Konsulent

Nëse dëshironi të bëheni konsulent i një biznesi të vogël, për këtë do ju duhet një plan model biznesi dhe një plan marketingu. Konsulentët punojnë me klientët në lidhje me strategjinë, planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi dhe njohuri profesionale. Këto tema variojnë nga hartimi i një modeli biznesi ose plani i marketingut, deri te përcaktimi i teknikave të marketingut për t’u përdorur dhe mënyra si përdorin ato. Shpeshherë mund t’ju duhet të ndihmoni klientët të planifikojnë dhe zbatojnë projekte të ndryshme. Një konsulent biznesi jep këshilla, mëson aftësi të reja dhe gjeneron ide bashkë me klientin për të prodhuar rezultate praktike dhe për të rritur mendimin strategjik.

Nëse ju pëlqen të zhvilloheni në këtë fushë: ju keni nevojë për aftësi këshilluese dhe aftësi trainuese në mënyrë që të jeni efektivë dhe të siguroni vlera reale. Edhe pronarët e mëdhenj kanë nevojë për këshilla! Në fakt ata kërkojnë këshilla praktike dhe mendime inovative.

Më poshtë jepet një listë me këshilla që duhet të keni parasysh, nëse po synoni të hyni në botën e biznesit.

#1 Dizenjoni modelin tuaj të biznesit

Ndiqni të njëjtët hapa sikur të ishit me një klient dhe punoni në hartimin e modelit tuaj të biznesit. Disa gjëra që duhen marrë parasysh janë: çfarë formati ligjor do të përdorni, cilat janë ofertat tuaja, çmimet tuaja dhe modelet e fitimit. Përfshini burimet dhe faktorët që do t’ju duhen për të pasur sukses, si paratë, koha, aftësitë / njohuritë, pajisjet, etj.

Si të përpiloj një "Plan Biznesi"? - Fjalaime! (plani i biznesit)

#2 Krijoni një plan të fuqishëm marketingu

Në ditët e sotme ka shumë biznese ose agjenci që merren me konsultime. Pyetja është, si do të dalloni ju nga të tjerët? Si do të lidheni me një audiencë, të krijoni një raport dhe të ndërtoni besimin e tyre? Sa do të investoni në marketing (në kohë dhe para)? Cilat janë qëllimet e marketingut tuaj? Krijoni një plan paraprak që lidhet me këto pyetje, për të qenë të sigurt në hapin e radhës.

Plani i makretingut: gjashtë hapa për përpilimin e një plani strategjik -  Fjalaime!

#3 Organizoni kohën për efikasitet maksimal

Koha është e çmuar: atë mund ta përdorni ose për të drejtuar biznesin ose për të punuar me klientë që ju paguajnë. Secila fazë kërkon përkushtimin e vet. Sigurohuni të lini kohën e mjaftueshme për të dyja këto, pasi të dyja kanë rëndësi thelbësore.

6 Tips for Dealing with Difficult PR Clients - glean.info

#4 Filloni me përmirësimin e aftësive vetjake

Ju nuk mund të jeni një konsulent efektiv nëse nuk i sillni vlerë pronarit të biznesit. Bëni maksimumin për formimin tuaj. Sa më të përgatitur të jeni, aq më shumë do kërkoheni, dhe si pasojë dhe do paguheni më shumë. Ndiqni kurse ose trajnime që lidhen me profilin në fjalë, lexoni libra në lidhje me biznesit apo shihni video nga trajnerë të njohur. Të gjitha këto do ju japin një ide më specifike në lidhje me hapat që duhet të ndiqni dhe do ndiheni më familjarë me këtë fushë.

10 Business Books Every Entrepreneur Should Read in 2017 | Fortune

#5 Kini parasysh nivelin e eksperiencës suaj

Është e rrallë që një pronar biznesi t’ia besojë biznesin e tij një konsulenti i cili nuk ka zotëruar kurrë një biznes më parë, ose një konsulenti që nuk ka një nivel të lartë të ekspertizës në një fushë specifike. Trajnohuni, merrni aftësitë e duhura ose punoni me një biznes tuajin paraprakisht.

5 Reasons Why You Can and Should Start Your Own Business

#6 Mendoni pse po e hidhni këtë hap

Para se të filloni të merreni me punën rreth biznesit dhe krijimin e klientëve, pyeteni veten pse dëshironi të jeni një konsulent biznesi dhe pse doni t’i ndihmoni pronarët. Cili është motivimi juaj? Kjo mënyrë e të menduarit do t’ju ndihmojë të ecni përpara kur të hasni pengesa gjatë rrugës. Mos harroni se mënyra e të menduarit luan një rol kritik në vullnetin dhe nxitjen tuaj.

how to motivate yourself inner drive take action why we fail

#7 Përcaktoni se si duket “suksesi” për ju personalisht

Mos i ndalni përpjekjet për arritjen e synimeve tuaja. Përkufizimi i suksesit ndryshon nga personi në person. Merrni pak kohë dhe vizualizoni të gjitha mënyrat si një punë e tillë do ju ndikonte në jetën personale dhe profesionale.

#8 Merrni aftësi trajnuese

Mësoni aftësitë e trainimit. Ju do të punoni me individë reale që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Mësoni të dëgjoni dhe të bëni pyetje kuptimplota, për të marrë përgjigje të qarta dhe për tu fokusuar. Mësoni si t’i mbani klientët përgjegjës për zbatimin e planeve të tyre të veprimit dhe si të menaxhoni situatat e vështira. Do të zbuloni se të punosh me mendjen e njeriut kërkon po aq angazhim, sa të punosh me logjistikën praktike të drejtimit të një biznesi.

#8 Krijoni një fokus

Shihni nëse specialiteti juaj kërkon që ju të keni një licencë ose çertifikim. Do të përqendroheni në një temë të vetme, si strategjitë e marketingut me email, ose do të jeni një ekspert që mund të ndihmojë klientët me një gamë të gjerë sfidash dhe projektesh? Do të punoni vetëm me klientë vendas, apo biznesi juaj do të jetë kombëtar / ndërkombëtar?

The dos and don'ts of business email etiquette

#10 Vendosni nëse do të jepni këshilla apo do realizoni gjithë punën

Nëse zotëroni disa aftësi, përveç pjesës së konsultimit mund të merreni edhe me profile të tjera që mund të menaxhoni. Psh, ka individë që mund të jenë të mirë në graphic design dhe e mbulojnë edhe këtë sektor në biznesin e tyre.

#11 Mësoni problemet që kanë shumica e bizneseve të vogla

dhe formuloni një strategji për të përcaktuar dhe zgjidhur këto probleme. Mund ti shkruani për ta pasur më të lehtë analizën e tyre. Përdorni strategji, mjete dhe vlerësime të gatshme për të gjetur zgjidhjen e tyre, ose krijimin e strategjive të reja.

#12 Kuptoni mirë shtatë fushat e një modeli biznesi

për të ndihmuar klientët tuaj në fushat që sjellin më shumë probleme ose kërkojnë më shumë investim në rast se bëhet ndryshimi i duhur.  

The 7 Most Common Types of Business Technology – Zimega Technology  Solutions- IT Support for Your Business

#13 Kërkoni ndihmë për punën administrative dhe atë të marketingut

Detyrat që nuk doni ose nuk dini të bëni, mund t’ja delegoni dikujt. Sidomos ato te të cilat nuk jeni ekspertë ose që ju humbasin kohën që mund ta shfrytëzoni për diçka tjetër.

Outsourcing With the Help of a Data Room Provider

#14 Largoni egon tuaj

Ndërkohë që puna që bëni mund dhe duhet të jetë kuptimplotë për ju, nuk e keni si detyrë të nxisni egon tuaj. Ju jeni një konsulent që duhet t’i shërbeni klientëve tuaj. Do t’i këshilloni, do t’i ndihmoni të përcaktojnë të mirat dhe të këqijat e secilës mënyrë të veprimit dhe më pas t’i lejoni të marrin vendimet e tyre. Ju nuk mund t’i ndaloni ata të marrin vendime të paarsyeshme ose të mos ndjekin një plan zbatimi. Po kështu, nëse klienti juaj ka sukses, kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të këshillave tuaja, por një pjesë e meritës duhet ti shkojë edhe atij vetë, që e ka realizuar punën. Përcaktoni paraprakisht se çfarë do të thotë për ju një “angazhim i suksesshëm i klientit”.

#15 Jini të sinqertë në lidhje me fushat tuaja të zhvillimit personal

Askush nuk është perfekt. Ndonjëherë shpërqendrohemi. Ndonjëherë lejojmë që zemërimi ose frika të na marrë përpara ose nuk komunikojmë aq mirë sa mundemi. Zbuloni pikat tuaja të dobëta dhe mësoni se si t’i kapërceni ato, ose punësoni në grup për t’ju ndihmuar t’i devijoni dhe të përmirësoni pikat e forta.

We All Make Mistakes...

#16 Zgjidhni teknikat e marketingut që sjellin rezultate në shitje  

Ndiqni marketingun në çdo moment. Nëse ai nuk po sjell rezultatet e dëshiruara, rindërtojeni atë. Përpiquni të mos zgjidhni teknikat të njëjta me të gjithë bizneset e tjera.

Marketing 4.0, the revolution | Digital Menta

#17 Fitoni aftësi në zgjidhjen e problemeve, vendimmarrjen, menaxhimin e projektit dhe të kohës

Këto katër aftësi do të sigurojnë shtyllën kurrizore të ndihmës që do u ofroni klientëve dhe do t’ju ndihmojë të drejtoni biznesin tuaj me sukses.

REDESIGNING THE WAY FUTURE ENGINEERS LEARN TO SOLVE INVENTIVE PROBLEMSThe  Triz Journal

#18 Mësoni nga më të mirat

Nuk keni pse të shpikni gjithmonë, gjithmonë mund të mësoni edhe nga të tjerët që kanë eksperiencë më shumë se ju. Në çdo konsultim të biznesit ka gjithmonë disa njerëz që janë ngritur në majë të profesionit të tyre. Studioni ofertat e tyre, metodat e marketingut, mënyrën e drejtimit të biznesit të tyre dhe menaxhimin e punës me klientët. Përcaktoni nëse ato metoda do t’ju shërbejnë juve dhe klientëve tuaj.

6 Life Lessons the World's Most Successful Business People Have Learned  That You Still Don't Get

Fito para duke dhënë kurse online

Një nga rrugët më të mira që mund të ndiqni për të fituar para është duke dhënë mësim virtualisht. Njerëzit të cilët japin kurse online jo vetëm që kanë liri për të punuar nga kudo që janë, por gjithashtu mund të gjenerojnë të ardhura të organike ndërkohë që ndajnë pasionin e tyre.

Si të jepni mësim online

Si fillim nëse dëshironi të fitoni para duke dhënë kurse online, duhet të zotëroni ose krijoni materialet e duhura. Kjo do të tërheqë vëmendjen e të interesuarve dhe gjithashtu do t’i bëjë klientët tuaj t’ju rekomandojnë edhe te të tjerët. Mund të duket e vështirë në fillim, por ka disa hapa që duhet të ndiqni për tu siguruar që kurset online që ju ofroni do të jenë të vlefshme për studentët dhe fitimprurëse për biznesin tuaj.


#1 Vendosni se çfarë doni tu mësoni të tjerëve

Çdokush mund të fitojë para duke dhënë mësim online nëse ai ose ajo ka kohën dhe dëshirën për ta bërë këtë gjë. Për këtë fillimisht duhet të zgjidhni një temë. Ndoshta mund të jeni të interesuar dhe të përgatitur në disa tema, por zgjidhni atë që ju frymëzon më shumë.

Për shembull, nëse jeni fotograf portretesh dhe xhironi shpeshherë portrete të moshave të ndryshme dhe dëshironi të siguroni të ardhura ekstra, ju mund të krijoni kurse online në këtë profil. Mund të bëni edhe një seri programesh, pastaj t’i bashkoni ato dhe të vendosni një çmim total.

Për më tepër, nëse keni aftësi të tjera fotografike, mund t’i ktheni ato në kurse teknike dhe artistike, psh:

  • Si të zgjidhni ndriçimin e duhur
  • Si të krijoni një fotografi peizazhi
  • Kur të xhirojmë portrete
  • Si të merrni më shumë klientë si fotograf
  • Cilat lente duhet të përdoren dhe për cilat raste

Këto janë vetëm disa ide që lidhen me fotografinë, por procesi funksionon për çdo temë dhe industri që mund të preferoni.

16 top online photography courses for beginners to get started | by  Gurpreet Singh | Medium

#2 A duhen çertifikime specifike?

Mësimi online nuk ka të njëjtat kufizime si mësimdhënia në një kolegj ose universitet. Ju nuk keni nevojë për një diplomë të nivelit master ose doktoraturë për një eksperiencë të tillë. Megjithatë nëse e zotëroni një diplomë, kjo është një plus për ju dhe një karakteristikë të cilën mund ta ndani me studentët që ju ndjekin.

How to Teach Online – For a Company or for Myself?

#3 Zhvilloni aftësitë e duhura për mësimdhënien e kurseve online

Nuk ka një grup standard të aftësive që duhet të kenë mësuesit virtualë. Por ju mund të keni më shumë sukses nëse zhvilloni disa aftësi para se të filloni të jepni mësim. Aftësitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të lidheni me studentët tuaj, të krijoni materiale më të mira dhe t’i zhvilloni kurset tuaja në mënyrë më efektive.

  • Meqenëse mësimi zhvillohet online, ju duhet të keni aftësi kompjuterike nëse doni që kurset tuaja të jenë të suksesshme. Për këtë zakonisht mjafton të dini të përdorni programet bazike të softuerit-
  • Mësoni rreth mjeteve dhe strategjive të marketingut pasi kjo mund t’ju ndihmojë të fitoni para shpejt. Jepini eksperiencës suaj të re marketingun e duhur duke përdorur reklamat, postimet në rrjetet sociale, sponsorizimet, shpërndarjet nga miqtë etj.
  • Padyshim, një mësues i shkëlqyeer duhet të dijë të komunikojë. Nëse jeni orator i mirë, mund të krijoni video dhe audio për të shpërndarë materialet. Por, nëse jeni më i aftë në shkrim, mund të përfshini edhe kontentin e shkruar. prezantimin e materialeve në programet si PowerPoint, Word, PDF etj.
  • Aftësia për të shpjeguar: Disa njerëz kanë talent të jashtëzakonshëm në një temë të veçantë, por ata nuk mund t’ju tregojnë ekzaktësisht se si të veproni si to. Ju duhet të jeni në gjendje të shpjegoni lëndën mirë dhe rrjedhshëm. Praktikoni të shkruani udhëzues në formën e postimeve në bloge për të krijuar aftësitë tuaja në këtë fushë. Shpjegojini temën tuaj miqve dhe familjes suaj dhe kërkoni mendimin e tyre.
  • Menaxhimi i kohës: është e lehtë dhe normale të humbasësh kohë në procesin e krijimit të kurseve, kështu që aftësitë e mira të menaxhimit të kohës do t’ju ndihmojnë të maksimizoni potencialin tuaj të fitimit dhe të shmangni ngadalësimin e procesit. Për këtë mund të përdorni një axhendë ose edhe një aplikacion falas për t’ju ndihmuar të jeni më të organizuar.
8 Online Teaching Platforms That Will Make You Want to Teach Online | by  Didem Yesil | Medium

#4 Merrni pajisjet dhe teknologjinë e nevojshme për të zhvilluar kursin

Teknologjia që përdorni varet nga niveli i komoditetit dhe lloji i kursit që po bëni. Për shembull, nëse doni t’i mësoni njerëzit se si të ndërtojnë mobilje, përmbajtja në video do t’u shërbente atyre më mirë sesa përmbajtja e shkruar. Ata duan të shohin çdo hap që ju ndiqni.

Nëse do të zhvilloni webinare ose podkaste të drejtpërdrejta, minimumi ju duhet një kamera, një mikrofon dhe sigurisht një internet i mirë. Për më tepër, softueri për redaktimin e videos dhe zërit mund t’ju ndihmojë të eleminoni zhurmat dhe shpërqendrimet e tjera nga përmbajtja juaj.

E vetmja teknologji speciale që mund t’ju duhet për kursin lidhet me vetë materialin e kursit. Për shembull, nëse u mësoni klientëve se si të krijojnë vetë muzikën e tyre elektronike, do t’ju duhet softuer me përbërje muzikore dhe gjithçka tjetër që mund t’ju ndihmojë të demonstroni procesin.

Më e rëndësishme se teknologjia është metodologjia juaj e mësimdhënies. Nëse ja dilni me zërin, tonalitetin dhe materialet e duhura të kursit, nuk do të keni asnjë problem të kuptoni se si të fitoni para duke ndarë pasionin tuaj me të tjerë.

#5 Krijoni një kurs fitimprurës

Pasi të keni specifikuar lëndën që keni zgjedhur, të keni zhvilluar aftësitë tuaja të mësimdhënies dhe të keni siguruar pajisjet e duhura, do jeni gati të filloni udhëtimin tuaj. Ka shumë metoda të ndryshme për krijimin e një kursi online; çelësi është që të zgjidhni ato që janë më të përshtatshme për lëndën, stilin e mësimdhënies dhe studentët që do ju ndjekin.

  • Bëni disa kërkime. Shikoni kurset e të tjerëve në të njëjtën lëndë për të parë se si ata i zhvillojnë mësimet, si në format ashtu edhe në përmbajtje.
  • Siguroni të gjitha mjetet që në fillim. Nëse po planifikoni të përfshini imazhe, klipe audio, statistika dhe të dhëna të tjera, përgatitini ato para se të filloni.
  • Hulumtoni temën e zgjedhur dhe kontrolloni për të parë se cilët mësues performojnë më mirë në Google, në mënyrë që të kuptoni strategjinë tuaj për tu paraqitur në krye të rezultateve.
  • Përdorni një larmi mediumesh. Merrni parasysh mësimdhënien duke përdorur tekst, video, webinare të drejtpërdrejta, podcast dhe mediume të tjera që synojnë stile të ndryshme të të mësuarit. Kurset tuaja do të bëhen më tërheqëse si rezultat – dhe ju vetë mund të mësoni disa aftësi të reja!
  • Skiconi paraprakisht programin në mënyrë që të keni një udhërrëfyes të përcaktuar qartë.
  • Organizoni të gjitha burimet tuaja që në fillim. Nëse po planifikoni të përfshini imazhe, klipe audio, statistika dhe sende të tjera, duhet t’i keni gati para se të filloni.
  • Krijoni një orar të mirëcaktuar. Sigurohuni të mos mbingarkoni studentët.

Merrni parasysh problemet e mundshme. Ju e njihni materialin tuaj më mirë se kushdo tjetër. Disponohuni edhe për konsultime, kjo e forcon marrëdhnënien me studentët tuaj.

Pasi të keni planifikuar kursin, është e rëndësishme t’i mbani studentët entuziastë.

  • Angazhimi me studentët tuaj: Ekrani nuk duhet të përfaqësojë një portal që ju lidh me klientët. Ju duhet të krijoni një lidhje më miqësore, sesa një raport biznesi. Përgjigjuni pyetjeve dhe drejtojini studentët vazhdimisht në burime shtesë që mund të jenë ndihmëse për ta.
  • Komentet: Inkurajojini studentët. Bëjini të ditur se ju jeni krenar për arritjet e tyre dhe se duhet të vazhdojnë të përpiqen, jepni kritika konstruktive për t’i mbajtur të motivuar.
4 Money-Making Online Business Ideas That Require No Investment

#6 Ndërtoni një bazë me klientë

Ju mund ta keni të qartë që dëshironi të jepni kurse online, por si do i gjeni klientët që janë të gatshëm të paguajnë për njohuritë tuaja?

Është e vështirë të regjistrosh një kurs, ta hedhësh online dhe të shpresosh se do krijosh të ardhura. Nëse dëshironi të gjeneroni fitim, ju duhet të tërhiqni një audiencë për këtë.

Marketingu për kursin nuk është aq i vështirë sa mund të mendoni. Këtu janë disa strategji që mund të provoni:

Blog në lidhje me temën tuaj: Krijoni një blog me përmbajtje që është e optimizuar për motorët e kërkimit (SEO). Në këtë mënyrë do tërhiqni klientë të mundshëm përmes kërkimit organik. Me fjalë të tjera, kur ata kërkojnë fjalë kyçe që kanë të bëjnë me temën tuaj, ata mund të gjejnë postimin tuaj në blog, dhe nëse u duket intrigues, mund të interesohen për kursin që ju ofroni.

Krijoni një listë email: Ju mund të reklamoni emailin tuaj në blogun dhe ëebsiten nëse e keni një. Përdorni një formë të thjeshtë Neësletter ku u kërkoni njerëzve të shkruajnë emrat e tyre dhe adresat e emailit të tyre. Për të stimuluar këtë proces, mund tu ofroni atyre një dhuratë falas, për shembull një seancë konsultimi në lidhje me kursin që ofroni.

Qëndroni aktivë në mediat sociale: Kur jeni aktiv në rrjetet sociale e keni më të lehtë të tërhiqni klientë të rinj sepse ndjekësit tuaj mund t’ju ndihmojnë në këtë proces. Plus, do të ketë më shumë njerëz që do të shohin njoftimet tuaja kur reklamoni një kurs të ri ose kur shkruani një postim të ri në blog.

Nëse keni një numër të lartë ndjekësisht në rrjete sociale, YouTube ose në blogun tuaj, përfitoni prej tij!

#7 Marketoni dhe shisni kursin tuaj

Ju tashmë keni krijuar një kurs që klientët tuaj do ta pëlqejnë. Tani është koha të përcillni njohuritë tuaja tek to. Siç u përmend më lart, përpjekjet tuaja të marketingut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin tuaj si një mësues online. Nëse nuk jeni aktiv në mediat sociale dhe nëse nuk e ndiqni marketingun me email, ëndrra juaj për të fituar para duke dhënë mësim online mund të mos këtë rezultatet që dëshironi. Merrni iniciativën për të bashkëvepruar me komunitetin tuaj online, bëni postime në blog, dërgoni email, përgjigjuni pyetjeve nga klientët dhe gjeni grupe dhe ndjekës të rinj në komunitetet tuaja.

Are your Marketing and Sales teams integrated?

Si t’i kthesh aftësitë në të ardhura?

Si mund të bëheni të suksesshëm nga një biznes minimal?

Shumë nga kompanitë që sot kanë bërë bujë për emrin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojnë, në të vërtetë e kanë nisur rrugëtimin e tyre si biznese të vogla. Me një ndërthurje të pasionit e aftësive, dëshirës e vullnetit ato ja kanë dalë të shkallëzohen në arritje me të vërtetë të qëndrueshme. Pikërisht këta shembuj konkretë na kanë treguar se diçka e tillë nuk është aspak e paarritshme.

Nëse zotëroni talente dhe jeni gati të ndërtoni një fondacion ku të shndërroni aftësitë dhe idetë në plane konkrete, ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm.

1. Hapni një Blog

Zgjidhni një temë për të cilën jeni të apasionuar dhe keni njohuri dhe filloni të ndani përmbajtjen tuaj në një platformë të rrjeteve sociale. Gjithmonë synoni të ofroni këshilla të dobishme, hapa për arritjen e një qëllimi specifik apo përvoja transformuese. Ju mund të ndërtoni një audiencë të rregull, nëse dini të marketoni siç duhet punën tuaj nëpërmjet kanaleve të duhura. Për të krijuar një audiencë të mirëfilltë mund të duhen muaj, madje ndonjëherë edhe vite, por sapo ta keni arritur këtë qëllim do të keni mundësi gati të pakufizuara për të fituar para. Këto opsione variojnë nga shikueshmëria, vendosja e reklamave te produktet dixhitale, e shumë faktorë të tjerë, por nëse jeni të apasionuar, nuk keni asgjë për të humbur.

Disa website ku mund të filloni të shkruani BLOGS falas:

  • WordPress (Self-Hosted)
  • Wix.
  • WordPress.com.
  • Weebly.
  • Medium.
  • Blogger.
  • Ghost.
  • Tumblr.
5 Useful Tips for Writing Compelling Blog Posts

2.Punë me klientë të pavarur

Nëse keni një grup aftësish të cilat mendoni se mund ti shfrytëzoni, psh në fushën e graphic design, krijimit dhe menaxhimit të web-i, marketing dixhital duhet të dini që ka plot biznese që kërkojnë individë të talentuar si ju, me kohë të pjesshme, për t’i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre. Gjithashtu, nëse mendoni se mund t’ja dilni me projektet që merrni përsipër mund të menaxhoni disa klientë njëkohësisht. Edhe pse puna është fleksibël, mos u habisni nëse fitoni sasi të kënaqshme të ardhurash!

Fillimi është relativisht i lehtë. Do të duhet të ndërtoni një portofol që të nxjerrë në pah pikat tuaja të forta, të shfaqni projektet përkatëse që keni bërë, të përfshini referenca nga klientët (ose ish-shefat) me të cilët keni punuar dhe të jepni një pamje të qartë të shërbimeve që ofroni. Pas këtij hapi, ju mbetet vetëm çështja e gjetjes së klientëve të duhur, përmirësimit të imazhit tuaj dhe menaxhimit të punës në kohën e lirë.

Being a Better Freelancer. Simply speaking, Freelancer or… | by Pratik  Hegde | Multiplier Magazine | Medium

3. Jepni mësim online

Nëse zotëroni aftëstëi që të tjerët dëshirojnë të mësojnë, ju jeni në një pozicion të favorshëm për të ofruar shërbimet tuaja të mësimdhënies virtualisht. Ky biznes  sigurisht që nuk është për të gjithë, pasi do t’ju duhet përveç durimit, aftësia për të udhëzuar individë të ndryshëm dhe me pasione të ndryshme.

Me zgjerimin e platformave online të mësimdhënies që tashmë ofrojnë një komunitet virtual të njerëzve që kërkojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre, ju mund të filloni të tërhiqni klientë shumë shpejt.

Teach English Online – Introduction | Teflnet

4. Krijoni Kurse Online

Pasi të keni identifikuar një nevojë specifike brenda industrisë ku jeni profilizuar, provoni të përdorni aftësitë tuaja për të krijuar kurse në mënyrë që klienti i synuar t’ju paguajë për to. Ndërkohë që arsimi vazhdon të kalojë në një format më dixhital dhe njerëzit fillojnë të favorizojnë idenë e të mësuarit direkt nga shtëpia, mënyrat për të fituar para nga aftësitë tuaja dixhitale do të rriten. Krijimi i këtyre kurseve mund të jetë po aq i lehtë sa është editimi i videove udhëzuesi apo regjistrimi i audiove.

Për të zgjeruar shtrirjen dhe për të rritur markën tuaj, shfrytëzoni sa më shumë platforma online.

5 tools to create an engaging online course - eCampus News

5. Shkruaj një eBook

Një nga produktet dixhitale të preferuara për shumë njerëz janë eBooks. Këto përbëjnë një mundësi të shkëlqyer biznesi nëse jeni të talentuar mjaftueshëm. Shkrimi i një eBook të stilit “udhëzues përfundimtar” për një temë specifike brenda industrisë që ju intereson gjithashtu është një nga mënyrat më të mira për të filluar të markoni veten si një ekspert, gjë e cila do t’ju ofrojë shumë më shumë mundësi afatgjata për të fituar të ardhura.

Fillimisht duhet të hulumtoni nivelin e kërkesës për temën që po mendoni të shkruani në një eBook. Filloni me kontrollimin e vëllimit të fjalës kyçe për termat e kërkimit që lidhen me titullin e eBook tuaj duke përdorur Planifikuesin e Fjalëve Kyçe të Google.  http://adwords.google.com/keyëordplanner

 Për shembull, nëse dëshuroni të shkruani një eBook me tëmë “Si të kesh sukses në biznes”, duhet të shihni paraprakisht se sa njerëz po kërkojnë terma në lidhje me “biznesin” çdo muaj. Kjo do t’ju informojë në lidhje me kërkesën që kanë individët dhepo ashtu në lidhje me konkurrencën.

How to Create an Ebook with Limited Bandwidth

6. Filloni një Podcast.

Disa sipërmarrës kanë ndërtuar biznese miliona dollarë në mbështetje të krijimit dhe popullarizimit të parë të një podcasti brenda fushave të tyre. Për shembull, Lewis Howes, i cili lançoi “The School of Greatness Podcast” vetëm disa vjet më parë, e shfrytëzoi ndikimin dhe intervistat e tij me njerëz si Daymond John, Tim Ferriss dhe Pat Flynn për tu bërë një autor më i shitur në NY Times, dhe shumë më tepër se kaq.

Nëse e provoni dhe ju sigurohuni që ndërtoni një uebfaqe vizualisht tërheqëse që do të shërbejë si baza e profilit tuaj dhe të filloni të përpiqeni të realizoni intervista me figura të njohura pranë rrethit tuaj. Gjithashtu  mund të përdorni ndihmën e mediave sociale, të tilla si Facebook, Instagram, Twitter dhe platforma të tjera për të promovuar podcastin tuaj në mënyrë organike.

5 Reasons You Should Start a Podcast | Inc.com

7. Shisni Produkte

Disa nga kompanitë më të suksesshme të sotme, duke përfshirë Apple dhe Nasty Gal, e filluan biznesin e tyre me kohë të pjesshme si një pasion për pajisjet elektronike dhe rishitjen e veshjeve me cilësi së mirë. Ajo që filloi si një biznes i tillë, shumë shpejt u kthye në një industri revolucionare.

Askush nuk mund të garantojë 100% sukses në këtë fushë, por nëse ju ndjek dëshira për të konceptuar ide unike, me siguri do t’ja dilni të transformoni perceptimet në të ardhura, fare lehtë!

How To Ensure You Sell Your Product Online (Guest Post) - Product  Management Festival | Defining the Future of Product Management

Gabimet që duhet të shmangni kur jepni para borxh

Situatat e vështira me të cilat duhet të përballet njerëzimi sot, kaq shumë falimentime, biznese të mbyllura dhe papunësi, e bëjnë situatën ekonomike akoma më sfiduese nga ç’mund të ketë qenë pak muaj më parë. Disa njerëz mund të fillojnë të kërkojnë ndihmë financiare te të afërmit e tyre – miqtë dhe anëtarët e familjes. Por, edhe dhënia e parave borxh ka disa detaje të rëndësishme që duhet ti keni paraysh në çdo rast. Sot do ndajmë me ju disa këshilla nga ekspertët financiarë, të cilët kanë vlerësuar gabimet që duhet të shmangni kur jepni para borxh, për të eleminuar problematikat dhe pakënaqësitë e mundshme.

Huazimi i parave që nuk mund t’i humbisni

Ndoshta rregulli nr. 1 dhe shumë i rëndësishëm kur jepen para borxh ndaj miqve apo familjes, është që në fillim t’i bëni vetes këtë pyetje: A mund ta përballoni nëse paratë që po jepni nuk i merrni më? “Nëse përgjigjja është jo, atëherë nuk keni mundësi të jeni tepër bujarë. ” “Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet të kini parasysh personin të cilit po i huazoni para, personalitetin dhe besueshmërinë që ai ofron. “

Do you have guidelines for giving money when it comes to helping family  members? - East Idaho News

Mos hartimi i një kontrate

Edhe nëse dhënia hua e një personi të afërm duket sikur nuk ka nevojë për kontratë, është mirë që vendime të tilla të rëndësishme të jenë të specifiuara me shkrim. Kështu edhe ju do të ndiheni më të sigurt, edhe personi tjetër do të ndihet në njëfarë mënyre më i detyruar të respektojë kushtet e dhënies së parave borxh.

“Një kontratë duhet të hartohet për të qenë të qartë të dyja palët … dhe për të parandaluar keqkuptimet”, shpjegon Charnet i American Prosperity Group, i cili shton se të gjitha palët e përfshira duhet të nënshkruajnë kontratën. “Për shembull, nëse i jepni hua para vëllait tuaj, dhe kunata juaj duhet të nënshkruajë kontratën gjithashtu.”

Writing the Perfect Web Design Contract

Mospërfshirja e detajeve kryesore

Kur vjen puna te çështjet e rëndësishme siç janë paratë dhe aq më tepër kontratat rreth tyre, detajet luajnë një rol kritik. Ju duhet të shënoni saktësisht këstet e pagesës (nëse ka), si duhet të shlyhen (mujore, javore, tremujore), kur fillon dhe mbaron ripagesa etj.  “Të jesh në gjendje të ndihmosh një anëtar të familjes gjatë kohërave të vështira është një privilegj i madh, por është shumë e rëndësishme që të vendosësh pritshmëri shumë të qarta”. Njerëzit mund të jenë të gatshëm të të ndihmojnë, mund të jetë e lehtë të thonë “po”, por ata ndonjëherë nuk adresojnë pjesën e vështirë, e cila pason me sfidat që dalin rrugës.

YOUR QUERIES: Switch to RLLR-linked loan after checking remaining tenure,  outstandings - The Financial Express

Korrektësia

Mos harroni se edhe borxhi që i jepni një miku ose një anëtari të familjes është një marrëveshje dhe si të tillë duhet ta trajtoni. Përcaktoni kushte të qarta që në fillim që të mos keni keqkuptime më vonë. “Duhet ta konsideroni situatën si një transaksion të vërtetë biznesi.”

How Does a Late Payment Affect Your Credit? - NerdWallet

Neglizhimi për të zbuluar pse u duhen para

Kjo këshillë është tepër e rëndësishme edhe nëse nuk duket e tillë në pamje të parë. Përpara se të jepni një hua, kini parasysh të dini për çfarë do të përdoren ato. Me siguri nuk do ju pëlqente të dinit që personi tjetër ka zakone të këqija dhe do të shpenzojë paratë tuaja në bixhoz, pije, ose ndonjë ves tjetër.

11 Tips to Keep Yourself from Gambling All Your Money Away

Papapërgatituni për situata urgjente

Tashmë dihet se kohërat në të cilat jetojmë mund të jenë tepër të pasigurta. Njerëzit shpeshherë përballen me situata të ndryshme për të cilat u duhen një sasi e caktuar parash. Kështu që huazimi I parave që ju ruani mënjanë për të ardhmen apo rastet emergjente, nuk është një lëvizje e zgjuar.

Këto lloj situatash të cilat mund të duken të pamundura, në fakt janë shumë reale dhe mund të shkatërrojnë marrëdhëniet me familjen dhe miqtë.”

Is Your Big Emergency Fund Holding You Back? - The Dough Roller

Dhënia e më shumë parave nga ç’duhet

Një grackë tjetër në të cilën mund të përfundoni është huazimi më shumë parave sesa mund të përballoni të jepni.  “Kjo nuk ndodh gjithmonë, megjithatë, ka njerëz të cilët ndonjëherë mund të jenë shumë dashamirës dhe bujarë me koston e tyre dhe ta tejkalojnë kufirin, duke e futur veten në probleme të mëdha financiare.

Ndjesia e tensionit në evente familjare apo shoqërore

Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por është e rëndësishme të ndahet marrëdhënia personale nga ajo e biznesit. “Sigurohuni që të gjeni kohë jashtë angazhimeve familjare për të diskutuar huanë me të afërmit tuaj”. “Lejojeni veten të shijoni kohë kualitative me familjen pa hapur temë parash dhe pa u ndierë në stres. Sa më i qëndrueshëm të bëheni me ndarjen e këtyre dy gjërave, aq më pak tension do të ndieni në planet personale. ”

Mos u ndieni të detyruar

Një këshillë e fundit, nga Charnet e American Prosperity Group: Gjithmonë kini paraysh që të thoni “jo” për të dhënë borxh është mundësi që mund ta shfrytëzoni. Ndonjëherë kjo është zgjidhje më e mirë sesa prishja e marrëdhënieve, krijimi i konflikteve për javë, muaj ndoshta edhe vite dhe përpjekjet e vazhdueshme për të marrë paratë që ju takojnë.

Our Relationships Throughout Sobriety | The Guest House

Mos u beso këtyre miteve rreth parave…

Paraja do jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe këtë se mohojmë dot. Ndoshta pikërisht për këtë fakt, shpeshherë ne përballemi me mite të ndryshme rreth tyre. Që nga financat personale, TV, lajmet, historitë, librat, asnjëherë nuk mungojnë këshillat: si të fitosh më shumë, si të kursesh, si të zgjedhësh një punë të mirë etj.

Ndoshta nuk është e lehtë të dallojmë cilat metoda funksionojnë me të vërtetë dhe cilat jo, por sot do ju njohim me 10 mite në lidhje me paratë të cilat NUK duhet t’i besoni!

#1 Borxhi/kredia është mjet ndihmës

Sa herë ju kanë rekomanduar të merrni kredi? Sa herë keni menduar të merrni një borxh me idenë se do e shlyeni shpejt? Dave Ramsey, autor i “The Total Money Makeover”, thotë se ideja e borxhit na ka ndikuar kaq “agresivisht”, sa shpesh shumë njerëz e kanë të vështirë të imagjinojnë blerjen e një makine ose pagesën e detyrimeve të tjera, pa marrë një kredi apo borxh. “Borxhi përbën një rrezik të konsiderueshëm financiar, nuk sjell prosperitet dhe nuk përdoret nga njerëzit e pasur aq sa ne mund të besojmë se përdoret”, thotë Ramsey, i cili sugjeron që është më mirë të jetoni brenda mundësive tuaja dhe të paguani për gjërat që dëshironi me paratë tuaja.

How to Negotiate With Debt Collectors | Debt | US News

#2 Në fillim shlyeni kreditë e mëdha

Këshilltarët financiarë kanë theksuar rëndësinë e shlyerjes së kredive të mëdha dhe me norma më të larta interesi. Edhe pse është një ide e mirë që kredia me interes më të lartë të paguhet në fillim, ka disa teori edhe për detyrimet më të vogla. Hulumtimi nga Harvard Business Revieë ka zbuluar se njerëzit motivohen duke paguar më pak. Pra, shlyerja e shumave të vogla mund të ketë një ndikim të fuqishëm në lehtësimin e situatave financiare, në krahasim me kreditë e mëdha të cilat tingëllojnë edhe më të “frikshme”.

#3 Shtëpiaket nuk kanë nevojë për sigurime

Në shumë familje, njëri nga partnerët punon dhe është i siguruar, ndërsa tjetri duke mos qenë i punësuar përqendrohet në kujdesin ndaj fëmijëve ose në përgjegjësi të tjera që nuk përfshijnë domosdoshmërisht sjelljen e burimeve të të ardhurave. Por, nuk mund të jemi dakord me idenë se një skenar i tillë do të thotë se vetëm partneri që punon duhet të ketë nevojë për sigurime. “Nëse jeni i vetmi person që siguron të ardhura në familjen tuaj dhe bashkëshorti juaj ka ndërruar jetë, si do t’i shfrytëzonit të gjitha shpenzimet që do të kërkonit për kujdesin ndaj fëmijëve apo çështje të tjera të menaxhimit të shtëpisë?”

5 Ways to Protect the Finances of Stay at Home Spouses - Wealthy Mom MD

#4 Qëndroni larg kartave të kreditit

Kartat e kreditit shihen si portë hyrëse për borxhet, dhe jo pa të drejtë. Prandaj thuhet shpesh që është mirë ti qëndroni larg atyre. Sidoqoftë, nëse i bëni të gjitha pagesat në kohë dhe jeni të rregullt çdo muaj për të shmangur interesat, kartat e kreditit mund të kenë përfitimet e tyre, thotë Jennifer McDermott, nga website i financave personale finder.com. “Shumë karta krediti kanë programe shpërblimi që ju lejojnë të fitoni pikë ose para thjesht duke i përdorur ato,” tha McDermott. Për më tepër, realizimi i pagesave në kohë mund të rrisë rezultatet në fitimin e pikëve dhe kjo mund ta bëjë më të lehtë blerjen e një shtëpie dhe marrjen e normave të favorshme të interesit në të ardhmen.

Are Credit Cards the Same in the US & Canada? | MEDICI

#5 Më shumë punë, më shumë para

Sigurisht që kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. “Regjistrimi i orëve shtesë të punës jo gjithmonë barazohet me më shumë para. Në fakt, mbingarkesa mund të çojë në lodhje dhe kjo rezulton në më pak produktivitet.” Morali i historisë: siç thonë shpesh, punoni në mënyrë më të zgjuar, jo në orë të zgjatura.

Working Smart' — Defined by a Study of Over 5,000 Managers and Employees

#6 Sa më i lartë çmimi, aq më i mirë është produkti

Të paguani më shumë jo detyrimisht do të thotë që po blini një produkt superior. Megjithatë ky është një nocion që , shpeshherë zgjedhim të besojmë. Por, gjetja e markave më pak të kushtueshme dhe me cilësi të lartë është e mundur.  “Kur paguan më shumë për të njëjtin produkt, po paguan për emrin e markës, jo për vetë produktin”.

How to Wash Brand New Clothing: A Guide | Ariel

#7 Një punë ku paguheni më shumë

Edhe nëse ka vërtetësi në këtë mit, është e rëndësishme që ju së pari të bëni hulumtimin tuaj, thotë Millstein, redaktor i CreditRepairExpert. “Para se ky avantazh të jetë i bindshëm, sigurohuni që të përshtateni me kushtet e një pune të re, siç mund të jetë zona ku ndodhet ajo”. “Një punë që paguan dy herë më shumë tingëllon shumë mirë derisa kuptoni që duhet të përballeni me një zonë me çmime tre herë më të larta”.

Women urged to demand higher salaries in the digital sector | Executive  Recruitment | HR Grapevine

#8 Unë i gjurmoj paratë në mënyrë që të mos kem nevojë për planifikim buxheti

Kontrollimi i llogarisë tuaj bankare në një aplikacion celulari ose në internet dhe njohja e bilancit nuk është e njëjtë me buxhetin. Mos e mashtroni veten, thotë Karen Ford, (trajner financiar). “Një buxhet ju drejton siç duhet. Shkruajeni atë, çdo muaj. Para-planifikoni. Nëse nuk e shkruani, nuk do ju duket e vërtetë dhe mund të keni tendencën të neglizhoni detyrimet me rëndësi.

4 Steps to a Basic Marketing Budget | AllBusiness.com

Zakone të njerëzve të organizuar

Njerëzit e rregullt dhe të organizuar nuk kanë lindur të tillë! Atyre u është dashur të kultivojnë metoda dhe zakone të shëndetshme për ti ndihmuar të jenë të suksesshëm në këtë aspekt.


Nëse ju po përpiqeni të bëni të njëjtën gjë, ja disa rregulla që mund t’ju ndihmojnë:

1. Mbani një axhendë

Po, e di që këtë këshillë e keni dëgjuar shpeshherë. E di edhe mund ta keni përdorur një dhe më pas ta keni harruar ku e keni lënë. Ndoshta mendoni se të shkruarit të gjërave në letër, nuk përbën një mënyrë funksionale për të qenë të organizuar, ose thjesht nuk është metoda e duhur për ju!


Megjithatë, gaboheni! Një stilolaps dhe një letër është mënyra më e mirë për ti kujtuar gjërat dhe për të organizuar ditën. Një axhendë është zgjidhja e përkryer, sidomos për një jetë dinamike. Megjithatë, jo detyrimisht ju duhet një planifikues i detajuar për këtë. Nëse ndiheni komodë mund të përdorni edhe një bllok të thjeshtë dhe ta dekoroni sipas dëshirës. (Për këtë mund ti referoheni fotove të mëposhtme.)


Shkruani gjërat që duhet të bëni gjatë ditës: prioritetet, listën e ushqimeve, dhuratat për festa, idetë që keni dhe datat e rëndësishme si takimet dhe ditëlindjet. Mund të ndani gjërat e rëndësishme nga synimet që doni të arrini. Në bllok mund të ndiqni edhe progresin që keni arritur, psh nëse keni synim të humbisni peshë, të kurseni para, të përmirësoni veten etj.


Këshillë: Sigurohuni të mbani axhendën apo bllokun tuaj diku ku mund ta shihni çdo ditë, psh: në një tryezë, në mënyrë që të kujtoheni të shkruani në të.

2. Skeduloni dhe vendosni afate kohore

Njerëzit e organizuar nuk humbasin kohë. Ata tashmë e dinë që organizimi i gjërave ndikon pozitivisht në një jetesë produktive. Ka prej tyre që madje skedulojnë javën apo edhe muajin përpara, në mënyrë që ti kenë planet e ardhshme më të qarta.


Duke ndjekur një mënyrë jetese të rrëmujshme, nuk do të keni kohë dhe aq hapësirë ​​për arritur qëllimet tuaja në momentin e duhur.
Shkruani gjërat që dëshironi të arrini, afatgjata ose afatshkurtra. Pastaj shkruani se çfarë duhet të bëni për t’i arritur ato.

The Original Acrylic Calendar by GirlFridayAcrylics on Etsy

3. Mos i lër gjërat pas dore

Sa më gjatë të prisni për të bërë diçka, aq më e vështirë do të jetë ta bëni atë. Nëse dëshironi që jeta juaj të jetë më pak stresuese, atëherë ndryshoni gjërat që nuk ecin siç duhet. Përpjekja për ti bërë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur do të heqë nga ju peshën për ta bërë atë më vonë.


Psh: mendoni për një gjë që duhet të organizoni tani në jetën tuaj. Shkruajeni. Pastaj, shkruani kur mund ta bëni dhe çfarë ju duhet për ta arritur. Nëse mund ta realizoni tani, atëherë bëjeni tani! atë

4. Jepi gjithçkaje “një shtëpi”

Është e lehtë të humbasësh gjërat nëse ato nuk ndodhen në vendin e tyre. Sa herë ju ka ndodhur të stresoheni se nuk keni gjetur çelësin apo bluzen e preferuar?
Të jetosh në mënyrë të organizuar do të thotë të mbash sendet në vendin përkatës. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është duke i ndarë në sektorë dhe duke i etiketuar. Psh: mund të ndani rrobat sipas stinëve, aksesorët, produktet sipas funksionit etj.

14 Bedroom Organizers that give Everything a Place

5. Pastroni rregullisht

Përpiquni të gjeni kohë çdo javë për të pastruar. Njerëzit e organizuar sigurohen që të seleksionojnë vazhdimisht gjërat e tyre. Më shumë gjëra në shtëpi do të thotë më shumë rrëmujë. Mbani vetëm ato që ju nevojiten me të vërtetë. Të kesh më pak gjëra përreth përveç të tjerash do të thotë të kënaqesh më shumë to dhe të ndihesh më mirë kur përdor sendet që zotëron, në vend që të lësh gjysmën e asaj që të mbledhë pluhur.
A jeni ndjerë ndonjëherë sikur nuk keni hapësirë ​​për të mbajtur të gjitha gjërat në shtëpi?
Shkruani numrin e sendeve që mendoni se ju duhen në të vërtetë. Pastaj, shkruani një listë të gjërave kryesore që zotëroni. Nëse numri i gjërave që zotëroni në të vërtetë e tejkalon listën tuaj të nevojave ideale, atëherë është koha ti organizoheni sërish ato.

10 Easy Habits to Prevent Clutter - Mindful Decluttering & Organizing

6. Eleminoni sende

Bëni gjithçka që mundeni për të eleminuar gjërat e tepërta. Kjo do të thotë më pak rrëmujë dhe më shumë pastërti. Shihni nëse mund të ricikloni disa sende. Dhuroni veshjet që nuk ju duhen më.
Zgjidhni të pastroni me themel një hapësirë ​​në shtëpinë tuaj. Kaloni nëpër çdo cep të saj. Ndani gjërat që ju duhen dhe ato që mund ti dhuroni ose hidhni nëse nuk funksionojnë më.

You need only these five skincare products to keep your skin healthy | The  Times of India

7. Qëndroni larg blerjeve të tepërta

Ndoshta keni eleminuar gjërat që s’ju duhen. A do t’i zëvendësoni ato kur të shihni oferta tunduese?
Në vend që të bëni blerje të paplanifikuara, shkruani saktësisht atë që ju duhet dhe blini vetëm ato produkte. Njerëzit e organizuar nuk i nënshtrohen marketingut të vazhdueshëm. Provoni të shkoni në një qendër tregtare pa shumë para me vete. Thjesht shikoni të gjitha gjërat që do donit të blinit nëse do kishit mundësi.
Nëse nuk ju intrigojnë sa kishit menduar, atëherë më mirë për ju. Nëse keni bërë një listë me produktet e domosdoshme, ruajeni atë dhe shihni nëse do ndryshojë ose jo brenda pak muajve.

Stuff to Get Rid of Right Now: 30 Items You Don't Need

Disa këshilla financiare nga Milionerët!

Nuk mund të jemi të gjithë milionerë në moshën 30 vjeç, por padyshim mund të përdorim disa nga këshillat financiare të atyre që janë të tillë. Kur vjen puna te paratë, gjithmonë do të ketë mendime kontradiktore për t’i menaxhuar ato siç duhet, megjithatë, pavarësisht faktit që eksperiencat janë personale, disa këshilla nga njerëz të suksesshëm të kësaj fushe nuk janë asnjëherë të padomosdoshme!

1. Blini produkte të përdorura

Vetëm se keni para për të shpenzuar, nuk do të thotë që duhet detyrimisht të blini produkte të reja. Këtë sugjeron Ilene Davis, milionere dhe autore e “E pasur nga zgjedhjet”: Zgjedhja e rrugës së duhur për një të ardhme më të pasur.


Për shembull, Davis i blen shumicën e veshjeve të saj në dyqanet me çmim të lirë. Madje ajo këtij fakti i ka dedikuar edhe një kapitull të titulluar “E pasur pa ndjekur modën” duke u treguar lexuesve katër palë xhinse dhe duke i pyetur se cili ishte ndryshimi midis tyre.

Përgjigja ishte: Një palë kushtonin 132 dollarë, tre të tjerat së bashku rreth 12 dollarë.
“Gjithashtu unë blej vetëm makina të përdorura dhe zgjedh të shoh filma me miqtë në shtëpi në vend që të shkoj në teatër” tha ajo.

Wealthy by Choice

2. Paguani para në dorë

John Savin, pronar i firmës Savin të menaxhmit të parave, që nga viti 2001 ka punuar me individë të pasur të cilët zotërojnë vlera të larta neto në llogarinë e tyre. Ai beson se ekziston një ndryshim i madh midis mënyrës se si milionerët i trajtojnë financat në krahasim me njerëzit e tjerë: E gjitha ka të bëjë me procesin e rrjedhjes së parave.


“Milionerët janë hiperkritikë ndaj hyrjes dhe daljeve të parave të tyre, veçanërisht shpenzimeve,” tha ai. “Paraja është një mjet që duhet të punojë më shumë për ju sesa ju për të.”
Duke pasur këtë në mendje, Savin ofron një këshillë të thjeshtë për t’ju ndihmuar të menaxhoni paratë pa qenë e nevojshme të kontrolloni llogarinë bankare çdo ditë. “Paguaj për produktet me para në dorë (cash),” tha ai. “Nëse nuk mundeni, mos e blini fare produktin”.


Kjo është një teori e cila mbrohet edhe nga drejtuesi financiar i diskutimit dhe autori Dave Ramsey. Ai sugjeron përdorimin e një sistemi zarfesh ku mund të shkruani kategoritë e artikujve për të cilat mund të paguani-ushqime, veshje apo produkte të tjera. Pastaj vendosni shumën e caktuar mujore të parave në këto zarfe. Kur paratë të mbarojnë, nuk mund të shpenzoni më për të blerë atë artikull, deri sa të vijë muaji tjetër.

John H. Savin - Financial Services Professional - Horace Mann | LinkedIn

3. Punoni për synimet tuaja financiare

Ju mund të keni qëllim të ruani miliona para në llogari, por nëse dëshironi më të vërtetë ta ktheni synimin në realitet, do t’ju duhet një plan i mirë veprimi. Për ta realizuar këtë, Brian Lim, milioner dhe CEO i INTO THE AM dhe iHeartRaves, sugjeron t’i shihni paratë në mënyrë të anasjelltë.


“Përcaktoni një numër specifik financiar që synoni” tha ai. “Pastaj llogaritni sa duhet të fitoni për ta arritur atë.” Duke mos arritur qëllimin tuaj, mund të filloni të kuptoni më mirë se çfarë duhet për ta arritur atë.
Për shembull, nëse e dini që duhet të bëni 100,000 dollarë në vit për të arritur sasinë e synuar të parave në pesë vjet, atëherë mund të filloni të kërkoni punë ku paguheni më shumë, ose të shpenzoni më pak gjatë kësaj kohe.

Lessons From the Immigrant Hustle: Brian Lim | by Amine Rahal | Medium

4. Kurseni automatikisht paratë tuaja

Ndërkohë që Ryan Stewman, milioner dhe autor Best Seller respekton rregullin e pagesës së parave cash për shumë nga blerjet e tij, ai gjithashtu ndjek një praktikë tjetër buxhetore: kursen automatikisht paratë e tij.


“Çdo javë kam para që transferohen automatikisht tek kursimet e mia,” tha ai. “Kur isha i ri shuma ishte 25 dollarë në javë. Tani është rreth 1.000 dollarë në javë. Nuk më mungojnë kurrë paratë dhe për t’i parë ato në llogarinë e kursimeve duhem regjistruar. “
Duke pasur një shumë të caktuar që zbritet automatikisht çdo javë, ju as nuk do ta vini re se “zhduken” paratë sipas Stewman.

5. Maksimizo paratë për pension

Mund të jetë e vështirë të mendoni gjatë për kursimet e së ardhmes, por lënia mënjanë e parave që tani mund të parandalojë një stres finaciar në të ardhmen. Kjo është këshilla që jep John Crossman, milioner dhe pronar i kompanisë së tij të pasurive të patundshme Crossman & Co.

Edhe nëse nuk mund të shtoni shumë para në llogarinë tuaja, Crossman rekomandon të kontribuoni sa më shumë që të mundeni sa më shpejt që të mundeni. “Edhe nëse është minimumi, fillo tani,” thotë ai. “Sa më i ri, aq më mirë”.

John Crossman (@JohnCrossman1) | Twitter

Kursimi i parave është më i lehtë se sa duket
Ajo që është pozitive në lidhje me këto këshilla është se ato vlejnë pavarësisht gjendjes suaj financiare. Askush nga këta milionerë nuk ju thotë të investoni në prona ose të vendosni paratë tuaja në tregun e aksioneve. Në vend të kësaj, ato ndajnë mësime të thjeshta, të drejtpërdrejta, të cilat mund t’i përdorni si udhëzues për financat tuaja.

Create your website with WordPress.com
Get started